Drejtori i burgut komunistë në Gjyq!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1684

Parulla kundra Aleksander Visineskut Mesazhet për Alexander Visinesku(Alexandru Vişinescu) torturues: “Vdekja të pretë!”

Përqendrimi i madhë nga shtypi i artikujve në listën e torturuesve komuniste, se mbeti pa u ndeshkue per krimet e kryera një ish drejtor i burgut në Rumaninë komuniste, ka zgjue reagime nga rumunët. Më shumë postime nga “viktimat” u shfaqën dje në mbramje në bllokun e pallateve ku banon Aleksander Visinesku.
Natën e martë, pranë ndërtesës në qendër të Bukureshtit, ku jeton ish torturues, tani në moshën 88 vjeç, në faqet e mureve janë hedhë shënime si “Torturues”, “Vdekja të pret!” etj, Trokitini në derën e tij dhe pyeteni; a jeni në shtëpi? Vdekja të pretë “ose” Visinesku në Tribunal penal në gjykatë “
Aleksander Visinesku, ish-komandant i burgut të “Ramnicu Sarat”, ishte një nga torturuesit ma mizore komuniste të Rumanisë, i cili ka justifikue mizoritë nga fakti “i vetëm i përmbushsjes të  funksionit.”Emni ashtë ngritun tashmë në një padi penale jo për vrasje e tortura, por për gjenocid.
Eksponentë të tjerë të listës të ish-torturuesve nga periudha komuniste do të zbulohet gradualisht në ditët e ardhshme. Në këtë listë janë identifikuar 35 komandantët e burgjeve gjatë 1947-1965 të burgjeve komuniste të udhëhequra nga ku ata u burgosën fshatarë, priftërinjë, legjionarët liberale, oficerët e ish regjimit apo edhe fshatarë të thjeshtë të cilët nuk pranuen kolektivizimin. Sipas vlerësimeve të Institutit për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Të Memories të Azilantve Rumunë, më shumë se 100.000 të burgosur politikë vdiqën në burgje në Rumani në një dekade të vetme. Askush nuk u mbajti përgjegjsi për këtë gjenocid ndaj të burgosurve poltikë.
Burimi: FrontPress
Përgatiti: Proletari.Com
04/09/2013

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/09/2013. Filed under Komunistet Botëror. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Drejtori i burgut komunistë në Gjyq!

  1. bardhi

    30/09/2013 at 07:14


    Një projektligj që do të detyrojë komandantët e burgjeve ish-komuniste të paguajnë kompensim për viktimat e tyre.

    Akuza për komandantët e burgjeve komuniste
    » Dërguar më: 29/09/2013 – 15:21
    Paul Ciocoiu

    Këshilli i Lartë i Magjistratëve të Rumanisë miratoi një projektligj që do të detyrojë komandantët e burgjeve ish-komuniste të paguajnë kompensim për viktimat e tyre.
    Miratimi erdhi dy ditë pas seancës së nënkolonelit në pension Aleksandru Vishinesku, 87 vjeç, një ish-shef i kampit të punës Ramnicu Sarat ku ishin burgosur elita para-komuniste dhe intelektualë. Nën komandën e tij, të burgosurit u mbajtën në kushte çnjerëzore, që përfundimisht shpuri në vdekjen e disa të burgosurve politikë, thanë prokurorët.
    “Vishinesku, që drejtoi burgun në periudhën 1053-1963, është rumuni i parë që përballet me akuza të gjenocidit, që nga ish-diktatori Nikolae Çaushesku”, thanë prokurorët. “Në qoftë se shpallet fajtor, do të përballet me burgim të përjetshëm”.
    Prokurorët nisën një hetim penal kundër Vishineskut pas kërkesës së paraqitur nga Instituti për Hetimin e Krimeve Komuniste dhe Kujtimi i Mërgimit Rumun (IICCMER).
    Më 18 shtator, instituti paraqiti një kërkesë tjetër që implikon për gjenocid kolonelin në pension Joan Fiçior, ish-shef i burgut të Peripravës në 1958-1963.
    “Vishinesku dhe Fiçior janë midis 35 ish-komandantëve komunistë që ka identifikuar IICMER deri tani”, – tha për ”SETimes”, zëdhënësja e institutit, Adriana Nikulesku. “Të gjithë janë ish-punonjës të sistemit të burgjeve të kohës komuniste”, – tha ajo.
    Disa vënë në pikëpyetje kohën e këtyre ndjekjeve penale, por instituti mbron veprimet e tij.
    “Nuk është kurrë tepër vonë”, – tha Nikulesku. “Ata duhet të përgjigjen përpara ligjit, është çështje parimi, që na ndihmon si një shoqëri e tërë të shërohemi.”
    Presidenti Trajan Basesku dhe kryeministri Viktor Ponta ishin dakord se ish-komandantët duhet të përballen me drejtësinë për krimet që mund të kenë kryer.

    Një ligj i ri përcakton se ish-torturuesit komunistë të paguajnë viktimat e tyre apo familjet e viktimave me 10 deri 70 për qind të të ardhurave të tyre mujore për një periudhë maksimale prej pesë vjetësh, por jo më pak se dy vjet.
    Sipas statistikave zyrtare, ish-komandantët e burgjeve komuniste marrin një pension prej 6,000 lei (1,340 euro) çdo muaj, që është dhjetë herë më i lartë sesa pensioni mesatar i viktimave të tyre.
    “Në çdo rast, ky nuk është një ripagim moral ndaj nesh”, tha për ”SETimes” Oktav Bjoza, president i Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë. “Por ka më shumë një rol edukativ për brezin e ri, kështu që të dinë të vërtetën e fshehur prej nesh për kaq gjatë.”
    Gaz.shqiptare

  2. bardhi

    10/09/2013 at 08:58


    të gjithë punonjsit e sigurimit shtetit dhe punonjsit e ish degve të brendshme, po ashtu mjekët që injektuan ilaçe ndaj njerzve të shëndetshme antikomunistë, ndaj zevendës-sekretarve të organizatave të partisë që ishin kuadro të sigurimit të shtetit, ndaj hetuesve, prokurorve, gjykatsve dhe dëshmitarve të rremë dhe spiunjve të birucave.

  3. bardhi

    10/09/2013 at 08:57


    Ish vendet komuniste kanë avancuar në aspektin e gjykimit të gjenocidit komunist ndaj viktimës, që pasojat nuk i zhduken pa u gjukua dhe marrë dënimin e merituar. Do të ishte mirë të ndëshkoheshin me ligjet dhe urdhrat e pashkruara të komunizmit të gjithë spiunat, sekretarët e organizatave komuniste, antarët e byrosë partisë prej bazet e deri në ish komitetin qendror,………

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.