Diktatura komuniste në Ukrainë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2585
Zbardhja e diktaturës komuniste filloi në Ukrainë me rreth 20 vjet vonesë. Prej 2005-s publikimi i dosjeve deri tani të fshehta të krimeve të rregjimit sovjetik ndaj popullit ukrainas është çështje e veçantë shtetërore.

Marianne Birthler, e ngarkuara e qeverisë gjermane për dokumentet e Stasi-t , në vjeshtën e 2008-ës pati një përvojë të çuditshme në Kiev: „Si shoqe ideali“ e ftoi atë shefi i shërbimit sekret ukrainas SBU, Valentin Nalivajçenko për të bashkëpunuar në zbardhjen e së kaluarës. Punonjësit e arkivit të tij kishin shumë pak përvojë, për të përballuar këtë detyrë.

Gerhard Simon, profesor i historisë së Evropës Lindore, merret prej shumë kohësh me Ukrainën. Atë nuk e pengon fakti që me zbardhjen e së kaluarës është ngarkuar pikërisht shërbimi sekret dhe jo si në vendet e tjera postsocialiste një institucion i pavarur:

„Aq sa jam në gjendje të vlerësoj unë për nga rezultatet, ata nuk bëjnë punë të keqe. Prandaj më duket pozitive që shërbimi sekret e bën këtë punë. Sepse unë nuk e di, kush mund ta bënte ndryshe këtë punë.”

Shërbimi sekret bashkëpunon ngushtë me “Institutin e kujtesës kombëtare“, i cili drejtohet prej njërit nga disidentët. I ngarkuar nga qeveria ky institut merret me „luftën e popullit ukrainas për pavarësinë e tij dhe represionet e lidhura me të“.

„Njeriu mendon, aha ky është institucioni, i cili duhet të bënte në fakt një gjë të tillë. Për nga emri po. Por sa jam unë në gjendje ta vlerësojë çështjen, ky institucion ndodheshin shumë fort në duart e njerëzve, të shprehem me rezervë, të “njerëzve nacionalistë”. Ndërsa drejtimi prej SBU-së është neutral dhe i tërhequr.“

Zbardhja problem politikë.

Zbardhja e së kaluarës komuniste është një problem politik shumë delikat për shoqërinë ukrainase. Që hapi i parë publikimi i dosjeve të fshehta për zinë e bukës të viteve 30-të, që u Julia Timoshçenko dhe Vladimir PutinBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Julia Timoshçenko dhe Vladimir Putin kushtoi jetën miliona ukrainasve – u pa në Moskë si provokim dhe forcat proruse në parlamentin ukrainas folën me zemërim për një “përpjekje për t’ i përçarë të dy popujt.”

Nga ana tjetër thotë Gerhard Simon, disidentët e mëparshëm dhe politkanët me “vetëdije nacionale”, kanë tendencën që t’i shohin rusët si fajtorët. Që ukrainasit kanë qenë vetë pjesë e sistemit kriminal, kjo kalohej pa u parë.

Deri tani zbardhja e së kaluarës në Ukrainë është përqëndruar kryesisht tek krimet e regjimit të Stalinit, Presidenti Viktor Jushçenko do që të shkohet më tej. Në një vendim të shpallur në janar të 2009-s ai urdhëroi që në arkivat ukrainase të hapeshin të gjitha dosjet e mbetura të disidentëve. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut në Ukrainë ka ende rreth 800.000 dosje të fshehta „politike“ nga koha sovjetike. Sepse pas kthesës u hapën vetëm dosjet e të burgosurve politikë të „rehabilituar“, ndërsa pjesa tjetër mbeti deri para pak kohe e fshehtë.

Kush spiunonte?

Akoma është e fshehtë se kush spiunonte në shërbim të KGB-së. Një pjesë e madhe e informacioneve për spiunët e shumtë të KGB-së, ose janë zhdukur pak para kthesës politike, ose janë dërguar në Moskë, shpjegon aktivisti i të drejtave të njeriut Jevgen Saharov. Por edhe ajo, që mund të gjendet ende në Kiev për spiunët e KGB-së do të mbetet e fshehtë, mendon ai.

„Mendoj, se këto dosje nuk do të hapen kurrë. Sepse prej kësaj do të prekeshin shumë politikanë, shkencëtarë dhe artistë, që janë akoma aktivë. Shumë, shumë njerëz kanë qenë të implikuar në këtë sistem – qoftë me dëshirë, qoftë me zor“, thotë ai.

Autori:Eugen Theise
Redaktoi:Bahri Cani
www.dw-world.de

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 14/12/2010. Filed under Komunistet Botëror. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Diktatura komuniste në Ukrainë

  1. reshati

    21/04/2011 at 19:09


    KGB-ja duhet të cmontohen dosjet sepse aty ishte kryqendra e rrjetit spiunazh i bllokut komunist në Europë. Këta kanë në duart e tyre emra njerzish që kanë pushtete akoma në këto vende.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.