Dieta “Banane e mëngjesit”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3959
Dieta “Banane e mëngjesit” është dietë e thjeshtë dhe e njohur e cila para 3 viteve shkaktoi mungesë të bananeve në pazarin Japonez.E krijuar nga Sumiko Vatanabe për burrin e saj Hitoshi, dieta fillimisht i përfitoi entuziastët japonez për dobësim, e më pas u përhap në gjithë botën.

 

RREGULLAT E DIETËS

* Hani banane për mëngjes. Ditën duhet t’a filloni me konsumimin e bananes. Nëse një banane nuk ju ngop, mund të hani edhe një, por nuk duhet ta teproni. Bananet duhet të konsumohen të freskëta.

* Me bananen pini një gotë ujë (në temperaturë të dhomës). Uji nuk duhet të jetë i ftohtë ose i ngrohtë, por është e nevojshme të ketë temperaturë të dhomës. Nëse dëshironi të pini kafe, bëjeni atë pas 20 minutave pasi që keni mbaruar me mëngjesin.

* Konsumoni drekë dhe darkë normale. Me këtë dietë nuk kufizohet marrja e kalorive, e as që kërkohen prodhime të caktuara të largohen nga ushqimi. Megjithatë, nëse dëshironi që dieta të jetë efektive, është e nevojshme ta ndaloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm. Rregullin e vetëm që duhet ta respektoni është që të mos ngopeni tej mase, dmth hani deri sa të arrini 80 % të ngopeni.

*  Është i ndaluar konsumimi i deserteve. Nuk duhet të konsumoni deserte të ëmbla e as të njelmëta pas ushqimit.

*Është i lejuar që pas orës 15 të konsumoni dicka ëmbël. Mund të hani disa copa çokoladë ose dicka tjetër të ëmbël, por jo të ngopeni me të.

*Darka nuk duhet të jetë me e vonshme se në orën 20. Rekomandohet që ushqimi i fundit të jetë në orën 18 të mbrëmjes.

*Ushtrohuni nëse dëshironi dhe vetëm nëse ajo nuk ju shkakton stres dhe dhimbje. Dieta propozon ushtrimet si opsion.

*Patjetër bini të fleni para mesnatës. Sa më herët të fleni, aq më mirë.

 

EFEKTET POZITIVE

Popullariteti i dietës me banane më tepër ka të bëj me faktin që është e lehtë, nuk është e shtrenjtë dhe nuk është e nevojshme numërimi i kalorive ose largimi i prodhimeve të caktuara gjatë ushqimit. Përveç asaj, bananet janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe fibrave, andaj e përmirësojnë tretjen e ushqimit dhe e largojnë ndjenjën e urisë. Edhe një anë pozitive e dietës është se ju rekomandon të shtriheni në shtrat para mesnatës.

 

EFEKTET NEGATIVE

Dieta “Banane e mëngjesit” nuk është e krijuar nga persona mjeksorë dhe nutricist. Megjithatë, kritika më e madhe kundër kësaj dieta është se nuk ekzistojnë kufizime në ushqimin e drekës dhe darkës. Kundërshtarët e dietës mendojnë se ajo nuk mund të jetë e suksesshme nëse lejohet të konsumohet çfarëdo lloj ushqimi gjatë kohës së drekës dhe darkës. Gjithashtu, si një minus konsiderohet edhe ajo që dieta nuk përfshinë stërvitje (ushtrime).

 

KOHËZGJATJA DHE REZULTATET

Dieta “Banane e mëngjesit” fillon ta tërheqë vëmendjen e qytetarëve Japonez që të dobësohen pasi që Hitoshi Vatabane njoftoi se me ndihmën e saj e ka zvogëluar peshën e tij në 16,8 kilogram. Por, kur këngëtarja e operës Kimiko Mori publikisht pranoi se ishte dobësuar 7 kilogram për 6 javë, dieta me banane u bë hit apsolut në Japoni. Atëherë importimi i bananeve në Japoni ishte rritur për 25%, por as ajo nuk kishte sukses që ta mbulojë kërkesën, andaj polisat e bananeve në markete kishin mbetura të thata për një kohë. Mbështetësit e këtij regjimi të të ushqyerit rekomandojnë që kjo dietë të praktikohet më së paku 2 javë. Pjesa më e madhe e njerëzve as që ndjejnë se janë në dietë dhe i mirëmbahen  një kohë më të gjatë rregullave të lartëpërmendura. Në internet forumet dhe blogjet, ata të cilët kishin arritur t’i mirëmbahen kësaj diete paraqesin rezultate nga më të ndryshmet. Por, realisht pritet zvogëlim i peshës me 3-3.5 kilogram për një periudhë rreth dy jave. Që të arrihet efekti maksimal, zvogëloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm dhe ushqimit të shpejtë, mos u “tejngopni” dhe praktikoni aktivitete fizike së paku 30-45 minuta çdo ditë.
Enkeleda/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/05/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Dieta “Banane e mëngjesit”

  1. Saranda

    06/05/2011 at 17:14


    Një dietë që mendoj se duhet provuar,pasi nuk ka kosto të lartë, apo dhe nuk sjellë goditje anësore.
    Natyrisht që për këtë recepturë nuk gjëra fikse dhe si e tillë nuk priten përfundime precize matematike. Për trupa të ndryshme sjellë karakteristika të ndryshme në aspektin e rezultateve.
    Hani banane dhe bëni seksë thotë Mami Seksi! haahhhaaaaaaaaa

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.