Dhimbjet neuropatike, vuajne 15 per qind e shqiptareve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4016
Moshat e rritura jane pacientet dominues te dhimbjes neuropatike. Stresi, lodhja, problemet profesionale jane nder faktoret kryesore, te cilet kane rritur numrin e pacienteve qe vuajne nga semundjet neurologjike. Sipas te dhenave nga vete mjeket, rezulton se 70 per qind e pacienteve, te cilet kerkojne ndihme mjekesore vuajne nga semundje qe kane per baze semundjet neuropatike. Fillimisht eshte dhimbja ajo qe con pacientet te mjeku, por, sipas ketyre te fundit, nuk eshte dhimbja fizike apo shpirterore, por edhe mosfunksionimi ne jeten profesionale. Duke pasur parasysh kete semundje gjate dites se djeshme eshte organizuar simpoziumi shkencor nderkombetar, mbi mekanizmat e dhimbjes neuropatike dhe dhimbjes fantome. Ashtu si dhe ne bote, nga studime te ndryshme edhe pacientet shqiptare vuajne nga dhimbjet te shoqeruara keto me semundje te diagnozave te ndryshme. Studimi Studimet e ndryshme kane vene ne dukje se rreth 50 per qind e te rriturve gjate jetes se tyre kane vuajtur nga tipe te ndryshme dhimbjesh. Per nje pjese te mire te individeve te perfshire ne studim, dhimbja ishte si kronike ashtu dhe e forte, me rritje te dukshme te incidences ne moshat me te avancuara .

“”Dhimbjet neuropatike per Shqiperine jane aq shqetesuese sa jane per gjithe boten. Dua te them qe rreth 15 per qind e njerezve te cilet, ne nje menyre ose nje tjeter ankohen per nje semundje te caktuar nepermjet dhimbjes. Ne fakt ajo shprehet me dhimbje neuropatike”, tha Apostol Vaso, mjek anestezist. Sipas tij, ideja e trajtimit te dhimbjes ne ekip, i perbere nga specialiste te disiplinave te ndryshme, u hodh per here te pare ne vitet e Luftes se II-te Boterore. Nderkohe, gjate viteve ’50, u hap klinika e pare e dhimbjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e me pas u hap dhe ne Evrope. Kreu i Shendetesise, Petrit Vasili, u shpreh se aktivitete te tilla, do te nxjerrin konkluzione te rendesishme, per sa i perket dhimbjes kronike dhe problemeve te saj. “Shpresoj se ne simpoziumin e ardhshem duke folur pikerisht ne keto mjedise ne do kemi mundesi qe te demonstrojme rezultate te tjera, por dhe qellime te reja te rendesishme ne pikepamje jo vetem shkencore po dhe organizative, ne menyre qe problemi te vendoset si duhet dhe te bashkejetoje me disiplina te tjera klinike”, tha Vasili. Situata Dhimbja kronike neuropatike duke perfshire ketu edhe dhimbjen kronike te kembes se amputuar jane nje problem. Per sa i perket dhimbjes fantome, raportohet se 80 per qind e te amputuarve paraqesin nje dhimbje te pa determinuar nga metodat e deritanishme te trajtimit, mjekesor, psikologjik dhe social. Modelet eksperimentale me dhimbje te kembes se prere, tregojne se burimi kryesor per aktivitetin e impulseve jo normale ne keto amputacione eshte neuroni ndjesor primar.
Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/07/2010. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.