Detergjent xhel për fytyrën (për lëkurë me yndyrë dhe me akne)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1885
Vichy normadermSot vendosa t’ju paraqes dy produkte për të larë fytyrën për lëkurat që kanë tendencë të jenë të yndyrshme. Produkti i parë është kynë foton e mëposhtme. Produkti është nga Vichy dhe quhet Normaderm Deep Cleansing Purifying Gel. Seria Normaderm i drejtohet lëkurës së yndyrshme dhe ka disa produktetëndryshme si tonik, krem hidratues për mëngjes dhe darkë për fytyrën, dhe koncentrat për puçrra. Xheli premton se lufton lëkurë të ydyrshme dhe lëkurë me akne/puçrra. Përveç kësaj firma deklaron në pjesën e mrapme të produktit se pastron poret e lëkurës në thellësi (nga që produkti përmban acid salicilik) dhe nuk e lë lëkurën të dehidruar.Përdoret në mëngjes dhe në darkë përpara se të përdorim kremin hidratues. Produkti përmban ujë termal por nuk përmban parabena, sapun apo alkol. Xheli bën shkumë kur bjen në kontakt me ujin dhe përmban pak parfum. Mendimi im personal mbi këtë produkt është se ky produkt pastron shumë mirë lëkurën dhe e lë atë të butë, të pastër dhe me erë të mirë. Mund të përdoret edhe nga lëkurat delikate.

BiodermaProdukti tjetër (në foton majtas) nga Bioderma quhet Purifying Cleansing Foaming Gel. Ky produkt është për lëkurë të kombinuar (dmth lëkurë gjysë të yndyrshme dhe gjysë normale)dhe të yndyrshme. Bioderma premton se produkti pastron në mënyrë të butë dmth nuk e tejthan lëkurën. Nëkëtë produkt përdoret D.A.F-kompleksi i cili përmirëson funksionin e shtresave të lëkurës po ashtu përdoret Fluidactiv-kompleks i cili përmirëson cilësinë e yndyrës së lëkurës. Produkti nuk përmban ngjyrë, parabena dhe nuk është komedogjen (dmth nuk bllokon poret e lëkurës). Mund të përdoret edhe nga lëkurat delikate. Këtë produkt do t’jua rekomandoja personave me lekurë shumë delikate sepseky produkt ka një aromë shumë të lehtë dhe pastron lehtësisht dmth i përshtatet më shumë lëkurave që nuk tolerojnë aq shumë produktet kozmetike.

Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura  mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë.

Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/03/2015. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Detergjent xhel për fytyrën (për lëkurë me yndyrë dhe me akne)

  1. Luani

    10/03/2015 at 11:32


    Të nderuem lexuesa!
    Po të veni re me kujdesë janë nji pasnji shkrime për mirë-mbajtjen, profilaksinë e lëkurës të fytyrës me origjinalitetë. Nuk ka asnji kopje prej askujt, por ashtë njoftim shkencor sipas nji farmaciste që banon jashtë shtetit. Ju falemnerës për mirëkuptimin!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.