Dëshmitari i krimeve të luftës në Kosovë Agim Zogaj , u gjetë i vdekur në Gjermani/video dëshmia

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5099
Një dëshmitar kyç në procedurat kundër krimeve të dyshuara gjatë luftës së Kosovës është gjetur i vdekur në Gjermani. Agim Zogaj, e kanë çuar gjatë luftës së Kosovës siç thuhet në një kampë të burgut të ngritur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në fshatin e quejtun Kleçka.
“Dëshmitari ,,X” ka vdekur dhe u zbulua në një park, ku menjëherë policia e BE-së dhe e misionit të drejtësisë të (EULEX-it) e njoftuen median në Kosovë, sot të mërkurën e datës 28.IX.2011. Autoritetet gjermane kanë mbledhë hetimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hollësi të mëtejshme nuk janë zbuluar.

Sipas raporteve të medias lokale ishte Zogaj, emri i të cilit më parë ishte mbajtur sekret, për të dëshmuar kundër ish funksionarve të lartë të UÇK-ës të Kosovës, ndër të tjera për ish-ministrin e Transportit Fatmir Limaj. Ai ishte i përfshirë kështu në një program për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe asht sjellë jashtë vendit në Kosovë për të dëshmue. Një gjyqtarë i EULEX-it kishte ngritur në fillim të këtij muaji, shtator 2011 akuzat kundër nëntë të dyshuarve, ndër të tjerë asht Limaj, procesi duhet të fillojë në muajin e ardhshëm tetor 2011. I pandehuri Limaj duhet të ketë kryer krime lufte kundër civilëve dhe robërve të luftës në kampin e burgut në Kleçkë, që ndodhet 30 kilometra në jug të kryeqytetit të Prishtinës në gjysmën e parë të vitit 1999. Zogaj thuhet të ketë qenë nën komandën e Limaj në Kleçka.

Limaj është që të enjten e dt. 22.IX.2011 me 30-ditë arrest shtëpiak. Ish ministri transporti, një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe nëntë njerëz janë akuzuar për krime të luftës në Kosovën qendrore.
Limaj me 9 të arrestuar kanë marrë pjesë në vrasje dhe trajtim çnjerëzor të serbëve dhe Shqiptarve jo besnike të F.Limajt dhe grupit tij gjatë luftës në Kosovë gjatë viteve 1998 – 1999 në kampin e burgimit të UÇK-së në Kleqka (Kleçka) të Malishevës. Të pandehurit u arrestuan në mars të vitit 2011 me përjashtim të Limajt për shkak të vetëm të imunitetit të tij parlamentar. Procesi duhet të fillojë, sipas gazetës të përditshme kosovare në tetor të 2011.

Limaj asht një deputet dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ishte një nga komandantët më kryesor i UÇK-së, e cila luftoi atë kohë kundër forcave serbe nën Presidentin Sllobodan Millosheviçin për një Kosovë të pavarur. Në qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga Thaçi, një tjetër ish-komandant i UÇK, Limaj ishte ministër i transportit. Nga hetimet dhe burgosjes para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krime të luftës e të tjerëve ai asht liruar në vitin 2007.

Agjensia Franceze AFP/Gazeta gjermane 123recht.net
Përgatiti: Pellazgilirarb/Proletari.Com
E mërkurë, më 28.IX.2011, ora – 19:01

Dëshmitari X-Agim Zogaj, dëshmia që kurrë s’u dëgjua: Pjesa e parë





Dëshmitari X-Agim Zogaj, dëshmia që kurrë s’u dëgjua: Pjesa e dytë

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/09/2011. Filed under Emigracion,Kosovë,Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Dëshmitari i krimeve të luftës në Kosovë Agim Zogaj , u gjetë i vdekur në Gjermani/video dëshmia

  1. Arturi

    29/09/2011 at 10:56


    Ka mundsi të jenë dy pista krimi të vdekjes enigmatike të Agim Zogajt sipas mendjes time:

    – A thua ishte dora kiler e Hashim Thaçit me Fatmir Limaj autorë të episodit tragjik në Gjermani ndaj një shqiptari me emër A.Zogaj????

    Po e besoj për një moment se ishte dora e Limajt dhe e Thaçit pasi njihen faktikisht si kilera, si njerëz të pashpirt, të ligë, si kriminela,…..
    Por çdo veprim sipas ligjit të fizikës ka dhe kundërveprimin,, që në gjuhën juridike quhet pasoja. Pasoja rëndon sikurse çekiçi drejtsisë mbi akuzën e Limaj më rëndë se sa akuza që i është npregatitë nga guzhinat e ambasadave dhe i shërbimeve sekrete. Kriminela në raste gjykimesh i shmangen kësaj taktike se veç i rëndon akuzën duke e bërë të vërtetën trillimin e gjykatsve dhe prokurorve të huaj.
    Raste të tilla ka në praktikë, por duke pa gjithë ato fytyra ambasadorësh dhe drejtuesish të EULEX-it ne Kosovë me atë gjeste urrejtjesh, me dhëmbë përjashta, me një fytyrë të prishur e bën të besueshme se në të vërtetë qëndron një ndërmarrje kaq e ulët prej bishash antishqiptar ndaj Limajve.
    Faktikisht duke e shqyrtuar lëndën e tillë në kuadrin e saj rezulton se nuk ka dorë grupi Thaçi – Limaj në tragjedinë në Gjermani.

    – Duhet që të ketë pasë presion-kërcënimi deri në ekzekutim nga ana e shërbimeve sekrete amerikane-europiane ndaj Zogajt për të dëshmuar kundër Fatmir limajt si njeriu më armik i ambasadorve amerikanë, hollandezë,…….
    Ekzekutimin ndaj A.Zogajt besoj se i është bërë nga një dorë e zezë, kiler, shqiptar i paguar nga këto shërbime famëkeqe meqenëse nuk do ta ketë pranuar paratë, oferta të ndryshme viktima – Agimi për të dëshmuar me trillime kundër F.Limajt si ,,shtyllë kurrizore,, i Hashim Thaçit.
    Shkurt, është një hakmarrje e shërbimeve sekrete meqense nuk u bë vegël qorre e tyre.

    – A e ka dëmtuar Fatmir Limaj me Hashim Thaçin?

    Unë besoj se e ka përkeqsuar rëndë akuzën penale të ngritur nga prokuroria dhe gjykata e EULEX-it të Kosovës ndaj Limaj. Duke u njohur më herët me pretendimet e Limajt se Drejtsia e EULEX-it dëshiron ta burgosi e bën Dramën e familjes Zogajt të lexueshme. Pra kuptohet pastër se është loja e e Drejtsisë të EULEX-it që me të gjitha mënyrat ta përkeqsoji situatën e Limajt.
    Juridikisht e rëndon akuzën ndaj Limaj me 9 të tjerë, pasi ana morale e ktij krimi nga vetë amerikanët-europian nuk konsiderohet aspak nga gjyqi dhe prokurori sepse morali i tyre është nën zero. Por drejtsia nuk merret me morale, por me faktin e tragjedisë si person kyç që sipas tyre do ta penalizonte rëndë Limaj.
    Morali i EULEX-it përfundimisht ka rënë kaq poshtë sa që ka vra një njeri të pafajshëm në rrethana misterioze.
    Gjermania nuk mund ta përtypi prapaskenat e disa shërbimeve sekrete amerikane-hollandeze,……., por e ka shumë të vështirë sepse do të testoji veten shërbimi sekret gjerman se sa e aftë ësht për ta zbuluar kët dorë të zezë që shtiu mbi Agimin në Gjermani. Besoj se do t’i marrë një kohë të shumtë dhe nuk e di se do t’ja dalë mbanë këtij lëmshi të sajuar me aq neveri e djallzi nga diplomatët dhe drejtsia e huaj në Kosovë.

    Në të vërtetë këta misionarë të huaj kanë dështuar dhe kanë demaskuar veten shumë keq sa që nuk mund t’i besoj e t’i shohi më populli dhe klasa intelektuale.
    Këta misionarë janë mësuar me kësi instrumentash tragjik të drejtojnë vendet perëndimore të Europës dhe të SHBA-s.

    Imazhi i Kosovës është dëmtuar rëndë.

    – Çështja e vdekjes të Agimi Zogaj nuk ka rëndësi se ka vdekë, porse ishte dëshmitar sekret kyç ,,për të zgjidhur,, enigmat e sajuara diabolike dhe antishqiptare të misionarve të huaj në Kosovë.
    Vdekja e Zogajt është ndërkombëtarizuar për të keq edhe ndaj qeveritarve edhe ndaj popullit të Kosovës.
    Misionnarët e huaj në Kosovë kishin dy synime me kët intrigë tragjike:
    – Ose të detyronin Zogajt të dëshmonte sipas recepturës tyre.
    – Ose të dëmtonte imazhin e një populli martir nëse nuk e pranon ofertën e shërbimeve sekrete të huaja.

    Qëllimit ja kanë arritë të diskretitimit të imazhit të Kosovës që i duhet në momente konflikti me Serbinë si dhe Gjykimi aktual në Hagë i liderit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj sepse nuk e njeh askush prapaskenat e të huajve në Kosovë.
    Kosova është kthyer në një teatër intrigash të misionarve të huaj nga OKB dhe nga BE.
    Turp, turp për palçot e OKB dhe të BE-s!!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.