Deklaratë për shtyp e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë mbi arrestimin në flagrancë të 113 – shtetasve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 8645
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, bazuar në kërkesën e subjektit Partia Socialiste, dje mori të gjitha masat e nevojshme për garantimin e zhvillimit normal të tubimit dhe për sigurimin e rendit e qetësisë publike.
Pas grumbullimit para ndërtesës të Këshillit të Ministrave, grupe demonstruesish, në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike.
Grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe  gurë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Punonjësit e Policisë, kanë ruajtur gjakftohtësinë, dhe kanë vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke ju shmangur çdo provokimi të bërë.
Gjatë demostratës, tre persona kanë gjetur vdekjen ndërkohë që janë plagosur 42 punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Qendror Ushtarak dhe në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si  dhe 65 punonjës të tjerë policie që janë lënduar, kanë marrë trajtim mjekësor në terren.
Për hetimin e të gjitha shkeljeve ligjore në këtë demostratë, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur një grup i posacëm Prokurorësh, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë kriminalist, mjeko ligjorë, Oficerë të Krimeve të Rënda, me qëllim zbardhjen tërësisht të rrethanave të vrasjes së tre shtetasve pjesëmarrës në demostratë si dhe kryerjen apo delegimin e të gjithave veprimeve proçeduriale.

Sa sipër, për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit” si dhe “Shkatërrim të pronës”, u krye arrestimi në flagrancë i 113 – shtetasve :

1.    Lavdim Ismet Balla, 20 vjec, pas kontrollit personal të ushtruar i është gjetur një krehës me fishekë, ndaj tij përveç sa sipër rëndon edhe akuza për “Mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.
2.    Besmir Mero Gjini, 25 vjec, banues në Shkozë Tiranë.
3.    Edmir Feta Koka, 28 vjec, banues në Babrru Tiranë.
4.    Indrit Bedri Liko, 21 vjec, banues në Elbasan.
5.    Rezart Abaz Zemini, 24 vjec, banues në Laprakë Tiranë.
6.    Alfred Bashkim Likrama , 21 vejc, banues në Elbasan.
7.    K.F, 16 vjec, banues në Tiranë.
8.    A.M, 17 vjec, banues në Tiranë.
9.    S. R, 16 vjec, banues në Tiranë.
10.    Fatbardh Bedri Hidri, 19 vjec, banuese në Tiranë.
11.    Besnik Gjin Biba, 23 vjec, banues në Tiranë
12.     Erjon Arif Starova, 26 vjec, banues në Elbasan
13.    Blerim Fatmir Bedeli, 18 vjec, banues në Elbasan
14.    Fredi Ahmet Korra, 18 vjec, banues në Elbasan.
15.    Sahim Mytarf Beja 36 vjec, banues në Durrës
16.    Marash Prel Marashi, 25 vjec, banues në Laç
17.    Franc Rudolf Alimi, 19 vjec, banues në Tiranë
18.    Jetmir Lutfi Dani, 22 vjec, banues në Lezhë.
19.     Brahim Agush Shimbliko, 39 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë,
20.    Olsi Fatmir Peshtanaku, 25 vjec, banues në Tiranë
21.    Ledjon Agron Muharremi, 21 vjec, banues në Përmet.
22.    Armando Hiqmet Qopani, 24 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.
23.    Eltis Nuredin Buzra, 18 vjec, banues në Tiranë.
24.    Markelian Xhelil Saliko, 20 vjec, banues në Përmet.
25.    Lindita Sherif Balavia, 34 vjec, banuese në Tiranë.
26.    Fjordi Subi Skuka, 27 vjec, banues në Kavajë, i dënuar më parë vjedhje,
27.    Krishtjan Tonin Kolgjokaj, 18 vjec, banues në Tiranë.
28.    Bruno Besim Osmani, 21 vjec, banues në Tiranë.
29.    Vullnet Halit Bullari, 28 vjec, banues në Elbasan
30.    Ardit Jasim Sadiku, 20 vjec, banues në Shkodër, i dënuar më parë për “Kanosje me armë”,
31.    Indrit Kujtim Shahini, 24 vjec, banues në Lezhë.
32.    Fiqiri Isuf Xibri, 53 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë,
33.    Gjergj Nikoll Gjinaj, 34 vjec, banues në Tiranë.
34.    Valter Pajtim Beqiraj, 22 vjec, banues në Mallakastër.
35.    Sejzi Mysterald Hoxha, 46 vjec, banues në Tiranë.
36.    Erald naim Bruçi, 20 vjec, banues në Tiranë.
37.    Erdi Isuf Hoxha , 18 vjec, banues në Tiranë.
38.    Julian Skënder Sulaj, 23 vjec, banues në Tiranë.
39.    Ermal Mark Gjoni, 22 vjec, banues në Tiranë.
40.    Shyqyri  Xhemal Koçi, 21 vjec, banues në Tiranë.
41.    Eldison Bashkim Merkaj, 18 vjec, banuese në Fier.
42.    Gëzim Halit Mezha, 45 vjec , banues në Durrës
43.    Albion Bilbil Brahimllari, 26 vjec, banues në Korçë
44.     Elgisart Fatmir Bedeli, 18 vjec, banues në Elbasan.
45.    Marsel Shaban mema, 30 vjec, banues në Korçë.
46.    Mehmet Fatmir Bytyçi, 18 vjec, banues në Has
47.    Merind Skënder Dulollari, 23 vjec, banues në Tiranë.
48.    Liri Gjergj Gaxulli, 33 vjec, banues në Tiranë.
49.    Mihallaq  Ilia Shkurti, 21 vjec, banues në Vlorë
50.    Arben Kol Medha, 36 vjec, banues në Tiranë.
51.    Viktor Bajram Malasi, 41 vjec, banues në Fier.
52.    Dervish Muharrem Dervishi , 44 vjec, banues në Tiranë
53.    Erjon Siri Meça, 31 vjec, banues në Tiranë.
54.    Meriman Ethem Lamollari, 26 vjec, banues në Tiranë.
55.    Ilirjan Ristan Ndrecka, 31 vjec, banues në Elbasan
56.    Eduart Turabi Dema, 36 vjec, banuese në Tiranë.
57.    Brono Hasan Arapi, 26 vjec, banues në Durrës
58.    Klajdi Vladimir Qirko, 22 vjec, banues në Tiranë
59.    Arben Bajram Nuzi, 23 vjec, banues në Tiranë
60.    Ilirjan Zydi Cërriku, 22 vjec, banues në Elbasan.
61.    Behar Nazmi Elhasa 18 vjec, banues në Tirane
62.    R.K, 16 vjec, banues në Tiranë.
63.    Gentian Qazim Leka, 21 vjec, banues në Tiranë
64.    Diamant Fatmir Shehu, 21 vjec, banues në Elbasan
65.    Fatjon Tahir Sadushi, 24 vjec, banues në Elbasan
66.    Arif Ferat Azuni, 22 vjec, banues në Durrës
67.    Tomorr Zyber Barmeta, 38 vjec, banues në Tiranë.
68.    Behar Ismet Gega, 27 vjec, banues në Tiranë.
69.     Ded Gjon Bushpreni, 26 vjec, banues në Tiranë.
70.    Azem Isen Ukaj, 24 vjec, banues në Tiranë.
71.    Azem Rasim Dani, 42 vjec, banues në Tiranë.
72.    Xhuljan Simon Topalli, 18 vjec, banues në Tiranë.
73.    L.D, 16 vjec, banues në Tiranë.
74.    Florjan Flamur Meta, 18 vejc, banues në Tiranë
75.    Skënder Nuri Ismaili, 20 vjec, banues në Tiranë.
76.    Hysni Mehmet Kurti, 21 vjec, banues në Burrel.
77.    Erjon Agim Gjyla, 22 vjec, banues në Tiranë.
78.    Berti Përparim Mema, 20 vjec, banues në Korçë.
79.    Xhuljan Tom Qypi, 38 vjec, banues në Fush Krujë.
80.    Skënder Qatip Lahi, 42 vjec, banues në Tiranë
81.    Elvis Islam Partalli, 21 vjec, banues në Tiranë.
82.    Arben Petrit Kaçorri, 38 vjec, banues në Tepelenë.
83.    Gentjan Bashkim Luga, 25 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,
84.    Fatjon Abdulla Hoxha, 25 vjec, banues në Tiranë.
85.     Jetmir Refik Katreli, 22 vjec, banues në Librazhd.
86.    Alban Nazmi Elhasa, 22 vjec, banues në Tiranë.
87.    Bardhi Enver Allaraj, 26 vjec, banues në Tiranë.
88.    Erjon Kapllan Dedja, 24 vjec, banues në Librazhd.
89.    Ali Abaz Kordha, 56 vjec, banues në Tiranë
90.    Flamur Kol Meta, 31 vjec, banues në Tiranë
91.     Elton Vaid Pilinci, 21 vjec, banues në Tiranë.
92.    Erlando Skënder Nurka, 21 vjec, banues në Korçë.
93.    Orgest Ramadan Qollaku, 28 vjec, banues në Tiranë.
94.    Aldi Sandi Lleshi, 20 vjec, banues në Tiranë.
95.    Romeo Avni Shahini, 20 vjec, banues në Tiranë
96.    Armand Prek Çarku, 21 vjec, banues në Shkodër
97.     Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjec, banues në Shkodër.
98.    Arban Pjetër Murçaj, 33 vjec, banues në Shkodër.
99.    Taulant Riza Buri, 44 vjec, banues në Shkodër.
100.    Paulin Ndrec Cubi , 25 vjec, banues në Elbasan.
101.    Dorjan Skënder Zhari, 28 vjec, banues në Librazhd.
102.    Gazmend Myzafer Selim, 25 vjec, banues në Shkodër
103.    Taulant Shefki Mema, 21 vjec, banues në Librazhd.
104.    Pashk Fran Curi, 47 vjec, banuese në Lezhë.
105.    Ardit Rexhep Blloshmi, 25 vjec, banues në Librazhd
106.    Jak Pal Margjoni, 53 vjec, banues në Lezhë
107.    Igirs Vangji Vangjeli, 21 vjec, banues në Librazhd.
108.    Agron Lutfi Ozuni, 39 vjec, banues në Prenjas
109.    Fatbardh Rexhep Shata, 21 vjec, banues në Librazhd.
110.    Medis Selman Dosti, 19 vjec, banuese në Tiranë.
111.    Dritan Qazim Gjeçi, 46 vjec, banues në Burrel
112.    Marius Shefki Golemi, 21 vjec, banues në Librazhd.
113.    Gëzim Rushit Koca, 39 vjec, banues në Burrel,

Arrestimi i shtetasve të lartëpërmendur, u realizua sepse dje rreth orës 17.00’, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë zhvillimit të demostratës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur punonjësit e policisë si dhe kanë shkatërruar e djegur një sërë automjetesh të parkuara aty pranë.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme ndaj tyre, duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga nenet 236/2 dhe 150 të Kodit Penal.
E shtunë, 22 Janar 2011 11:59
Policia e Shteti Shqiptar/moi.gov.al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/01/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011,Policia shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Responses to Deklaratë për shtyp e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë mbi arrestimin në flagrancë të 113 – shtetasve

  1. qemal

    23/01/2011 at 15:42


    Tekst i Konferencës për Shtyp nga Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu (22 Janar 2011)

    Mirëdita.

    Më lejoni të filloj duke thënë që jam thellësisht i trishtuar dhe i shqetësuar që disa persona vdiqën gjatë trazirave të djeshme. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre. U trishtova gjithashtu kur mësova që shumë të tjerë – protestues, oficerë policie, dhe ndoshta kalimtarë të pafajshëm – u lënduan, disa prej tyre rëndë. Shpresoj vërtet që do të shërohen shpejt dhe plotësisht.

    Dita e djeshme ishte një ditë e tmerrshme për Shqipërinë. E di që shqiptarët anembanë vendit janë tejet të trazuar nga ngjarjet e djeshme. Të njëjtën gjë mund të them edhe për popullin e Shteteve të Bashkuara dhe tjetërkund, të cilët dëshirojnë më të mirën për Shqipërinë dhe popullin e saj shumë punëtor dhe që ka punuar aq shumë për të çuar përpara vendin gjatë 20 viteve të fundit.

    E djeshmja ka një të vërtetë të sigurt lidhur me ditën e djeshme dhe që është e rendësishme ta kuptojnë të gjithë. Nuk pati fitimtarë. Pati vetëm të humbur. Ishte një zmbrapsje dramatike të cilën vendi duhet ta kapërcejë. Dje bisedova me Kryeministrin Berisha, Kryebashkiakun Rama, Ministrin e Brendshëm Basha dhe Ministrin e Jashtëm Haxhinasto dhe ua përcolla këtë mesazh të dyve dhe i nxita të bëjnë çmos për të shmangur dhunë të mëtejshme.

    Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që thirrjet tona që protestat e djeshme të ishin paqësore – thirrje që gjetën jehonë tek shumë njerëz si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj – nuk u dëgjuan. Siç e kemi thënë shumë herë, e drejta për t’u tubuar lirisht vjen me përgjegjësinë për të bërë gjithçka për t’u siguruar që të jetë paqësore. Dhuna së cilës i ishim dëshmitarë dje nuk ishte e nevojshme. As nuk ishte e pashmangshme. Mund të ishte shmangur. Duhet parandaluar që të mos ndodhë përsëri, për hir të të gjithë shqiptarëve.

    Disa kanë përshkruar si temë kryesore të demonstratave si protesta kundër korrupsionit të zyrtarëve. Askush nuk e vë në diskutim ndikimin gërryes të korrupsionit në Shqipëri. Duhet bërë përparim në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që Shqipëria të realizojë potencialin e saj të plotë. Dhuna në rrugët e kryeqytetit apo tjetërkund në Shqipëri nuk do ta zgjidhë problemin e korrupsionit në Shqipëri.

    Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë të dëshpëruar për udhëheqësi politike. Kemi nxitur vazhdimisht udhëheqësit politikë të Shqipërisë që të gjejnë rrugë për kompromis. Kur njëra palë – apo të dyja – këmbëngulin në pozicione maksimaliste që dihet që pala tjetër nuk mund t’i pranojë, më vjen keq, por ky nuk quhet kompromis. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve politike me anë të betejave në rrugë nuk është kompromis dhe nuk pasqyron aspiratat demokratike të Shqiptarëve.

    Është koha për të marrë frymë thellë, për të riparuar dëmet dhe të nisim procesin e rimëkëmbjes. Për ngjarjet e djeshme duhet të dalin përgjegjës, përfshi një hetim të besueshëm mbi mundësinë se ka pasur përdorim të tepërt të forcës. Megjithatë, i nxis njerëzit të mos hidhen në përfundime por përkundrazi t’u japin prokurorëve e të tjerëve kohë të mjaftueshme për të çuar deri në fund hetimet e tyre. Është koha për të hequr dorë nga provokime të mëtejshme. Është koha për t’i dhënë fund inkriminimeve dhe sharjeve të ndërsjella. Ka nevojë që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje. Mbi të gjitha, është koha për t’i dhënë fund dhunës.

    Është koha që udhëheqësit politikë – në fakt, të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm – t’ua ripërkushtojnë veten shërbimit për vendin dhe interesat e qytetarëve të tij. E them këtë si mik dhe mbështetës i popullit shqiptar.

    Tani kam kohë për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve tuaja.

    Panorama: Mesazhi juaj ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe një gjë të tillë nuk e kishim parë prej vitesh nga Ambasada e SHBA. Folët edhe mbi përgjegjësitë dhe mundësinë për shmangien e dhunës. Megjithatë, për nesër janë lajmëruar protesta të tjera. Jeni i shqetësuar se mund të tejkalohet një situatë normale?

    Ambasadori Arvizu: Kemi nxitur vazhdimisht për qetësi dhe vetëpërmbajtje dhe që tubimet të jenë paqësore. Tubimi i djeshëm nuk ishte paqësor. Kishte mijëra njerëz në rrugë dhe shumica dërrmuese e tyre, nga sa mund të shikoja, arritën me mjete dhe qëllime paqësore. Por, ishte një grusht i vogël personash që arritën me një axhendë tjetër. Për këtë, nuk ka dyshim. Për këtë pati edhe raportime nga dëshmitarë okularë të besueshëm. Duke pasur këtë në mend, po, jam shumë i shqetësuar mbi mundësinë për ndonjë demonstratë tjetër. Kjo nuk është kohë për të tjera demonstrata në rrugë.

    Top Channel: Në fakt, para se të vinim në situatën e djeshme, ka pasur mbi një vit e gjysmë, prej zgjedhjeve të 28 qershorit, me bisedime midis palëve dhe këto dështuan. Bashkësia ndërkombëtare shpesh ka bërë thirrje për qetësi e dialog mirëpo nuk u gjet kurrë një emërues i përbashkët apo kompromis dhe gjërat arritën tek situata e djeshme. A ndjen bashkësia ndërkombëtare ndonjë përgjegjësi për dështimin e këtyre bisedimeve?

    Ambasadori Arvizu: Është me rëndësi të mbahet parasysh që Shqipëria është një vend demokratik dhe një vend anëtar i NATOs. Shqipëria ka përparuar shumë. Shqipëria i ka institucionet demokratike; mund të mos jenë të përsosura, në fakt, ka vend për përmirësime. Por, strukturat demokratike ekzistojnë dhe u duhet dhënë mundësia të kryejnë detyrën dhe të funksionojnë. Në fjalët e mia më parë, kishte më shumë hollësi se sa zakonisht lidhur me ç’nënkuptojmë me kompromis. Kompromis dhe negociatë nënkupton që duhet të heqësh dorë nga diçka, edhe kur beson se është e drejtë. Sigurisht, u përmbahesh parimeve të tua, asaj që e quajmë, kufiri që nuk kalohet, që është i vështirë të negociohet. Por, kjo nuk do të thotë marrje e pozicioneve maksimaliste dhe mostërheqje prej tyre. Këtë dua të them me gjetje të një emëruesi të përbashkët.

    TV Klan: Thatë se kishit folur me dy udhëheqësit kryesorë politikë, Kryeministrin Berisha dhe Z. Rama. Ka qenë bisedë thjesht diskrete apo kishte diçka më shumë?

    Ambasadori Arvizu: Sigurisht, nuk mund të futem në hollësi, por këta janë dy njerëz shumë të rëndësishëm. Janë dy njerëzit më të rëndësishëm të vendit. Ndava me ta atë mendoj se ishte pikëpamja ime më e sinqertë dhe ata më bënë shumë të qartë pozicionet e tyre. Jam i sigurt që do të shohin regjistrimet e kësaj konference për shtyp dhe shpresoj që do ta dëgjojnë frymën e asaj që kam thënë – si një mik i Shqipërisë që flet me shqetësim mbi situatën këtu.

    Shekulli: Gjatë ngjarjes së djeshme, pati sulme kundër gazetarëve dhe operatorëve. Keni ndonjë koment mbi këtë?

    Ambasadori Arvizu: Siç bëra të ditur, u trishtova thellësisht për lëndimin e cilitdo, si protestues të pafajshëm, si oficerë policie, kalimtarë të pafajshëm, dhe sigurisht edhe gazetarëve. Në të gjithë botën, është e rendësishme në shoqëritë e lira, që gazetarët të kenë akses dhe ata shpesh gjenden përpara rreziqeve.

    Vizion+: Z. Ambasador, thatë se nuk pati as fitues dhe as humbës. Po të bënim një krahasim, është si të thuash, sot është ditë e vrenjtur. Mund të na thoni kush është më shumë përgjegjës për ngjarjet e djeshme?

    Ambasadori Arvizu: Nëse më lejoni të jem i drejtpërdrejtë – mendoj se ka boll faj për të gjithë. Por, nuk dua ta mbyll me nota negative. Siç e thashë, është koha për të marrë frymë thellë dhe për të menduar seriozisht mbi procesin e rikuperimit. Edhe një herë, shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetëve dhe lutjet e mia të sinqerta janë për shërimin e atyre që u lënduan në demonstratë.
    Ju faleminderit shumë

  2. qemal

    23/01/2011 at 15:29


    Ne demonstraten me 21 Janar të 2011, humben jeten nga plumbat 3 demonstrues. Hekuran Deda, 45 vjeç nga Dibra ka humbur jetën si pasojë e një plumbi të marrë në kokë në një kohë që ndodhej 10-20 metra larg godinës së kryeministrisë. Pamjet filmike faktojnë se në momentin që ai ka humbur jetën nuk ka qenë duke kryer ndonjë akt të dhunshëm. Ziver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra, u qëllua për vdekje me një plumb në gjoks, rreth 3-5 metra larg portës hyrëse në kryeministri, në një moment kur ai qëndronte i qetë, nuk ishte duke kryer asnjë akt të dhunshëm dhe nuk mbante në dorë asnjë mjet të rrezikshëm. Disa metra larg kryeministrisë humbi jetën dhe shtetasi, Faik Myrto, 50 vjeç nga Fieri, i vrarë me një plumb në shpatull. Pikërisht për këto arsye, mendohet të kenë detyruar Prokurorinë e Tiranës të firmoste dje urdhër-arrestet për 6 drejtuesit e Gardës së Republikës.

  3. qemal

    23/01/2011 at 15:20


    Elbasan, PS: 5000 Qytetarë drejt Tiranës për demostratën sot më dt. 21 janar 2011

    Elbasan, PS: 5000 Qytetarë drejt Tiranës për demostratënELBASAN – Ndërkohë nga qyteti i Elbasanit është bërë nisja e qyetarëve që do të marrin pjesë në demonstratën që do të zhvillohet në orën 2 në Tiranë.
    Sipas kreut të socialistëve të rrethit të Elbasanit Astrit Halili, rreth 5000 vetë u grumbulluan rreth orës 10 në sheshin përpara pallatit të sportit, për t’u nisur në mënyrë të organizuar me autobuzë, furgone dhe makina.
    Autokolona e protesutesve paraprihet nga deputet socialistë të këtij qarku. Pritet që numri i protestuesve në drejtim të Tiranës të shkojë në mbi 15 mijë vetë, pasi shumë të tjerë pritet t’i bashkohen rrugës kolonës së nisur nga Elbasani. Sipas deputetit Ilir Bejtja, protesta e sotme do të jetë një protestë

  4. qemal

    23/01/2011 at 15:11


    Fshatarë, magjypë, pensionista, punonjës bashkie, terrorista, huliganë, drogamenë, delokuent, talebanë,të partisë socialiste u nisën më dt. 21 janar të 2011, e premte, ditën e ditëlindjes të Leninit otomanë mbushën autobuza, ku ishin me pagesa nga 10 mijë deri në 20 mijë lek të vjetra dhe të reja për të demostruar në Tiranë rreth kryskizofrenit edvin kristaq rama.

    Berati nisi 20 autobuza me bashibozukë, talebanë
    Lushnja nisi 10 autobuza
    ………………

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.