ConALtri – Kongresi shqiptar Trieste 2013

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5519
KOMUNIKATË SHTYPI.
Lind në Trieste “conALtri – Kongresi shqiptar Trieste 2013”,shoqatë për celebrimin e qindvjetorit të Kongresit shqiptar të Triestes(1-4 Mars 1913) dhe të qindvjetorit të shpalljes se Pavarësisë
të Shqipërisë (28 Nëntor 1912).

Nga 1 deri 4 marsi 1913 u mbajt në kryeqendrën xhuliane “Kongresi shqiptar i Triestes” tek pallati Dreher, sot pallati i Burses.“Kongresi shqiptar i Triestes” u mbajt si rrjedhojë e shpalljes së
pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912 për të vendosur statusin dhe formën e qeverisjes te shtetit te ri te vendit te shqipeve. Me kete rast ardhen ne Trieste patriote te shumte shqiptare nga Ballkani,
Amerika, Turqia, Italia.

Rendesia e kongresit tregohej dhe nga pjesemarrja e personazheve te ndritur te historise shqiptare (Terenzio Tocci,Fuat Toptani, Fan S.Noli etj) dhe nga prezenca e Dendur e shume gazetareve qe kishin
ardhur per kete ngjarje nga kryeqytetet me te rendesishme europiane.

Me rastin e qindvjetorit te ketyre dy ngjarjeve te lart permendura (pra te kongresit shqiptar te Triestes dhe shpalljes se pavaresise se Shqiperise) u themelua per kete qellim nje shoqate e pershtatshme
(conALtri), per te celebruar dhe kujtuar keto dy ngjarje historike te rendesishme per vendin e shqipeve. “conALtri” deshiron te jete “nje pike referimi dhe bashkimi per te gjithe diasporen shqiptare
dhe joshqiptare”, promovuese e “traditave dhe kultures shqiptare nepermjet manifestimeve dhe aktiviteteve te karakterit socio-kultural,historik dhe shkencor” dhe ne perfundim moment analizi dhe
konfrontimi dhe njohje te komuniteti shqiptar.

Akti i konstituimit te shoqates u firmos diten e marte 21 shtator 2010 ne Buffet Borsa pikerisht per vendodhjen ne brendesi te pallatit te burses,antikisht i quajtur pallati Dreher ku ne 1913 u mbajt kongresi
shqiptar.

Keshilli drejtues i shoqates conALtri përbënë kështu:

– Presidenti, Ing. Giuseppe Razza, Country manager I EPTISA Internacional per Shqiperine dhe Kosoven, Ekspert i Komunitetit Europian-Drejtim i Zgjerimit, per asistencen institucionale shteteve
te Europes Juglindore,ish manager i Sekretarise Permanente te Koridorit Pan-Europian te Transporteve V dhe programit te Bashkepunimit Adriatica INTERREG-CARDS/PHARE dhe ekspert I Bankes
Europiane per Rikonstruktimin dhe Zhvillimin, te Bankes Boterore, te Komunitetit Europian dhe Prezidences se Keshillit te ministrave,te ministries se Jashtme dhe te ministries se Ambientit Italiane.

– Zv/President, Dott. Herald Qyqja, I diplomuar ne Arkitekture(Trieste) me teme diplome mbi “Historine e Urbanistikes dhe arkitektures se Shqiperise”. Aktualisht Prezident I
RadioInCorso, radio e Universitetit te Triestes.

– Sekretar, C.te Palolo Muner, Oficer i Marines Ushtarake Italiane, gazetar dhe publicist, ka kaluar tre vjet sherbimi ne Shqiperi; pasi la sherbimin ushtarak aktiv i eshte dedikuar midis te tjerash
kerkimeve historike shqiptare.

conAltri eshte nje shoqate e hapur ndaj te gjithe atyre qe do tiu pelqente te bashkepunonin per keto dy evenimente te rendesishme, per cdo information ose adezion na kontaktoni ne .

CONALTRI Press.Office
Dott. Herald Qyqja
E-mail conaltri@gmail.com
conALtri – Congresso albanesi a Trieste 2013
via Coroneo, 34 – I-34133 Trieste (TS)
Facebook: ConAltri
Faqja: ConAltri

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/04/2011. Filed under Komunikatë Shtypi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.