Çdo vit raportohen mbi 10 mijë aborte pranë materniteteve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2602
Shkak mungesa e informacioneve mbi përdorimin e metodave kontraceptive.
Mungesa e informacioneve mbi përdorimin e metodave kontraceptive po bëhet shkak për shtimin e shtatzënive të padëshiruara, që përfundojnë drejt abortit. Specialistët e shëndetësisë pohojnë se fatkeqësisht gjatë viteve të fundit numri i aborteve që kryhen pranë maternitete ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje, duke shtuar shkallën e rrezikshmërisë shëndetësore që u kanoset të rinjve. Ndonëse të dhënat e deklaruara janë të pjesshme, pasi në masë ky aktivitet nuk raportohet, rezulton se në rreth 1 mijë lindje llogariten të kryhen 272 aborte, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre kryhen nga vajza fare të reja në moshë.

Në këto kushte, duke iu referuar numrit total të lindjeve gjatë një viti, raportohen 10 mijë aborte të kryera, shifër kjo që mund të jetë disa herë më e lartë, pasi në shumë raste këto ndërhyrje realizohen në klinika të palicencuara e për pasojë mbeten të padeklaruara. Kundrejt kësaj situate problematike kërkohet marrja e masave mbi shtimin e fushatave informuese për përdorimin e metodave kontraceptive, sidomos tek të rinjtë. “Vitet e fundit përafërsisht bëhen 4-5 ndërprerje vullnetare të shtatzënisë në ditë.

Ne theksojmë se ndërhyrja është më e rëndë për shëndetin sesa përdorimi i kontraceptivëve”, – konfirmon mjekja pranë maternitetit “Koço Gliozheni” Mirela Rista. Më tej ajo shton se po vihet re një fenomen shqetësues që ka të bëjë me paraqitjen e shumë vajzave të reja për të bërë abort, të cilat kanë mbetur shtatzënë që në marrëdhënien e parë për shkak të mospërdorimit të metodave kontraceptive.

Studimet e kryera në këtë drejtim kanë treguar se vetëm 11 për qind e femrave në vend përdorin kontraceptivë për t’u mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara, ndërkohë që më shumë se 59 për qind e çifteve vijojnë të mbështeten te metoda tradicionale e tërheqjes për të parandaluar shtatzënitë e paplanifikuara. Komplikacionet shëndetësore me të cilat përballen femrat që kryejnë aborte janë nga më të shumtat, duke nisur nga ato fizike e deri tek trauma psikologjike. Studimet kanë treguar se gratë që kanë bërë abort mund të kenë probleme edhe me shtatzënitë e ardhshme. Madje, ato mund të mbeten edhe sterile. Këtu nuk duhen përjashtuar rrisqet më të larta për një sërë infeksionesh. Të dhënat dëshmojnë se gratë që kanë bërë abort në shtatzënitë e ardhshme mund të presin vështirësi si lindja e parakohshme dhe pesha e vogël e bebes.
Gazeta Metropol

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/08/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.