Çavez e sheh dorën e SHBA-ve në protestat e Rusisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2895
Meksiko – 29 dhjetor (RIA Novosti) 09:06.
Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për valën e protestave të fundit në Rusi kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit 2011, see qendron prapa demonstruesve. Duke folur në televizionin lokal, të mërkurën e dt. 28.XII.2011, Çavez tha se SHBA kanë si synim destabilizimin e Rusisë duke përsëritur skenarin e Egjiptit, Libisë, Sirisë dhe vendeve të Amerikës së Jugut.

“Pse gjithë kjo çmenduri e perandorisë amerikane? “, tha Çavez në Televisionin e Venezuelës.
Tubime politike janë mbajtur në gjithë Rusinë që nga zgjedhjet e diskutueshme parlamentare të 4 dhjetorit e deri te më i madhi ku, në Moskë, tërhoqi dhjetëra mijëra protestues në një shfaqje të paparë të opozitës më 24.XII.2011.
Çavez tha se një “sulm i perandorisë janki “kishte filluar me një fushatë mediatike ndërkombëtare kundër Vladimir Putinit, kryeministrit të Rusisë dhe kandidati i preferuar për të fituar zgjedhjet presidenciale më 4 mars të 2012.

“Shtetet e Bashkuara është duke u përpjekur për të penguar karrierën e Putinit duke praktikuar përçarjen brenda krerve të partive që të destabilizojë qeverinë e saj dhe të realizojë projektin e saj imperialiste të krijmit të hegjemonisë botërore, “tha Çavez.

Kujdesni qytetar të Venezuelës!
Ai bëri thirrje për të ruajtur unitetin venezuelianëve. “Ajo që po ndodh në Rusi, ashtë që të inkurajojnë forcat destruktive këtu në venezuelë, për shkak se këta njerëz (të SHBA- s dhe borgjezisë Venezuelës në opozitë), e dinë se nuk mund të fitojnë zgjedhjet, qoftë politikisht apo matematikisht,” thoshte Çavez, citoi agjensia e lajmeve AVN -së.
Shtetet e Bashkuara e kanë mohuar kategorikisht çdo përfshirje në sponsorizimin e protestave anti-qeveritare në Rusi, pas akuzave të Putinit, se kishte inkurajuar disidencën ruse në kritikën dhe revoltën mbi zgjedhjet.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Venezuelë më 7 tetor 2012.

E martë, 3.I.201
Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/01/2012. Filed under Bota Aktuale,Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Çavez e sheh dorën e SHBA-ve në protestat e Rusisë

  1. Bardhi

    02/03/2012 at 10:15


    CIA-ja i ka injektuar qelizat tumorale në të njejtën kohë tre liderve antiamerikanë të tre shteteve latine. Dihet se gjithë bota latine, apo krejt kontinenti i Amerikës të Jugut e urren në palcë dhe ja don shfarosjen nga toka si kancer i destabilitetit dhe kaosit që i ka shkaktuar dhe i sjell popujve latinë vetëm se janë katolik e nuk janë protestan. Kjo është në thelbë armiqësia midis JUgut dhe Veriut.
    Rroftë popujt liridashës latinë

    Hugo Çavez duke u rikuperuar nga operacioni, hoqi një masë tumorale

    Publikuar te Enjten, 01 Mars 2012
    Shkruar nga SOT NEWS

    Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, është duke u rikuperuar mirë nga një operacion që realizoi gjatë javës në Kubë, për heqjen e një mase tumorale. 57-vjeçari foli të enjten nga shtrati i tij në një spital në Havana nëpërmjet rrjetit shoqëror “Tëitter”. “Po fluturoj si një shqiponjë. Ju dërgoj të gjithëve dashurinë time më të madhe. Do të jetojmë dhe fitojmë së bashku”, shkroi Chavez në statusin e tij.Sidoqoftë, Chavez nuk qartësoi se kur do të rikthehet në Venezuelë, për të rimarrë në dorë funksionet e kreut të shtetit me 30 milionë banorë. Aktualisht, detyra e presidentit i është ngarkuar zëvendësit Elias Jaua. Në një deklaratë të mëparshme publike, Chavez akuzoi shërbimet e fshehta amerikane si shkaktare të tumorit të tij, duke gjetur një lidhje në koinçidencës e prekjes nga kanceri të tre liderëve të tjerë amerikanojugorë, pothuajse njëkohësisht.

  2. Lirim

    14/01/2012 at 18:29


    Më vjen keq shoku Çavez, se të ka pushtuar tmerri i zgjedhjeve më 7 tetor 2012.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.