CATI foundation fillon shpërndarja e ndihmave ushqimore mujore

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1273
Edi ne pune 1Fondacioni Cati Foundation, ose “Aleanca Civile Drejt Integritetit” me themeluese znj. Keti Bazhdari, biznesmene, filantrope dhe politikane, ka një prej prioriteteve më të rëndësishme të punës së vet, zbutjen e varfërisë ekstreme në veri. Aktualisht nëpërmjet këtij fondacioni marrin ndihmë ekonomike në ushqime rreth 140 familje nga zonat më problematike dhe të varfra të veriut të Shqipërisë. “Fondacioni është themeluar përpara një jave nga një zonjë e cila njihet si biznesmene dhe politikane por njerëzit e njohin më tepër si filantrope. Ajo quhet Keti Bazhdari dhe ne jemi sot këtu për të bërë shpërndarjen e 140 pakove me ndihma ushqimore mujore për 140 familjet më në nevojë në veriun e Shqipërisë që është një ndër qarqet më problematike në vend. Në qëndër të punës sonë është lufta ndaj varfërisë ekstreme dhe ne kemi nevojë për më tepër altruizëm në shoqëri, kemi nevojë për më tepër hapësira dhe integritet. Urojmë që ky gjest të përçojë mesazhin e duhur në shoqëri dhe me siguri jo vetëm per festa, por dhe në të përditshmen tonë,” tha Doriana Metollari, Drejtore e marëdhënieve me publikun në fondacion. E pranishme në këtë ceremoni, ishte dhe Drejtorja e shërbimit social në veri të vendit Valbona Tula, e cila falenderoi fondacionin Cati Foundation për këtë asistencë mujore. Nisma të tilla urojmë që të përçojnë mesazhin e duhur në shoqëri. Sot filloi një proçedurë e cila është vetëm fillimi i kësaj iniciative./Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 31/12/2014. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.