Çakërdisja mentale e Ismail Halit Kadaresë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1896
Frederic Ferney dhe Ismail Kadare ne La revenueIsmail Kadare:
Shqipëria e ngatërruar dhe e korruptuar ëndërron Europën, por ajo s’ka pikën e dëshirës të na presë

Intervista e Kadaresë nga Frederic Ferney(dtl.1951, shkrimtar eseist dhe gazetar francez)


Mëso të vërtetën e broçkullave tueja – Kadare!

U morë prej balkanweb.com e datës e datë 18.II.2013

Frederic Ferney – Si mund të jesh shqiptar?

Ismail Kadare: Sa për këtë, edhe unë vras mendjen! E dini se çfarë shkruante në shekullin II një autor latin, në Nuits attiques: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”

Koment; Si mund të jetë Shqipnia fundi i botës sipas Kadaresë? Tuj e ditë se Shqipnia ashtë kombi atukton dhe ma i vjetri në Europë, me një histori perandorake pellazge.

Frederic Ferney – Nuk është shumë e gëzueshme…(jeta në Shqipni)

Kadare
– Çfarë t’i bësh fatit, atje u linda!

Koment; – Kadare ka shprehë fatin e zi të tij botnishtë pasi Shqipnia nuk ashtë ma vend i gzueshëm. Vërtetë ashtë gjesti sa emocional aq dhe serioz për një njeri si ky. Duhet të kujtohet epoka diktatoriale, direktë nën kujdesin e diktatorit gjinokastritë E.Hoxha që i dha një shkëlqim të përmasave satanike gjinokastritit I.Kadare pa asnjë meritë. Me një synim; Të sajohet një ,,gjeni,, nga Gjinokastra dhe ja arriti ta shndrronte si ylli polar i letërsisë shqiptare.
I gjori Kadare mbushte me dishprim të madhë kur zbret prej avionit nuk i shtrohen ma tapeta përgjatë aviacionit e nuk pritet me respekte shtetnore, si e tillë mbetet në hije. Kadareja në avion ulet në një vend me qytetarin, malsorin, minatorin, bujkun shqiptar kur niset dhe vjen në Tiranë. Komoditeti zyrtar i mungon pas 1992. Kjo soj ndryshimi politikë në Shqipni ashtë një degradim deri në fyemje të personalitetit të një ish funksionari të naltë të shtetit, të politikës diktatoriale. Kadareja ishte person me imunitetë politik në komunizëm dhe për rrjedhojë gëzonte poste të nalta si antar i ish PPSH, shkrimtar i pavarun, sekretar politik i Lidhjes të Shkrimtarve deputetë i përjetshëm, turistë-shëtitës nëpër botë, mikë i vendlindjes në shtëpinë e diktatorit ma të madh të globit. Kadareja ishte ma me vlerë se tre ish antarë të Byrosë Politike të KQ të PPSH e si e tillë Kadareja vendoste për arrestimin, torturimin, varjet dhe ekzekutimin e shkrimtarve deri në kohën që ,,u arratisë,, në Francë. Kadare ka shumë të drejtë të shprehi si një çun i mbrapshtë dhe i llastuem të shprehi indinjatë deri në urrejtje për vendin që e bani shkrimtar, e ngriti në piedestal në mënyrë të pamerituem mbi injorimin e shkrimtarve të mëdhenjë, që kishin krye shkollat në perëndim,….
Shqiptarët e mallkojnë Kadarenë jo për terrorin kultural mbi kulturën e Veriut, jo për krimet që ka ba personalisht ndaj intelektualve kolegë shkrimtarë, muzikantë, poetë, jo për urrejtjen patologjike ndaj fesë Katolike sepse mali i mërisë e mundon dhe ashtë duke lëngue.
Pak po të mallkon populli shqiptar për kët ankesë ndaj të huajve;
Harram të kjoftë buka dhe qumshti i nanës! Mallkimi i urrejtjes tande ndaj Arbnisë të ndjektë në varrë e të mos t’i lante eshtrat e qeta!

Frederic Ferney – Ju vetë thoni për Shqipërinë: “Është një vend heroiko-absurd”

Kadare…… Shqiptarët i janë nënshtruar zgjedhës turke dhe gjuha e tyre kombëtare ka qenë e ndaluar për 5 shekuj. Gjatë shekullit XX, ata përjetuan, njëra pas tjetrës, republikën, monarkinë, pushtimin hitleromusolinian, komunizmin stalinist dhe maoist – një nga më të këqijtë që ka ekzistuar ndonjëherë……..

Koment;
Kadareja paska falitë mendërishtë si 77 vjeçar ose paska kenë i tillë dhe na ashtë maskue me obstruksionet në duzimet fjalëve të shumta e të tymta në intervistat në dy kohërat dhe në 100 librat e tij. Si mundet Kadareja t’i serviri të huajit anët tragjike të një kombi?
Përse Kadare nuk i ka shprehë të vërtetën e historisë që ju injorue shqiptarve prej 1944 deri në 1992?
– Nuk ashtë e vërtetë që ju ndalue 432 vjetë nga barbaria osmane-turke kombit shqiptar gjuha shqipe. Kush e beson kët mashtrim me sfond të shëmtuem? Si mundet një popull i ndaluem gjuha e tij të mbaji mend pas 432 vjetve?
– Përse nuk i tregoi edhe epokën e shkëlqyem e heroike e kombit shqiptarë nën Gjergj Kastriotin? Të na tregoji Kadare se a shkruhet në histori ndonjë 25 vjet tjetër si e epokës të Gjergj Kastriotit, që ishte i lirë dhe e mbrojti me trimni e dashni vendin nga hordhitë osmane-turke?
– Komunizmi në Shqipni ishte enveristë-sllavë e mandej stalinistë. Përse nuk e
përmend emnin e Enver Hoxhës si autori i gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Shqipni, në Kosovë e Mal të Zi dhe nëpër botë, por fajëson Stalini dhe Mao Ce Dunin si një ma të këqiat e shqiptarve për 48 vjetë?

Frederic Ferney
– Është mazokist shqiptari?

Kadare – Po. Pyetje tjetër? Popujt, nëse refuzojnë të gënjejnë veten, duhet të jenë të aftë për një ekzaminim të tillë. Ju mund të më thoni: është si të zbresësh në fund të një shpelle të mbushur me skelete dhe flamuj të rreckosur, me armë të ndryshkura, me gazeta të vjetra të mbajtura nga spektrat. Po, objekte të panevojshme dhe që u përkasin legjendave, por që i duhen të vërtetës. Është pikërisht kjo që quajmë histori ose destin. Kësaj s’ke çfarë t’i bësh.

Koment;
S’ka pyetje ma keqdashës e antishqiptare e shkrimtarit, eseistit dhe gazetarit Ferney-t!
Po në sinkron, për t’i ba qejfin gazetarit francez, nuk ka përgjigje më të pavërtetën dhe të turpëshmen për Kadarenë.
– Kadareja duhet të jetë i saktë për karakterin mazoist të shqiptarit. Tipari mazoistik i përket vetëm liderve të shtetit, të diktatorit komunist dhe liderve partiakë e shtetnor pas 1991, që me krenari u nënshtrohen instinktivisht të huajve duke pranue recetat territoriale dhe politike. Kadareja lëngon qysh në komunizëm nga morbusi i tjetërsimit, i mungesës realitetit, që vuejti, damtoi dhe la pasoja kolosale në gjithë realitetin universal të shoqnisë shqiptare. Shqiptari nga natyra genetike, që e ka të arkivuem nga historia shqiptare në shekuj nuk e ka në genë nënshtrimin edhe të natyrës seksualë e të qenit nën partnerin. Kjo cilsi i përketë liderve shqiptar, qysh në periudhën e sundimit osmane-turke pas vitit 1479 e deri më sot në 2013 e në vazhdim.

– Kadareja e paraqiti të kaluemen e kombit shqiptar sinjë shpelle të mbushur me skelete dhe flamuj të rreckosur, me armë të ndryshkura, me gazeta të vjetra të mbajtura nga spektrat.
Shqipnia nuk ashtë vetëm shpellë skeletesh pa vorre të demokratve, priftërinjve, ipeshkve katolik që barbarët osmanë ushtruen gjenocid ndaj Klerit Katolik sikurse dhe diktatura komuniste, ku Kadareja i mallkonte dhe i akuzonte, fërkonte duert dhe bante seksë me aktore e firmoste akte varje e torture ndaj shkrimtarve e dijetarve të Klerit Katolik. Shqipnia ka histori të ndritshme e të rrallë në botë në periudhën e Pellazgve. Ishin osmanët dhe komunistat barbarë që sapo shkelën në truallin shqiptar rrënuen e dogjën vepra arti, skulptura që përfaqsonte identitetin shqiptar, për ta zevendsue me identitetin turkë dhe komunistë sllavë antieuropianë.
Po Gjergj Kastrioti nuk ishte një flamur i rreckosun, që nuk e përmendi. Po rilindja shqiptare, qe një periudhe drite pas një nate të tymtë e të egër 432 vjeçare.
Lufta vllavrase që e futën jugosllavët komunist dhe diktatura ishte skeleti i zi i historisë.

Një këshillë për Kadarenë!
Z.Kadare mos e përdor letërsinë sikur të ishte Top i Sulltanit kundër Historisë se të kthehen ciflat mbi arkivol nesër!

Kadare një fosil i zi i muzeut komunist shqiptar
Shqipnia ashtë sipas Kadaresë pjesa ma sizmike e çmedndurisë në Ballkan, prandaj më nuk i duhet sepse nuk i shtron askush ma tapeta të kuqe, kur zbret apo hypë në avion, nuk tregon kush ma populli e media si në komunizëm ma vemendje ndaj tij në asnjë aspekt sepse ashtë klasifikue pas 1991 një fosil i zi i muzeut komunist shqiptar.

Librat e Kadaresë në komunizëm ishin kurthe për shkrimtarët e Shqipnisë
Ato libra të shkruejtuna në komunizëm Kadareja, ishte me lejen e mikut tij shpirtnor, diktatorit Enver Hoxha me përmbajtje të atillë gjoja liberale, që sot duken si letërsi disidente. Përmbajtja e disave kishin qëllim djallzor kriminal, për t’i provokue, testue, ndjellë shkrimtarë tjerë me prirje liberale, që të merrnin shembull nga Kadareja për të shkrue tema të jo sipas realizmit socialistë. Shembuj dëshmojnë se kanë ndodhë që shumë shkrimtarë janë internue, torturue, varë në litarë e pushkatue, ku disa nuk kanë as vorre.

Shpend Shkambi/Proletari.Com
E hanë, më dt. 18.II.2013

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/04/2013. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.