“Çadra dhe Republika e re”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 140
Si edhe e kemi thënë, të gjitha sa u thanë ishin shashka për pazar: “republika e re”, “çadra,” “thyeni xhamat,” “mos paguani taksat”, e me radhë. tani po e gjejnë një zgjidhje që të mos diskreditohet krejt Basha, të mbijetojë familja Berisha, dhe të ruhet sistemi.
Do ta gjejnë një formulë dhe do të mundohen të na e shesin sikur ishte rezultat i një lufte të ‘fortë”, por me politikanë të tillë të tipit “shëtit zagar/nëpër pazar,” apo me sjelljen e politikanit si prostitutë, njerëzit vetem vetëmashtrohen.
Kur ta hedhin, s’ke çka bën, por kur ia fut vetes, atëherë nuk ka ç’të bën më njeri.
E vërteta është se këtyre që janë në pushtet iu duhet një opozitë e bindur që merr një kockë nga ato që kanë mbetur nga shteti, dhe që është po aq antishqiptare dhe e bindur ndaj armiqve tanë të pandrrueshëm sa janë ato vetë.
Sërish rruga e vetme mbetet zgjimi, vetëdijesimi dhe më pas organizimi, nëse është e mundur edhe politikë, por, në mungesë të një force përfaqësuese, he për he, zgjidhja e vetme është bojkotimi i sistemit dhe ndarja morale me të keqen.
Kush e le të keqen të veprojë është pjesë e pandashme e saj. Njerëzit duhet me e fitue të drejtën morale me kenë njerëz.

Protesta ishte një falsitet e një lojë e ndyrë që do të shfryhet si zorra në prush. Por ajo duhet me vazhdue dhe me u intensifikue, sepse edhe ky zhgënjim i radhës është një shenjë e qartë se të gjithë janë duart e të njëjtit trup dhe bëjnë atë që iu thotë “sindikata ndërkombëtare e krimit” për të cilën punojnë dhe në emër të së cilës po na shkatërrojnë e po na helmojne deri në palcë.
Shenasi Rama/Facebook

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/05/2017. Filed under Aktualitet,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento