Bujqët kinezë shesin prodhimet e tyre online

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2033
Për vite të tëra, Wan Yulan dhe burri i saj kanë vozitur automjetin e tyre që ka tri rrota për në një treg në Peking, për të shitur brokoli, speca, patëllxhanë dhe domate të rritura në ngastër të vogël në tokën e tyre.

Tani, për shkak të uebit, ata nuk kanë nevojë që madje edhe të dalin nga dhoma e ndejës.

Dy vite më parë, çifti bleu një kompjuter dhe u bashkua numrit të bujqëve kinezë të cilët po shtoheshin në numër sa i përket shitjes së prodhimeve të tyre online, duke u dhënë atyre qasje tek konsumatorët përgjatë tërë botës dhe kështu, ata arritën që të ngrisin vlerën e të ardhurave.

“Një treg jashtë shtetit është hapur sapo që ke marrë një kompjuter,” tha Wangu 55 vjeçar. “Interneti është i përshatshëm. Konsumatorët së pari paraqesin kërkesën, ne i përgatisim gjërat dhe pastaj ata na dërgojnë një furgon për t’i marë ato.”

Që kur Wang dhe burri i saj Liu Shujin, 66 vjeçar, filluan që të bëjnë shtiblerje të perimeve online, përfitimet e tyre janë rritur më shumë se dyfish 20,000 dhe 30,000 yuan (3,000-4,500$) gjatë një viti dhe jeta u është bërë më e lehtë.

“Ne nuk dalim më jashtë për të shitur perime dhe thjesht rrimë në shtëpi,” tha Wang, i cili ka vuajtur nga një dhimbje në gju për 30 vite.

Përfitimet që arrihen nga miliona bujq kinezë, të ardhurat e të cilëve janë shumë më poshtë se përfitimet që marrin banorët e viseve urbane, kanë qenë temë e agjendës së rregullt të seancës në parlament.

Udhëheqësit, të brengosur për ngritjen e hendekut në mes të shtresave shoqërore, kanë marrë përgjegjësinë për të rritur përfitimet e banorëve në viset rurale.
Pcworldalbanian

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/03/2011. Filed under Ekonomia Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.