Brukseli: Nuk ka fluks azilkërkuesish nga Shqipëria

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1841
Bie numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në Belgjikë. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, e cila i është drejtuar me një letër ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, ku e ka falenderuar për reagimin e menjëhershëm pas konstatimit se ka pasur rritje të azilkërkuesve në Belgjikë. “Falenderoj, në veçanti, autoritetet shqiptare për kundërveprimin në një situatë krize me azilkërkuesit. Situata të tilla ndodhin dhe mund të ndodhin kudo, por e rëndësishme është identifikimi i burimeve dhe veprimi konkret”, thuhej në letrën e nënshkruar nga këshilltari i ambasades belge për çështjet e brendshme, Nys Andre, drejtuar ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.

Në letër thuhej se pas vizitave të zhvilluara, në qershor dhe tetor, të përfaqësuesve të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme për të Huajt të Mbretërisë së Belgjikës dhe reagimit të autoriteteve shqiptare, efikasiteti ka prevaluar. Në letër shprehet bindja për vijueshmërinë e perpjekjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë për këtë çështje shumë të ndjeshme. Pas rritjes së numrit të kërkesave për azil nga shqiptarët në Belgjikë, në muajin tetor të këtij viti, mbërriti në Shqipëri drejtori i Përgjithshëm për çështjet e Imigracionit dhe Azilit të Belgjikes. “Unë nuk kam ardhur në Shqipëri për të zbuluar nje vend te mrekullueshem, por per te leshuar nje zile alarmi. Në muajt e parë, pas liberalizimit të vizave, shtetasit shqiptare, që udhëtuan në hapësiren Shengen, ishin më shembullorët.

Çuditërisht, numri i kërkesave për azil filloi në muajin gusht e më pas, të shtohej gjatë muajit shtator, kur u regjistruan 44 kërkesa për azil. Ndërsa, muaji tetor na ka vënë para një problemi të madh”, u shpreh Freddy Rosemont, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me kreun e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili u shpreh në muajin tetor se do të ketë një hetim intensiv për të gjitha rastet. “Policia e Shtetit duke filluar që nga këto momente, në bashkëpunim edhe me agjencinë e zbatimit të ligjit belg, do të marrim masa dhe do të hetojnë me intensitet të lartë çdo zyrtar ose shoqatë joqeveritare, të cilët me dokumente fiktive abuzojnë duke tejkaluar çdo kompetence ligjore me vertetime, duke mashtruar qytetarët shqiptare për të kërkuar azil në Belgjikë. Kjo përbën vepër penale dhe janë marrë të gjitha masat, që të gjithë personat të vihen përpara përgjegjësisë ligjore”, tha para një muaji, Burgaj. Vetëm pak ditë me pas, në Shkoder, u arrestuan disa zyrtare, të cilët u dyshuan se kishin lëshuar vertetime fallse për disa qytetare se ishin në hasmeri. Ndërkohë, sipas Rosemont, numri i azilkërkuesve gjatë muajit tetor deri ditën e sotme, llogaritet në 240 veta.
Klodiana Kotorri/Koha Jone
Redaktoi: Proletari.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/11/2011. Filed under Emigracion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.