Bosnje: Imami abuzon seksualisht me një minorene

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3867
Një gjykatë boshnjake e mbështetur në një mori provash e dëshmitarësh ka nxjerrë fajtor imamin apo hoxhën, pasi ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur duke e dënuar me 18 muaj burg. E gjithë Bosnja Hercegovina është tronditur nga ky skandal që u transmetua në të gjitha mediat televizive lokale mbi skandalin e incestit të një hoxhe midis organizatave dhe komunitetit me ndikim islame të vendit. Familja e vajzës ka ngritur padi kundër imamit në vitin 2008-të, duke e akuzuar atë direkt për përdhunimin seksual të vajzës të tyre të mitur në shkollën fetare islamike të vajzave.

“Vetëm Allahu(Zoti) është dëshmitari im për një krim që se kam bërë” – thotë Imami Resad Omerhodzic që do të apelojë vendimin e gjykatës.

Avokati mbrojtës i hoxhës, Adil Lozo akuzon gjykatën se ka pasë manipulim në gjykimin e vajzës – e cila u bë me dyer të mbyllur për publikun edhe pse ka pasë rrjedhje të informacionit për mediat. Ai theksoi se vendimi ishte inkriminuese për klientin e tij hoxhën vetëm që është bazuar nga dëshmia e vetëm e një prej 19 dëshmitarëve të cilët ishte dëgjuar në”gjyq.
Kreu i Bashkësisë Islame të Bosnjes, Myftiu Mustafa Ceriç për gazetarë ka thënë se ata do të respektojnë vendimin e gjykatës dhe do të pezullojnë hoxhën Omerhodziç nga detyra e hoxhës. Megjithatë, Omerhodziç theksoi se e konsideron të pafajshëm deri në fund të periudhës së apelit dhe vendimit përfundimtar. “Unë dua të shpreh dhimbjen time të thellë për shkak të kësaj ngjarje”, tha Ceriç në një konferencë për shtyp së bashku me avokatin mbrojtës Lozo.
Ceriç pranoi se Bashkësia Islame ka bërë një gabim të madh që nuk e ka hetuar vetë rastin brenda institucionit islamik dhe shtoi se ne kemi “mësuar një leksion të vlefshëm”, ku do të shtrëngojmë deri në disiplinim hoxhallarët dhe do të kenë mbikqyrjen në të ardhmen.
Kjo është padia, e parë e tillë e Bosnjës në niveli të lartë publik të abuzimit seksual të dyshuar nga figurat fetare në historinë e kohëve të fundit, të raportuara gjerësisht nga media lokale.

I njejti hoxhë akuzohet edhe për 4 nxënëse të shkollës fetare islamike

Disa stacione televizive, gazeta dhe revista shkuan më tej duke hetuar rastin e katër vajzave të tjera të abuzuara sipas dëshmive, ku thuhet se është i njejti hoxhë në katër vitet e fundit. Disa nga këto dëshmi tronditëse dhe shqetësuese nga vajzat vijnë edhe nga dëshmitarë të tjerë, duke përfshirë edhe një nga miqtë më të afërt të hoxhës duke e këshilluar që t’i pranoji.

Skandali imoral i hoxhës ka shkaktuar një stuhi të fortë nga Bashkësia Islame e Bosnjës. Të premten e kaluar, një ekipë prej tre punonjës të televizionit të një prej programeve më të re lokale të Televizionit Federal “60 Minuta” është sulmuar nga një grup i muslimanëve radikalë. Dy ditë më vonë, një fshatar që erdhi për të dëshmuar për akuzën ndaj hoxhës në gjyq mori kërcënime vdekje.

Grupet fondamentaliste janë reparti ushtarak i kryetarit të fesë islame në Bosnje

Bashkësia islame e Bosnjes nuk pranoi të komentojë në gjyq para se të jepet verdikti apo përfundimi i aktgjykimit, dhe Myftiu i Madh Ceriç, kryetar i bashkësisë islame të Bosnjes, në një nga predikimet e tij thuhet se mbështeti grupet konservatore muslimane dhe veprimet e tyre kërcënuese.
Është shkelje ligji ndaj çdo kërcënim i fondamentalistëve islamik nga grupet të FTV që janë pranë kryetarit të fesë islame të Bosnjes Ceric ndaj hulumtuesve gazetarë dhe dëshmitarve dhe u tha se “është Bashkësia Islame ajo që merrë në mbrojtje pedofilët hoxhallarë, si dhe vahabistët terroristë që hapur bëjnë thirrje për të vrarë, likujduar gazetarët e papërshtatshme, që nuk i shërbejnë fondamentalistëve islamikë.”

Tensionet kërcënuese të ndodhura gjatë në konferencën për shtyp.

I zemëruar nga fakti Ceriç u shfaq në një konferencë shtypi së bashku me avokatin mbrojtës dhe tha: “Nëse ai do të vizitojë vajzën e abuzuar dhe familjen e saj, … menjëherë dy gazetarë e sulmuan me një breshëri pyetjesh atë.
Ceriç pastaj akuzoi për islamofobinë, e cila e solli në konferencë për shtypë një tensionim që gati përfundoi në prag të një përleshje. “Ky rast ka të bëjë me një vajzë të vogël, për pedofili, dhe nuk ka të bëjë me islamofobinë”, tha një nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp në një gjendje të tensionuar.

Kërcënimet islamike kanë harruar skandalin e hoxhës ndaj të miturës duke rikthyer radikalizmin islam kundër vlerave të shoqërisë

Analistët kanë thënë se tensionet në rritje midis publikut, komunitetit islam dhe medias kanë lënë në hije plotësisht rastin e abuzimit seksual i cili pa dashur ka rihapë debatet e vjetër për radikalizmin fetar, rolin, sjelljen e komuniteteve fetare dhe liderët e tyre pas luftës në Bosnje dhe Herzegovinë .

Fshati Gluha e Bukovicës ka marrë famë më parë nga që është përmendur në disa gjyqe të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë, ICTY, kundër komandantëve ushtarakë boshnjakë. Gjatë luftës, në fshat ishte një bazë e grupeve të luftëtarëve të huaj islamikë që erdhën në Bosnje për të luftuar së bashku me boshnjake, ku synimi i tyre ishte të komandonin ushtrinë boshnjake.
Srecko Latal, BIRN BiH/Human Rights House
Përgatiti: Proletari.Com

Video mbi këtë abuzim seksual ku flet dhe vajza minorene e dhunuar, si dhe reagimi i Bashkësisë Islame Boshnjake






Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/02/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Bosnje: Imami abuzon seksualisht me një minorene

  1. sara

    11/04/2011 at 11:17


    Ka dasht me imitu Mohametin me Aishen 6 vjeçe…!

  2. qemal

    28/02/2011 at 18:24


    unë kam kujtuar se vetëm priftërinjë katolikë merren me kësi punërash të fëlliqta, vallahi nuk e dija, ja që dhe hoxhët ngacmojnë vajzat që mësojnë në shkollën elementare fetare për të nxënë mesimet e Muhametit.
    Nuk janë hoxhët kështu, por si thotë populli nuk ka pyll pa derra.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.