Biznesi elektronik

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3689
Biznesi elektronik – filloi në vitin 1996, kur kompania Amazon.com filloi të sjellë në internet industrinë e librave elektronik ,duke mundësuar prezantimin e katalogëve, broshurave, kryerjen e pagesave etj. Modeli i biznesit ishte një shitës me shumë blerës(1 më shumë). I njohur si e-comerce ose ecomerc, konsiston në blerjen ose në shitjen e produkteve ose shërbimeve duke përdorur një sistem elektronik siç është interneti.
Kuptimi i termit “Biznes elektronik” ka ndryshuar me kalimin e kohës. Në fillim i referohet transaksioneve komerciale në formë elektronike, në përgjithësi bazohej mbi një teknologji të quajtur EDI (elektronik data interchange) e cila përdorej për të dërguar dokumente komerciale në formë digjitale. Në vijim do të shtohen edhe funksione të tjera, që nga blerja e produkteve ose shërbimeve duke përdorur www ( world wide web) duke përdorur servera të sigurt,dhe me shkëmbimin e pagesave online (siq janë pagesat me kartela të kreditit). Biznesi elektronik është biznes i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e teknologjisë informatike komunikues, e sidomos  teknologjisë së internetit. Biznesi elektronik vazhdimisht gjeneron modele të reja afariste, lloje të reja të partneritetit afaristë dhe mënyra të reja të afarizmit.

Biznes elektronik nënkupton :
-optimizmin e proceseve afariste (prodhimin,marketingun, distribuimin, shitjen, pagesat etj).
-përmirësimin e marrëdhënieve (me publikun,me klient,furnizues, distributor etj).
-përmirësimin e shërbimeve afariste (në banka , agjensione të advokimit, të kontabilitetit etj).

Biznesi elektronik ka ndryshuar në mënyrë rapide ekonomin, shoqërinë dhe politikën. Kjo është arsyeja kryesore sepse sot interneti dhe zhvillimi i afarizmave përmes rrjetave kompjuterik dhe në mënyrë elektronike i kushtohet kaq shumë rëndësi viteve të fundit. Pa marr parasysh se çfarë biznesi zhvillon është kuptuar se për mes internetit mund të sigurohen të hyrat e përgjithshme dhe të zvogëlohen shpenzimet.

Definimi i biznesit elektronik

Biznesi elektronik mundëson afarizëm efikas, duke mos përdorur dokumentet e letrës dhe kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet pjesëmarrësve në procesin e komunikimit afarist. Afarizmi në të cilin transaksionet afariste realizohen në mënyrë elektronike njihet me emrin afarizëm elektronik (angl.Elektronic business). Biznesi elektronik ose biznesi-e (nga gjuha angl.electronic business,ose “e- business”) në kuptim të gjër mund të definohet si proces afarist i cili realizohet me ndihmën e sistemeve informatike të automatizuara. Biznesi elektronik nënkupton atë formë të biznesit në të cilën transaksionet afariste realizohen kryesisht në mënyrë elektronike.

Në përgjithësi biznesi elektronik mund të definohet në disa aspekte:
1. Nga aspekti I komunikimit-nënkupton dërgimin e informatave, produkteve, shërbimeve, ose pagesat për mes telefonit, rrjeteve kompjuterike ose mjeteve tjera.
2. Nga aspekti I afarizmit- nënkupton përdorimin e teknologjisë digjitale në proceset e automatizuara afariste.
3. Nga aspekti I shërbimeve paraqet një vegël e cila shfrytëzuesve të shërbimeve I siguron të dhëna më të shpejta lidhur me ofertën e shërbimeve.
4. Nga aspekti I perspektivës on-line siguron mundësin e blerjes dhe shitjes së produkteve dhe informatave për mes internetit dhe serviseve tjera on-line.

Prandaj , në përgjithësi themi se “biznesi elektronik” nënkupton blerjen dhe shitjen e informatave,produkteve dhe shërbimeve për mes rrjetave kompjuterike dhe përkrahjen e të gjitha llojeve të transaksioneve afariste për mes infrastrukturës digjitale. Në përgjithësi arsyet e përdorimit të biznesit elektronik jan arsye ekonomike.

Modelet e biznesit elektronik

Me përdorimin e internetit biznesi elektronik është bër realitet dhe janë krijuar mundësit për zhvillimin e afarizmit midis ndërmarrjeve pavarësisht se ku ndodhen ato. Si rezultat I komunikimit me rrjeta janë zhvilluar disa modele të tregtisë elektrike siç janë:
-modeli B2B (business to business)
-modeli B2C (business to customer)
-modeli C2C (customer to customer)
-modeli C2B (customer to business)
-Modeli B2B (business to business) paraqet modelin e afarizmit i cili zhvillohet midis ndërmarrjeve të cilat shkëmbejnë mallrat, shërbimet ose informatat njëra me tjetrën.
-Modeli B2C (business to customer) paraqet modelin afarist i cili zhvillohet ndërmjet ndërmarrjeve dhe konsumatorëve.
Kemi një lidhje direke ndërmjet ndërmarrjeve dhe konsumatorëve. Konsumatoret e porosisin mallin dhe shërbimet në mënyr elektronike nga ndërmarrja. Ekzistojnë edhe modele tjera të tregtisë elektronike të cilat janë kombinim i formave të përmendura më lartë.
B2B2C (business to business to customers) C2B2C (customers to business to customers)
ArditMuca.wordpress.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/11/2011. Filed under Ekonomia Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.