Biseda për Jetimët

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7781
Të nderuem Fëmijë Jetimë, të rinjë dhe prindër shqiptar !

Inspiracioni jem

Përherë mue më ka brengosë Fati tragjik i Fëmijve Jetim Shqiptar. Ishte shumë e vështirë ta shprehje ndër miqë dhe të afërm të mi sepse koncepti Jetim” ishte dhe mbeti tabu edhe sot në mbarim vitin e 2010-ës. Pas viteve 1991 mora guxim të merresha me kët shtresë social që Fati i mungesës së Prindit, ju desh të përballonin në ndryshimet e reja demokratike . Kjo kohë e re i mënjanoi ata nga rrjedhat e saj prej pakujdesisë dhe ndonjëherë edhe duke i paragjykue nga sfera e politikës nga ndonjë grupë njerzish në pushtetë. Unë nuk vrapova pas partive, pas qoshkëza të rehatëshme të administratës së re sikurse ndodhi me ndonji shokë të mi. Pranova riskun e poshtërimit moral të timit si person para institucioneve dhe shumë njerëzve pasi e ndjeja dhe e gjykoja që unë duhesha të isha në frontin e kësaj shtëpie të braktisun e të grabitun nga grupe njerzish të pashpirt gjatë viteve 1991, 92′ e deri në vitin 1996. Mbi 350 foshnje dhe fëmij të rritun me shpejtësi të çmendun u eksportuen sikurse të ishte mall nëpër shtete të huaja në shkëmbim të interesave private mafioze dhe familjare të disa drejtuesve të Institucioneve të Shtëpisë Fëmijës në Shqipni edhe pse nuk ekzistonte Legjislacioni i Birësimit të jetimve me Botën e Huaj sepse vendi yn ishte në një ”Rrethim imperialisto – revizionist”, të bunkerizuem totalisht.
Këta qindra të braktisun u organizuen nga dora kriminale e drejtuesave të shtetit në institucione jetimore, në institucione të ish Komiteteve Ekzekutive e sot Bashki, në Gjykatat e qyteteve deri në Zyrën e Presidentit Ramiz Alia.
Shoqata e jetimve që ishte formue e dënoncoi kët akt barbar të shpirtit mëkatar të shtetit nëpër median e gazetave sikurse te gazeta ”Koha e Jonë’’ derisa nën kët presion të Jetimve të rritun ju imponue të Ndalonte Birësime nga të Huajt prej Dekretit të ish presidentit të Republikës Ramiz Alia. Veprim i tillë ishte të pakontrolluem nga asnjë ligjë që nuk ekzistonte, në një situatë transformimesh që u shoqërue me kaos, tragjedira civile, djegie, shkatërrime, eksode në masë të popullit të varfën e të revoltuem nga Represioni Diktatorial i gjatë për afro 50 vjet në Shqipëri.

Fenomeni Jetimllëku ka karakter social-historik
Njerëzit në shoqërinë primitive jetonin në bashkësi sipas fiseve, ku aktivitetet i kryenin të përbashkëta si mbledhjen e druve në pyll, gjuetinë e kafshëve të egër, ndezjen e zjarrit, ngranien e ushqimit apo në përshtatjen e të banuemit në shpella e,,,,, Familja ishte kompakte dhe kështu nuk flitej për fëmijë të braktisun. Kjo rregullsi të familjes kompakte bazohej në kontributin dhe shpërndarjen të ardhurave materiale për ekzistencën e antarëve të bashkësisë familjare sipas nevojave për çdo anëtarit të bashkësisë familjare.

Shpërbamja e familjes
Me shpërbamjen e bashkësisë kolektive të rendit shoqnor primitivë solli ndryshime kolosale të paparashikueshme për atë kohë sepse u ndryshue rendi nga rendi shoqëror primitiv në atë rendin skllavo-pronor, ku objekti njeri nuk ishte ma aktori primar i subjektit social.
Lindi tregtia, shpërndarja e të mirave materiale nuk shpërndahen ma sipas nevojave personale të individit. Tashmë lindi prona dhe prandej u quejt sistemi skllavo-pronar.
Prona si institucion ishte një revolucion universal i marrëdhanieve shoqërore ma të përparueme. Ishte një shtysë që lëvizi mendimin njerzor, zgjoi mendjen e Njeriut.
Prona pasuroi pakicën dhe varfëroi shumicën si një proçes i polarizimit e ndau botën në dy pjesë, që ende edhe sot vazhdon kjo ndarje antagoniste. Me kët ë institucion ekonomik dhe juridik si dhe politik derivoi edhe në fushën morale të shoqërisë.
Qysh me shpërbamjen e familjes kompakte në periudhën primitive nisi të shfaqet fenomeni i Braktisjes së Fëmijve në saj të ndryshimit të bazës materiale që ishte ndërtue shoqëria nga ajo bashkësi kolektive në një shoqëri tjetër ku baza materiale u shpërba në ndarjen e një pakice dhe shumica që vazhdon edhe sot e në vitet e shekujt e ardhëshme të mos posedojë të mirat materiale.
Në kët vështrim social-historik, familja sikurse të gjitha subjektet shoqërore materiale pësuen transformime të thella strukturore dhe fizionomike. Shthurja e familjes solli varfërinë e shumicës dhe pasurimin e pakicës. Në kët varfëri Roli i Njeriut u zbeh në maksimumin e saj deri në nivelin e neglizhencës totale. Pra njeriu që lindte nuk kishte vlerën e dikurshme të kujdesit të maparshme kolektive.
Kuptimi i përgjithshëm i fenomenit Jetimë
Ashtë e pamujtun që të përshkruhen në një faqe të tillë arsyet e fenomenit jetim.
Fjala Jetim vjen nga kuptimi i të qenurit pakërkënd, i vetëm në jetë, që në vështrimin tjetër cilësohet si i braktisun nga prindi biologjikë, kujdestar dhe nga shoqëria për arësye politike e shoqërore .
Si bahen fëmija Jetim?
– Prej familieve të dobta, prej lidhjeve të dobta bashkëshortore divorcohen.
– prej jo familjeve, prej marrëdhanieve të parregullta midis femrës dhe mashkullit.
– Fatkeqsive natyrore, kur njeni apo të dy prindërit aksidentohen deri në vdekje.
– Fakeqësi shëndetsore, nëse vdesë apo gjymtohet nga sëmundja njëri apo të dy prindërit.
– Fatkeqësi kur prindi përfundon në burg.
– Varfëria e tejskajëshme sjell në prindër të dobët nga karakteri,që sjell pasoja deri në shkatrrim të familjes dhe braktisje të fëmijve.
– Varfëri e tejskajëshme e familjes, mungesë ekonomike për të mbajtur me bukë, tesha dhe libra fëmijtë, duke ja dorzue fëmijt në institucionet Jetimore.
– Kur prindërve u merren fëmijtë kur njeni apo të dy janë të padenjë moralisht të rrisin fëmijt duke i keqtrajtuar fizikishtë, duke i shitur, duke i perdhunue, duke mos zbatue obligimet prindërore dhe shtetnore për kujdesin ndaj fëmijve.
– Kur prindërit dëbohen nga shtetet e huaja kryesisht vendet perëndimore dhe fitojnë të drejtën e qendrimit vetëm femijtë. Vepër antinjerzore e vendeve demokratike ndaj të drejtavet ë Femijve për të bashkëjetue me njeni – tjetrin vëllazen e motra dhe me prindërit e tyre.
– Kur një pjesë e femijve nuk fitojnë të drejtën e qendrimit në shtetet perëndimore.
– Nga mashtrimi i psikologëve për të shkatërrue fëmijtë duke ja heqë prindit padrejtsisht.
– Kur ka luftra civile apo jocivile, ku vriten prindërit dhe fëmijt mbeten pa kujdes as të shtetit që ashtë në luftë me shtetin tjetër apo një luftë e brendëshme sikurse ndodhin edhe sot.
– Kur fëmija mbetet jetim prej fatkeqësive natyrore.

Kush ka detyrë t’i mbrojë fëmijtë Jetim?
– Shteti në bazë të kushtetutës dhe konventave të Mbrojtjes së Fëmijve.
– Të afërmit
– Bujaria e njerëzve
– Shoqëria
– Institucionet fetare

Si do të rehabilitohen Jetimët në Jetë?
Nga dashuria dhe respekti i shoqëris dhe i shtetit.
– Duke i mbajtë këta Jetimë në kontaktë me ambientin familjar duke i dërgue për festa e pushime te njerzit e fisit tyne.
– Duke i birësue në familie të mira ekonomikishtë.
– Duke i birësue dhe ndihmue me financë shteti, shoqata bamirëse civile apo fetare ato familje që e birësojnë derisa të bahen të aftë për punë.
– Sa ma pak birësime ndër të huej.
– Të kontrollohen periodikisht birësimet nga dyshja Shoqata e Jetimve dhe e shtetit.
– Duke i dërgue në institucione jetimore me ambiente sa ma të përafërta me ato marrëdhanie familjare.





(Fotot e mësiperme i përkasin ish fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve: Vlorë, Durrës dhe Fier – Vitet 1963/ 1992).

U shkruejtë prej Bep Martin Pjetrit (Miku i Jetimve)
Më dt.5 dhjetor 2010
Copyright Proletari.Com

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/12/2010. Filed under Jetimët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Biseda për Jetimët

  1. Petro

    17/12/2010 at 23:59


    Në një nga fotot është dhe Flamur Pirgu – baba i tenorit të madh Saimir Flamur Pirgu aty nga viti 1967 në Shtëpinë e Fëmijës Fier.
    Aty është Bashkim Alia banues në Tiranë me detyrë shef llogarie në një ndërmarrje ekonomike.
    Aty është Rajmond Fishta nga Shkodra, nipi(djali i motrës) i të ndjerës Florinda Gjergji.
    Brahim Sinani dhe Kristaq Kocka në Volrë – 1962, i ndjeri Paulin Kola,Harrilla dhe Luiza Daka në ish Shtëpinë e Fëmijës Vlorë – 1963, Nikoll ,….

  2. Petro

    17/12/2010 at 23:50


    Kush e njeh veten në fotot e masipërme le të shprehet dhe të lidhet me stafin e sitit https://www.proletari.com
    Janë foto të disa fëmijve të Shtëpive Fëmijve që u rritën në Vlorë, në Shkodër, Durrës, në Fier, në ……,
    Kjo lloj ekspozimi ndodhë edhe nga ish Fëmijtë e Shtëpive të Fëmijve të botës. Shifni në internet fotot e kolegve shqiptar.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.