Besnik Dabulla djali i Arta Dades plagos nipin e Adil Çarçanit me pistoletë dhe gjykata vendos vetëm arrest shtëpie

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 8285
Gjykata, vetëm arrest në shtëpi për djalin e Arta Dades.
Policia në kërkim të armës së krimit për të verifikuar nëse është përdorur në raste të tjera.
Pas një seance gjyqësore që ka zgjatur më pak se 30 minuta, gjykata ka caktuar masën e sigurisë për djalin e deputetes socialiste, Arta Dade, i cili po hetohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Tiranës ka vendosur që të japë masën e arrestit në shtëpi për Besnik Dabullën, ndërsa prokuroria ka kërkuar një masë prej 20 ditësh burg për plagosje të rëndë. Dabulla ka qenë në sallën e gjyqit pasi ka plagosur me një pistoletë 34-vjeçarin Edrin Lufi, i cili është edhe nipi i ish-kryeministrit të diktaturës, Adil Çarçani, të mërkurën në mbrëmje në lokalin “Liburnia” në zonën e ish-Bllokut. Besnik Dabulla është arrestuar nga policia po atë natë, pasi kishte dërguar në spital Endrin Lufin, djalin e vajzës së Çarçanit. Sipas gjykatës vendimi është argumentuar nga avokati mbrojtës i Dabullës me faktin se vetë nipi i Çarçanit e kishte falur Besnik Dabullën për plagosjen. Ai ka paraqitur një deklaratë të shkruar nga Edrin Lufi, të cilën ai deklaronte se plagosja me pistoletë kishte ndodhur pa dashje. Ndërkohë që policia është në kërkim të armës së ngjarjes, për të verifikuar nëse është përdorur edhe në krime të tjera.

Masa

Prokurori i çështjes ka kërkuar që për Dabullën të jepej masa me burg për 20 ditë, deri në përfundimin e hetimeve, duke e cilësuar si një plagosje të rëndë. Ndërsa avokati mbrojtës i djalit të Arta Dades është shprehur se masa më e drejtë dhe më ligjore për t’u marrë ndaj klientit të tij ka qenë ajo e masës me arrest në shtëpi. Ai e ka argumentuar këtë kërkesë duke u mbështetur se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Gjithashtu, avokati mbrojtës ka paraqitur një deklaratë të lëshuar nga vetë i plagosuri Edrin Lufi. Në deklaratën e lexuar nga avokati, Lufi shprehej se e kishte falur Besnik Dabullën dhe se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale. Gjithashtu, në këtë deklaratë thuhej se i nipi i Adil Çarçanit, Edrin Lufi, dhe Besnik Dabulla nuk kanë pasur konflikte të mëparshme dhe se marrëdhëniet e tyre kanë qenë dhe do të mbeten të mira. Mbi faktin se gjithçka ka qenë një aksident, pala mbrojtëse është mbështetur tek fakti se vetë i pandehuri Dabulla e ka dërguar në spital 34-vjeçarin Lufi, për të marrë edhe ndihmën e parë. Pikërisht këtu ai ka treguar edhe se si kanë shkuar ngjarja.

Për sa i përket akuzës për armëmbajtje pa leje, pala mbrojtëse është shprehur se deri në momentin kur nuk është gjetur arma e krimit, ai nuk mund të gjykohet për të, pasi nuk mund të vërtetohet nëse ajo është me leje apo pa leje. Ky argumentim i fundit nga ana e avokatit mbrojtës është cilësuar si qesharak nga ana e policisë, pasi në vendngjarje është gjetur gëzhoja dhe predha e plumbit me shenja gjaku.

Prova

Burime nga policia e Tiranës shprehen se janë vënë në kërkim të armës së krimit, për të bërë të mundur verifikimin e saj për këtë krim dhe për të tjera. Ajo e ka cilësuar si jo profesional argumentimin e bërë nga ana e avokatit mbrojtës të Dabullës. Sipas saj, ka prova të mjaftueshme për të bërë verifikimin, pasi në vendngjarje është gjetur bashkë me gëzhojën edhe predha e plumbit me gjak. Nga ana e policisë dyshohet se arma është fshehur nga vetë Dabulla, disa çaste pas kryerjes së plagosjes.
Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/01/2011. Filed under Korrupsion,Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Besnik Dabulla djali i Arta Dades plagos nipin e Adil Çarçanit me pistoletë dhe gjykata vendos vetëm arrest shtëpie

  1. shaqir

    10/01/2011 at 10:25


    Te ish Blloku pas 20 vjetesh ndigjohen krisma pistoletash ndaj trashegimtarve te diktatorve te padenuar.
    Ne nje tryeze te restoranti i deputetes socialiste dhe ish ministre Arta Dade jane ule nipat e kryediktatorit enver hoxha te pandeshkuar – shkelzen hoxha – djali i sokolit me djalin e vajzes te diktatorit te pandeshkuar – adil carcani i quajtur endri lufi me te birin e arta dades(e divorcuar) – besnik gezim dabulla. Pasi darkojne per shtate pale qejfe jane zene pune hordheqesh dhe besnik dabulla ja ka shpraze plumbin ne barke endri lufit dhe esht be buje ne gjithe qytetet e vendit.
    Nuk e di se sa e tmerrshme ka qene ish blloku, ku nen restorantet e ish bllokmenve jane te lara me gjak te kundershtarve te njeri-tjetrit. E sot aty nuk ka qetesi toka, lype hakmarrje dhe ja teatri rishfaqet tashme te hakmarrje vepron ndaj nipave te njeri-tjetrit. Kerkon gjak kjo toke dhe gjaku po shperthen nder barqe te dhjamosura me genet e krimeve duke filluar kunder nipit te ish kryeminsitrit, diktatorit te padenuar adil carcani.

Komento