Berisha lançon 380 projekte rajonale

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2004
Qeveria bën një tjetër hap në përmirësimin e infrastrukturës moderne në Shqipëri, duke vënë në zbatim shpërndarjen e 380 projekteve në mbarë vendin.
Qeveria i hap rrugë zbatimit të 380 projekteve të reja në të gjithë vendin në kuadër të zhvillimit rajonal. Këto projekte, sipas Kryeministrit Sali Berisha, përfshijnë ndërtimin e rrugëve dytësore, shkollave, kanalizimeve dhe ujësjellësve nëpër zona të ndryshme të vendit, të cilat do të financohen sipas grantit të rajoneve. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, z. Berisha vuri në dukje se projektet e reja do të modernizojnë infrastrukturën e vendit dhe do të hapin vende të reja pune. Ai bëri me dije se projektet do të shpërndahen nëpër bashki e komuna, ndërkohë që nënvizoi se pa infrastrukturë nuk mund të ketë një zhvillim të bujshëm të turizmit. Sipas Kryeministrit, në shpërndarjen e fondeve do të zërë peshë varfëria. Z. Berisha informoi se këtë vit do të nisë edhe llogaritja e GDP-së së rajoneve. Ai pohoi se do të ketë investime të shumta me qëllim që dallimet sa i përket varfërisë dhe problematikave të tjera rajonale të shkojnë drejt ngushtësimit. Po kështu, duke folur për zhvillimin bujqësor rajonal, Kryeministri tha se vitin e fundit u dyfishua eksporti i zarzavateve, ndërkohë që sikundër tha ai, janë rritur edhe sipërfaqet e serave të diellit.

Ndërsa duke u fokusuar tek problemet e vendit, Kryeministri ka njoftuar lëshimin e grantit rajonal, që sipas tij bën të mundur shpërndarjen në komuna të 380 projekteve. “Këto projekte përfshijnë rrugë dytësore, fshatra e komuna, lagje qytetesh, shkolla, kanalizime e ujësjellës. Pra, në tërësi këto janë projekte me të cilat ne bëjmë një hap në përmirësimin e infrastrukturës moderne në Shqipëri”, – deklaroi z. Berisha. Sipas tij, kjo shpërndarje bëhet mbi bazën e kritereve të reja, të shpallura publikisht, të drejta dhe të ndershme. “Për arsye të mirëkuptueshme, qeveria ka përparësuar gjatë viteve të shkuara rrethe të tëra dhe kjo ka qenë e pashmangshme. Nuk mund të mos përparësohej ultësira bregdetare, pasi pa një infrastrukturë të pranueshme e moderne, potenciali turistik i vendit nuk mund të zhvillohet. Nga ana tjetër ka dyfishim të eksportit të zarzavateve, duhet të rritet sipërfaqja e serave të diellit. Këto politika kanë qenë të drejta”, – ka sqaruar Berisha.

Një tjetër prioritet i përmendur prej tij ka qenë lufta kundër varfërisë, për të cilën qeveria ka hartuar politika të posaçme.
“Me shpërndarjen e fondeve një peshë ka marrë varfëria. Vetëm këtë vit INSTAT do të fillojë përllogaritjen në rajone të GDP-së, që në mënyrë të padiskutueshme do të jetë në diferenca të mëdha. Në studimin që i është bërë varfërisë nga Banka Botërore, mesatarja e vendit shkon në 12 për qind, pasi kemi zona varfërie. Politikat e qeverisë synojnë që këto dallime të shkojnë drejt ngushtimit”, – ka nënvizuar Berisha, i cili është shprehur optimist mbi efektet e këtij plani dhe për pranimin e tij nga ana e opozitës. “Prandaj, me këtë ndarje që bëhet, ne përmbushim kriteret dhe japim mundësi të nisin punimet në 380 rrugë, ujësjellësa, shkollë e kanalizime. Këto do të ndikojnë pozitivisht në hapjen e vendeve të punës, në shkollimin, etj. Shpresoj që qeveritë vendore ta vlerësojnë këtë hap tërësisht neutral”, – theksoi z. Berisha.
Valentina Madani/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/03/2011. Filed under Projekte/Tendera. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.