BE-ja kërkon arrestimin e Berishës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1593
Berisha tu fshi djerst e ftoftaMediat shqiptare në Kosovë dhe në trevat shqiptare në Maqedoni dhe Serbi duket se e kanë interpretuar në një mënyrë tjetër fjalën e eurodeputetit Nikola Vuljaniç. Raportuesi për Shqipërinë në PE dha një intervistë për “Top-Channel” një ditë më parë ku ndër të tjera foli për korrupsionin dhe ndëshkimin e tij.

Vuljaniç tha se Shqipëria duhet të arrestojë dhe ndëshkojë, këdo që është i përfshirë në aferat korruptive. “Duhet të shkojë para drejtësisë çdo person që kryen korrupsion, qoftë ky zyrtar i lartë, prokuror i përgjithshëm apo kryeministër”, pati thënë Vuljaniç.

Mirëpo kjo frazë ka mjaftuar që mediat shqiptare në Kosovë dhe më gjërë të aludojnë se Bashkimi Europian po kërkon nga drejtësia shqiptare që të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha. “BE kërkon arrestimin e Sali Berishës”, është titulli i “Zërit” lidhur me deklaratën e Vuljaniç. Po në të njëjtën valë është edhe portali shqiptar në Maqedoni, “Zhurnal”.

Kosovarja “Express”, është disi më e moderuar në këtë pikë, por nuk mbetet shumë prapa mediave të tjera. “A po kërkon Brukseli arrestimin e ish-kryeministrit Berisha?”, ky është titulli që i vë artikullit “Express”. Në këtë mënyrë, deklarata e eurodeputetit kroat ka qenë çështje dite në Kosovë dhe trevat shqiptare në Maqedoni dhe Serbi.

Edhe “Presheva Jonë” i kushtoi të njëjtën hapësirë kësaj qasjeje. Ndërsa në Shqipëri, deklarata e Vuljaniçit nuk u interpretua për asnjë çast në këtë mënyrë në hapësirën mediatike.

Shekulli Online/E.D

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/12/2013. Filed under Aktualitet,Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.