Banka Botërore dhe komploti i mendje ndriturve(iluminati)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4705
Kam vite që bëj pyetje vehtes apo dhe miqve të mi, mbi shumë fenomene dhe sisteme shoqërore që nga antikiteti dhe deri më sot. Që në rini kam hyrë shpesh në “konflikt” me sistemet e ndryshme qofshin ato shkollore, shtetërore apo dhe fetare vetëm për faktin se bëja pyetje “jo të përshtashme” për mësuesit apo dhe docentët e fushave të ndryshme. Kjo forcë kontradiktore me atë që më servirej vinte nga mos arësyetimi dhe argumentimi i teorive që më servireshin dhe kjo bënte që të lindnin pyetje që kërkonin një përgjigje të argumentuar, dhe mbi të gjitha që të kishin një bazë vërtetësie të lartë dhe të provueshme. Kjo më shtyu që të isha shumë i ndjeshëm ndaj çdo fenomeni shoqëror qoftë shkencor apo dhe shpirtërore. Pra qoftë materie(lëndë) e prekshme qoftë abstrakte në konkretizimin e saj. Disa nga shkencat që më erdhën në ndihmë në këtë drejtim ishin Psikologjia dhe derivatet e saj(psikoanaliza, psikoterapia etj), Filozofia dhe fushat e saj politike dhe ekonomike e ndërthurur me letërsin e vargut filozofiko-shoqëror ku rilindisat tanë shprehen gjithë forcën e vargut për të krijuar filozofin e shqiptarizmit politiko-ekonomiko-shoqëror dhe pavarësisë nga drejtimi i huaj të prodhuesit shqiptar.

Le të hyjmë në çdo skutë dhe vrimë të natyrës së njeriut për të parë më mirë se çfarë po ndodh me shoqërinë njerëzore dhe kush po e drejton atë.

Sistemet shoqërore

Sipas shkencës – Që me njeriun e parë Homo sapiens kemi dhe krijimin e shoqërisë njerëzore(më shumë se një,dy njerëz). Sipas studimeve të shumta ky njeri është i përshtatur të jetojë mbi tokë falë një organi që është Truri i cili komandon/drejton çdo organ dhe lëvizje apo përceptim të kapacitetit(aftësi për të kryer një aksion) të abstraktes(shmangje nga përceptimi i shikueshëm), gjuhës dhe introspeksionit. Njeriu duke pasur këtë organ kaq të përfeksionuar me kalimin e shekujve ka arritur të dominojë mbi qëniet e tjera tokësore. Ai(njeriu) kur filloj rrugën e mbijetesës hasi në shumë vështirësi të tipeve të ndryshme qoftë biologjikisht të detyrueshme(siç është ushqimi, uji dhe gjumi) qoftë ato të kanosjes nga qëniet e tjera(pra mbrojtja). Këto faktorë bënë që njeriu të zhvillonte me kohën dhe praktikën një aftësi shumë të zhvilluar për ti bërë ballë mbijetesës mbi tokë dhe të arrijë dhe të dominojë/zotërojë mbi qëniet e tjera që i mungonte kjo aftësi përfekte që organi tru i jepte njeriut. Ai fillojë të shumëzohet(të rritet në numër) kjo falë dhe organit tjetër shumë të zhvilluar të gruas që është Mitra ku dhe shumë teori të fiseve njerëzore i dhanë një simbol të mbinatyrshmërisë ku bazohej çdo eveniment dhe vazhdimësi e njeriut nga një gjeneratë në tjetrën.

Mirëpo njeriu gjatë këtyre zhvillimeve ai e pa të nevojshme krijimin e një kontakti me të jashtmen qoftë edhe me njerëzit e tjerë që e përcaktoj duke e quajtur marrëdhënie ndër njerëzore. Kjo filloj në momentin kur njeriu u rrit në numër dhe filloj të shtegtojë vise dhe klima të ndryshme tokësore dhe pa që njerëzit e tjerë kishin arritur  zhvillime të ndryshme të nevojshme për të dhe anasjelltas. Kjo bëri që të lindë Bashkësia njërëzore pra ku njerëzit bashkoheshin që të shkëmbenin mendime rreth fenomene të ndryshme natyrore në mënyrë që ti bënin ballë me lehtë. Njeriu po ashtu në natyrën e tij nuk është i vetmuar pra ka nevojë gjithmonë për një krahasim dhe kështu ai komunikon me njeriun tjetër për të shkëmbyer natyrën e tij duke u përballur në mënyra të ndryshme. Kjo dhe bëri që zhvillimi i njeriut të kishte dhe përmasa të ndryshme pasi në bashkësi njeriu filloj të dukej për aftësitë e tij të cilat ishin të ndryshme nga aftësitë e njeriut tjetër dhe kjo solli dhe kalimin e kohës vetëdijshmërinë që njeriu që gjuan më shumë kafshë të quhet gjuetar, njeriu që parashikon të nesërmen të quhet lider/drejtues etj… Këtu fillon dhe zanafillja e zhvillimit të sistemit duke shpërbër të vjetrën me të renë që sjellë dhe Skllavopronarinë, pasi drejtuesit/liderit u bënë shumë të nevojshëm për njeriun që kishte në natyrën e tij të drejtohet nga diçka apo dikush, i cili duke njohur këtë aftësi që kishte krahas njerëzve të tjerë e përdori atë për të mira materiale për vehten e tij. Duke filluar ndarjen në kategori/klasa dhe duke krijuar pushtetin e drejtimit ndaj njerëzve të tjerë që me kalimin e kohës shndërrohet në sistem Feudal i shkëmbimit të mallrave. Pasi kjo sillte që secili njeri të prodhonte atë që ishte më i aftë në një gjë dhe ta shkëmbente me njeriun tjetër që ishte më i aftë në tjetër gjë, si psh: njeriu që dinte të kultivonte grurin e shkëmbente me njeriun që dinte të punonte gurin e kshu me radhë.

Mirëpo ky sistem nuk sillte fitime të atyre që nuk prodhonin por vetëm drejtonin dhe kjo kategori ishte në rrezik kështu që duhej të mendonte diçka që ti jepte edhe njëherë rolin kryesor që kishte në sistemin e mëparshëm. Kështu që njeriu drejtues shpiku sistemin kapitalist(akumulimit i mallit dhe pushteti drejtues). Dihet që gjatë këtyre shekujve dhe ndryshimeve njeriu bëri shumë luftëra dhe shumë përpjekje për të dominuar mbi njerëzit e tjerë. Por Historia na mëson se forca e njeriut nuk është në armën materiale që ai disponon pasi shumë shoqëri krijuan armë dhe rregulla duke i dhënë emrin perandori,monarki apo dhe së fundi republikë por e panë që kjo nuk sillte një drejtim të përjetshëm mbi tokë dhe kështu që fuqia kalonte në dorë të njërit apo tjetrit popull ne periudha të ndryshme të historisë njerëzore. Ne nuk duam të bëjmë historinë e këtyre fenomeneve por na intereson sesi njeriu përfeksionoj këto zhvillime me konkludimin e sistemit kapitalist ose të ashtu quajtur ekonomia e tregut.

Njeriu drejtues zhvilloj një kapacitet “jashtëtokësor” në lidhje me krijimin e këtij sistemi duke krijuar fenomenin Bankë. Në fillim e eksperimentojë si roje të kapitalit ku si çdo roje merr pjesën e tij(paguhet) dhe pastaj e zhvilloj me vërjen në lëvizje të këtij kapitali duke krijuar thjeshtëzimin e lëvizjes së këtij malli me anë të materies si psh: ari,diamanti apo dhe lëndë të tjera të çmueshme që kishte toka dhe që bashkuan këtë lëvizje të kapitalit duke e thjeshtëzuar dhe duke ja humbur vlerën prodhuese me finalizimin e kart-monedhës/parasë që s’është asgjë tjetër vetëm se një letër me ngjyra që shpërfytyron prodhimin që prodhon njeriu çdo ditë.

 

Banka Botërore dhe fuqia mbi tokë

Pak histori:

Banka Botërore(World Bank – WB) në shqip me inicialet BB, në italisht BM përbëhet nga institucione ndërkombëtare që janë:

  • Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(BNRZH), në anglisht International Bank of Reconstruction and Development (IBRD)
  • Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim(ANZH), në anglisht International Development Association (IDA)

Banka botërore u krijua me 27 Dhjetor 1945 me emrin Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(BNRZH) pasi ishte firmosur marrëveshtja e quajtur Konferenca e Breton Uds (Bretton Woods) nga 1 – 22 Korriku 1944 ku në qytetin Karrol(Carroll) të Nju Hamshir(New Hampshire) SHBA(USA) u mbajtë për herë të parë në historinë e njeriut një konferenc mbi urdhrin monetar totalisht i njëzëshëm(konkorduar) dhe i menduar për të drejtuar raportet monetare midis shteteve të pavarura. Dhe ku morën pjesë 44 shtete(aleate) me 730 delegatë dhe zgjati për rreth tre javë në një kohë që konflikti botërore akoma s’kishte marrë fund. Kjo marrëveshtje bëri hapin e parë për rimëkëmbjen ekonomisë së shteteve Europiane dhe Japonisë pas luftës së dytë botërore.

Pra  këtu oktapodi bankar fillon të shtrijë këmbët në Europë duke futur fuqinë monetare amerikane në vjeljen e prodhimit evropian dhe privatizimit të saj me kalimin e kohës. Gjithmonë jemi në planin privat pasi nuk kemi asgjë të arrirë me votën e popullit apo përfaqësuesve të tij. Kemi thjesht një grup industrialistësh që financojnë me shuma monetare(letre) prodhimin e materies-lëndës, pronës etj. Pra me pak fjalë më të thjeshta kemi Bankën që i ofron letra(monetën) shtetit i cili “paguan” popullin për të ndërtuar të mira për njeriun të cilat do bëhen prona të atij që ofroj letrën(monetën) duke mbajtur kështu në këmbë sistemin monetar që privatizon prodhimin nga hiçi.

 

Kush janë drejtuesit e këtij sistemi kaq të rrezikshëm për njeriun?

Emra familjesh tregëtarësh dhe industrialistësh që kanë krijuar këtë sistem privat për të marrë fuqinë shteteve të pavarura dhe për ti drejtuar ato me forcën e monetës. Si psh: Familja ASTOR, BUNDY, COLLINS, DUPONT, FREEMAN, KENNEDY, LI, ONASSIS, ROCKFELLER, ROTHSCHILD,RUSSELL, VAN DUYN, MEROVINGI që janë të gjithë origjinë mbretërore dhe gjak Evropian.

Ja t’ju jap një shembull konkret:

BB i jep shtetit shqiptar hua 100€(euro) për 3 muaj me interes 2.8% pra në bazë të aritmetikës i bie që shteti shqiptar ti kthejë BB-së pas 3 muajsh 102.80 €. Nga i mori këto 100€ BB-ja?- Nga askund, thjesht vuri në punë makinerinë dhe i shtampoj, pra harxhoj rreth 30cent letër me ngjyrë dhe punë. Le të zbresim 102.80-0.30=102.50 që ju kthyen në xhepin e BB-së pa bërë asgjë. Po kush i prodhoj ato interese fitimi?-  populli padiskutim, pasi shteti fuqinë punëtore e ka në popull. Pra populli prodhon duke mos fituar asgjë? Pra në shkëmbim merr vetëm një copë letër me ngjyrë të cilën e qarkullon për të siguruar nevojat e përditshme.

 

Pse banka kërkon si garanci për dhënie borxh prona të paluejtshme?

Shumë thjesht, sepse sistemi bankar është krijuar që të krijojë nga hiçi pasuri të paluejtshme apo dhe lëndë të çmueshme siç është Ari,Diamanti etj… këtu citoj pronat që ka BB-ja në Afrikë(miniera ari,diamanti). Shpesh kemi dëgjuar që banka konfiskoj vetëm 50% të asaj që kishte dhënë hua. Si ka mundësi që banka në huat që jep humb 50%??? A ju duket qesharake kjo mesele e krijuar për ti hedhur pluhur mendjes dhe arësyes së shëndoshë të njeriut. Po teorikisht dhe praktikisht Banka ka dhënë 100€ letër dhe në këmbim merr mall me vlerë 50€ por që nuk është më letër por mall pra materie,lëndë e parë. Pra jo vetëm që s’ka humbur asgjë por ka fituar nga hiçi.

 

Mendje Ndriturit(Iluminati)






Ka shumë “legjenda” që flasin për një grup sekret i cili drejton dhe manipulon botën me anë të krijimit të sistemeve të ndryshme shoqërore ku dhe më e diskutuara sot në botën e politikës është dhe Urdhëri i Ri Botërorë(New World Order). Të parët që shpallën publikisht këtë sistem të ri ishin ish-presidenti Gjorgj Herbert Uolker Bush(George Herbert Walker Bush) në ’92-shin i pasuar nga ish-sekretari i shtetit amerikan Henri Kisinger(Henry Kissinger), Gordon Braun(Gordon Brown) etj…

David Icke është një nga teoricienët që zbulon mekanizmin e këtyre lobimeve që sot duken se kanë marrë fuqinë e masës duke shfrytëzuar pikërisht prodhimin që secili nga ne çdo ditë sjellë në shoqërinë që e rrethon. Do shkruaj më gjërë në shkrime të tjera.
Pellasgilirarb/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/06/2011. Filed under Analizë,Ekonomi Politike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Banka Botërore dhe komploti i mendje ndriturve(iluminati)

  1. Genti

    03/06/2011 at 21:24


    I nderuar autor!

    E lexova me vemendje dhe disa herë u riktheva për të krijuar bindje të plotë.
    Ju keni sjellë një tematikë për institucionin BB, si ma të mistershme dhe mjaft gllabëruese.
    Ju e keni sjellë në gjenezën e saj sipas sistemeve shoqërore në botë për të shpjeguar ma qartë daljen në skenë të një përbindëshi katallan që quhet BB, që nëpërmjet sistemit saj ultra-mashtruese grabit mundin e popujve në botë nëpërmjet borxheve që u jepë shteteve. Dihet se prej grabitjes pasurohet grabitësi dhe tejvarfërohet borxhëmarrësi, që është populli.
    Ju prutë dy figura të megakrimit të BB:
    – Mekanizmin e vjedhjes nëpërmjet prodhimit të letrave apo të metaleve në të ekuivalentuar në para.
    – Bandën e kësaj katastrofe botërore si Bushi, Rokfeleri,….,,,,,,,,,,,

    Të falemnderit e të lumtë dora për dhuratën e bukur filozofik të aparatit bankar!

    E premte, më qershor 2011

Komento