Autizmi, 200 raste të reja në 2 vitet e fundit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2908
Numri i fëmijëve të prekur nga sëmundja e autizmit në Shqipëri, ka pësuar rritje gjatë 10 viteve të fundit. Në 160 fëmijë, 1 është i prekur prej saj, më së shumti ata të moshës 3 vjeç, ku dhe nisin të shfaqen simptomat e para.

Ndihma

Per t’u ardhur ne ndihme femijeve te kesaj kategorie, Fondacioni i Femijeve Shqiptare ka projektuar hapjen e nje qendre te posacme. Nderkohe ne Diten Boterore te Autizimit, nje spot publicitar do te transmetohet nga televizioni CNN, ku presidentja e Fondacionit te Femijeve Shqiptare ne Nevoje, Znj. Liri Berisha do te percjelle nje mesazh. “Nje numer shume i madh aktivitetesh jane duke u organizuar sot, ne shume vende te botes, per t’u perfunduar ne 2 prill me aktivitetin qe do te mbahet ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Nen kujdesin e organizates me te madhe per autizmin, “Autism Speaks”, kete vit transmetohet ne CNN nje apel i gjere per te shtuar perpjekjet mbare boterore, ne te cilen me eshte propozuar qe une te perfaqesoj Shqiperine, nepermjet nje spoti te shkurter televiziv”, eshte shprehur presidentja e Fondacionit te Femijeve Shqiptare ne Nevoje, Znj. Liri Berisha. Sipas saj, shifrat e femijeve te prekur nga kjo semundje jane rritur me hapa shume te shpejte, ne dekaden e fundit dhe njerezimit i duhet te gjeje forma te reja te trajtimit dhe te identifikimit te hershem.

 

Sëmundja

Per mjeket specialiste, kjo semundje ka ardhur duke u rritur nga viti ne vit, nderkohe per vendin tone mbetet problem diagnostikimi i hershem i saj, si dhe mungesa e mjekeve te specializuar, infrastruktures por edhe nje strategjie qe duhet te hartohet sa me shpejt nga Ministria e Shendetesise. “Ajo qe ne kemi verejtur keto vitet e fundit, eshte rritja e ndjeshme e rasteve. Keshtu gjate 20 muajve te fundit jane evidentuar 200 raste te reja te femijeve autike vetem ne Qendren Spitalore Universitare “Nëne Tereza” ose e thene ndryshe, nga te gjitha vizitat e kryera per vitin 2008, 20 per qind te rasteve, kane rezultuar autike” eshte shprehur shefi i sherbimit te Psikiatrise, Anastas Suli. Nga ana tjeter, ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka sqaruar se c’eshte kjo semundje duke treguar se me te rriskuar jane meshkujt. “Eshte nje crregullim ku femija nuk eshte ne gjendje te krijoje asnje lidhje emocionale me njerezit e tjere, ka demtime te shprehura te aftesive komunikuese dhe manifeston pergjigjet jo te duhura, ndaj aspekteve te ndryshme te ambientit” ka theksuar Godo.
S. Isaku/Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/05/2010. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.