At Shtjefen Gjeçovi o.f.m

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1431

At  Shtjefen  GjeçoviAt Shtjefen Gjeçovi në vitin 2014 ban 85 vjet, që e vranë tradhëtarët…

Vllazen e Motra Shqiptarë !

Në prag të 85 vjetorit të vrasjes së martirit dhe dijetarit të madh të trojeve tona shqiptare, të gjithë bashkatdhetarëve që kanë humbë njerzit e tyne të dashtun e të shtrenjtë, u drejtoj këtë

Thirrje: Falni gjaksorët !..

■Kuvendoni pranë atyne oxhakve të nderuem dhe rreth sofrave bujare si vllazen…falni gjaqet !

■Ju lutem, Dueni Flamurin e Gjergj Kastriotit !

Ndër ata Male janë Çerdhet e shqipeve !
Jepni besen e burrave si asht kenë zakoni !
Mos u ngujoni brè, burra, të atyne bjeshkëve…
Mos ia bani qejfin hasmit tuej shekullor !..

■Shqipnia e shumvuejtun kurrë, kurrë, nuk mund të rindertohet pa Faljen dhe pajtimin tuej!

 

Ja, çka u tha para pushkatimit At Mati Prennushi, një vlla i At Shtjefen Gjeçovit, vrasësve të vet, sllavo komunistë në zallin e kirit të Shkodrës:

“Jam i pafajshëm,po vdes në kry të detyrës s’eme.
Rrnoftë Krishti mbret, rrnoftë Papa, rrnofshin katolikët, rrnoftë shqipnia !
Ua baj hallallë gjyqit dhe ata që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm.”(arkivi mpm, dosja 1302)

■Klerikë shqiptarë të të gjitha besimeve !

U prini, drejtoni dhe ndihmoni edhe Ju, shoqatat e grupet atdhetare, që do të punojnë për faljen dhe pajtimin e gjaqeve në vitin 2014!

Ju lutem, nana, motra e Vajza me futa të zeza…

Hapni rinisë dyertë e ngujueme nder shula !..
Fëmijët kanë nevojë per me mësue dhe me luejtë …
Banje këtë vepër atdhetare e fetare në vitin 2014,
Vitin e 85-të, të vrasjes së martirit At Gjeçovi !

 

■Kujtoni, ju lutem, nga At Fishta:

Prandej, o zot, prej qiellet
Ti priri sytë mbi né,
E ban që puna t’ kthjellet,
Si asht mirë për atme e fé,

E gjaku i këtij meshtarit
T’ kjoftë falë per komb t’ shqiptarit.
1914, (mbi vorr të At A. Paliq, ofm.)

Me respekt e shpresë…autori

Fritz Radovani/Proletari.Com
Melbourne, 23 dhjetor 2013.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/12/2013. Filed under Krimet komuniste shqiptare,Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.