Armë dhe drogë në shtëpinë e Myslym Pezës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3940
Automatikë “Kallashnikov”, snajper, antitank dhe granatahedhës. Ky është arsenali i armëve që është sekuestruar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të zhvilluar në Pezë mbrëmjen e së hënës.Ka qenë një konflikt pronësie në Pezë të Tiranës që ka tërhequr vëmendjen e policisë për të mbërritur në këtë zonë, ndërsa më pas, kontrollet e kryera në bazë të informacioneve operative, kanë zbuluar arsenalin e armëve që ishte fshehur në shtëpinë e vjetër të Myslym Pezës. Policia tha se armët mbaheshin pa leje nga kushëriri i deputetit socialist Dashamir Peza dhe një mik i tij.

Policia tha dje zyrtarisht se në shtëpinë e Armand Pezës, agjentët e rendit sekuestruan edhe 200 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 20 kilogramë përzierës kokaine. Të gjitha këto prova të sekuestruara i kanë drejtuar hetuesit në një lidhje të mundshme të dy të arrestuarve, Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega, me një aktivitet të organizuar kriminal. Sipas burimeve policore, vendi ku u gjetën armët dhe sasia e lëndës narkotike dyshohet se ishte një prej “bazave” të kësaj organizate. Policia tha se është duke hetuar nëse dy të arrestuarit kishin ndonjë plan konkret për përdorimin e arsenalit të armëve që kishin në zotërim. Gjashtë automatikët dhe snajperi janë dërguar për ekspertizë për të verifikuar nëse ato armë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale më parë. Analizat e tyre po kryhen nga Laboratorin e Kriminalistikës, ku do të kryhet ekzaminimi balistik i armëve.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se në shtëpinë që përdorej nga Armand Peza, por që në fakt është shtëpia e vjetër e Myslym Pezës, vetëm 10 metra larg banesës së deputetit socialist Dashamir Peza, u sekuestruan 6 automatikë model 56 dhe model 54, granatahedhës, një pushkë snajper, dy dylbi snajperi, 20 copë krehra arme zjarri, 9 predha granatahedhëse të lehta antitanke dhe 6100 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Zbulimi i kësaj baze, që burimet nga grupi hetimor e cilësojnë si bazë kriminale, erdhi pas një incidenti që Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega kanë pasur me një oficer të RENEA-s, Adi Pojana, në një lokal në Pezë. Mbrëmjen e së hënës, dy të arrestuarit kanë tentuar të vrasin, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të oficerit Pojana, të cilin fatmirësisht nuk e ka prekur asnjë plumb. Nga të shtënat është dëmtuar makina e tij e parkuar pranë lokalit, si dhe xhamat e lokalit ku ka ndodhur konflikti.
Etleva Delia/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/09/2011. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.