Ardhja e Delisë në Pikturën Shqiptare

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 105
Vaj në telajo!!!. Përmasat: 200 x 281cm
Viti i realizimit….afërsisht vitet 1960- 65
Titulli: Dasma Shkodrane. Tema: Kthimi i Nuses në Gjini.
Vendodhja aktuale: Muzeu Lin Delija Antrodoco (Rieti), Itali.
Lin Delija lindi (2. 2.1925 -26 !!!) në Shkodër, Vdiq në Romë 1994.
“Mirë se erdhe, vëlla!”…. kështu Dhimitër Pasko përshëndet në 1944 daljen e librit të parë të Migjenit duke e huazuar nga baladat më të vjetra e tronditëse, njeriu që u ngrit nga varri për të përmbushur një premtim që s’kishte mundur ta kryente sa qe i gjallë. (Kadare)
Jetojmë në një kohë të pa identifikuar, ku vëmëndja nuk përqëndrohet dot në vlerat dhe jeta me nxitim kërkon aksion në të përditëshmen.
Kolë Idromeno nuk kishte kohe dhe vraponte po ashtu duke ngarkuar mbi supe të gjitha dishiplinat e Arteve (që asokohe lëvronin në Shkodër) duke i përcjellur ato në një epoke të re. Me goditjet e ndryshme që bëri në Art, Kola ndërtoj strukturën mbi të cilën më vone do zhvilloheshin gjinitë. Pak me diletantisëm por gjithsesi i kujdesur dhe i vëmëndshëm me arketipet dhe karakteristikat e një shoqërie e cila po kërkonte të identifikohej me një rol në Europe megjithëse shumë të vonuar. Shkak për këtë një sërë levizjesh që fërmentonin qytetin verior me tradita.
Jo rastësisht më vonë, në kronologjinë historike do lindin figura të tjera, të cilët me një fije të padukshme janë të lidhur nga energjia e këtij qyteti. Rasti sjell një nga Figurat e rëndësishme të arteve piktorin e emigruar Lin Delija. Me koloritit e pasur, Delija udhëton ndërmjet Ballkanit e përfundon në Romë duke huazuar si një Ortek cdo gjë që ndodhej në kalimin e tij. I mbushur me mallë për vendlindjen të cilën nuk mundi ta shikonte deri pas viteve 90, Delija përpunon në shumë aspekte të njëjtat arketipe të cilat ishin eksperimentuar nga Kola.
I programuar për një pikturë të mirfilltë me aroma ngjyrash, shkriu jetën e tij në një kohë kur -izmat në Europe po shfaqeshin si ylber. Përkushtimi i tij besnik me prejardhje Murgu për një ekzekutim tradicional ndërtoj karakterin e një pikture të papërseritëshme gjithashtu unike. Piktorët bashkohës të emigruar me riljev, ishin Ibahim Kodra dhe Gjelosh Gjokaj, quditerisht tre !!!..i pari shkrinte krijimtarinë e tij në Milano, qytet plot me aksion, ndërsa i dyti Gjeloshi i paparashikuar punonte në Romë në një laborator të vogël ku stampoheshin Acquaforte për Picason e Salvador Dali..me pas zhvendoset në Gjermani.
Duke analizuar situatën gjeografike në të njëjtën kohë, operonte në një Shqipëri të mbyllur hermetikisht, nje piktor tjetër i kalibrit si Danish Jukni me kode estetike të mprehta. Seicili nga këto punonte në heshtjen e një vetmie të pafundme, të bindur e të sigurtë në faktin që po eksperimentonin seriozisht në pikturë. Një tabllo e kohës shumë piktoreske që i ngjanë Samuraive, të cilet ndonëse koha i kishte kapërcyer, vazhdonin me devocjon ritualet antike.
Te pathyeshëm..!!!
I shtyre më tej përpunon me vendosmëri dhe me idene e plotë Dasmën e Kolës… për të cilën rezevonte admirim të thellë dhe kritika të ashpra. Kur u takuam në shtëpinë e tij, në Antrodoco (Rieti) Itali 1993, perballë tabllosë, ndërsa e pyesnja me habi mbi Dasmen Shkodrane të ekspozuar në hyrje të baneses, Ai shprehej i bindur për progresin që i kishte dhënë asaj tablloje duke hequr “hijet” e fotografise që me sa dukej për Deline ishin pikëpamja e një fotografi. Me qasjen e Delise në Dasmen Shkodrane nderhyjnë shumë arsye. Piksëpari Delija po kerkonte një burim dhe me siguri ai zotëronte në memorje ngjarjet, faktet, fjalet e poetëve plot lirisem si Mjeda me “Lirin”…me Fishten… në duel tek tablloja lufta Shqiptaro–Serbe… eposi ku asistojnë dhe Gjigandët, Herojtë, Mitet, Zanat dhe Hëna e ngrysur ….
Se dyti, me fantasine e tij ai “këndonte” në pikturë si De Rada ngjarjeve, ku realiteti dhe ëndrra shkriheshin në një muzikë Arvanitase, dehëse ….
Po te dinja të këndonja
Sa të bukura do zgjonja…
Se treti Delija pikturonte diellin metafisik të Apollit … vazhdimisht, përherë, përsëri dhe prap në horizont me tej i shtyrë nga dëshira për tu ngrohur, e mbushte me të verdhë, portokalli e përseri më tej e priste në mëngjes ku ishte më afer, i kapshëm, do kalonte dhe detin me vrap në fluturim do hidhej te malet e para, pas tyre… liqeni, tashme shume afer, e prekeshme … Shkodra…, deri sa dielli konkretizohej me gjendjen shpirtërore të piktorit. Rrënqethës akti kur memoriet përcilleshin nga peneli në tabllo duke u tharë përfundimisht….. të ngrira kanë jetë dhe rikthejnë përseri tek spektatori emocjonet e një linjëje që drillej, ndalonte e përseri vraponte-vraponte… vraponte ai .. fluturonte!! ska me kohë….
Vijon dhe idea e një ngjarjeje të pajetuar siç është fakti që kur “dasma shkodrane” ishte realizuar nga Kola, Lin Delija nuk kishte lindur akoma dhe si e tille ky fakt është i trasmetuar në mendjen e tij në formë narrative (treguese), shpesh i tendosur dhe herë herë i lakuar. Ndajnë dy veprat plot (40!!??) vite në të cilët kanë ndodhur ngjarje që kanë transformuar toltalisht jetën sociale.
Në mitologjinë Egjiptiane perëndesha Iside mblodhi me durim të gjitha pjesët e trupit të së dashurit Osiris për ta sjelluar atë në jetë, duket sikur historia jone dalë ngadalë, plotësohet nga copëzat e shpërndara të mozaikut, drita e shpirtit të talentuar që nuk shuhet kurrë, pikërisht me ardhjen e “Dasmës” së Delisë në Shkodër.
Është e qartë si Delija ndërhyn me penelatat plot karakter duke vizatuar guzimshëm dhe plot elegancë, prejardhje kjo nga arti Italian, mbi rrobat e grave në planin e parë. Figurat në vetvete ruajnë dinjitetin me ngjyra primare (ngjyra bazë) si e kuqja e bardha dominuese dhe e zeza për kontornet. Të lënë përshtypjen e disa kullave në levizje të quajtuara “Burrnesha” me përjashtim të nuses e cila duket e zhytur në ndrojtjen e saj sikur mbart një sekret të çmuar. Piktura ruan një game të ngrohtë, element tjetër dallues nga ajo e Kolës e ngjeshur me ngjyra të ftohta.
Genti Tavanxhiu/Facebook

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 24/08/2018. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.