Alkooli ‘mbron’ zemrat e burrave

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3301
Alkooli
Shkencëtarët në Spanjë kanë dalë me prova të reja që sugjerojnë se konsumimi në sasi të moderuar, e madje edhe pak të tepruar, i alkoolit ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës tek burrat.

Studimi, i cili ka përfshirë mijëra konsumues të alkoolit gjatë dhjetë vjetëve të fundit, tregon se burrat që kanë pirë sasi të moderuar të alkoolit kanë ulur rrezikun rreth tridhjet përqind nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës.

Ndërsa ata që pijnë më shumë ulin këtë rrezik edhe më shumë.
Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i alkoolit rrezikon dëmtimin e organeve të tjera.

Për dallim nga burrat, tek femrat alkooli nuk duket se sjell përfitime shëndetësore.

Konkludimet e raportit të publikuara në revistën shkencore Heart (Zemra) janë kritikuar nga shkencëtarë të tjerë të cilët thonë se ato duket sikur inkurajojnë pirje të tepërt të alkoolit.
Bbc.co.uk

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/05/2010. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.