“Alienët jetojnë mes nesh”citon ish ministri i mbrojtjes kanadez Paul Hellyer

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2006
Paul HellyerMOSKË – Paul Hellyer , ish ministri i mbrojtjes kanadez deklaron publikisht ne mediat ruse se jo vetëm alienët janë tashmë midis nesh , por ata refuzojnë për të ndarë me ne teknologjitë e tyre të avancuara derisa sa ne të fillojmë të ndryshojmë stilin tonë të jetesës duke mos ndotur më ambjentin.
Sipas Hellyer siç shkruan Daily Mail , i cili ishte ministër i mbrojtjes nga 1963 dhe 1967 nën kryeministrin Lester B. Pearson , ka rreth 80 lloje të ndryshme të jashtëtokësorëve ku disa prej të cilave kanë pamjen tonë që i bën ata të padallueshëm nga njerëzit.

Ne kemi një histori të gjatë me UFO-t. Aktivitetin e tyre e rriten nga viti në vit, që kur kemi shpikur bombën atomike . Alienët janë shumë të shqetësuar për këtë dhe për rrezikun e përsëritjes së përdorimit të bombës atomike.

Hellyer gjithashtu shtoi se shumica e jashtëtokësorëve duan të na ndihmojë më shumë se për të na shkatërruar: “do të  thoja se shumica e tyre janë dashamirëse ndaj nesh dhe duan të na ndihmojnë, përveç një apo dy specieve “

Ish-ministri i 90 vjeçar bëri deklaratën e tij të parë për jashtëtokësorët në vitin 2005. Po ashtu është politikani i parë që të ketë deklaruar hapur ekzistencën e jashtëtokësorëve, duke argumentuar se ata janë duke vizituar planetin tonë për mijëra vjetësh dhe janë mjaft të impresionuar nga mënyra në të cilën jetojmë : ” Ne kalojnë shumë kohë duke luftuar mes nesh , ne shpenzojmë shumë para për ushtrinë dhe jo për të ushqyer të varfërit dhe të kujdesemi për të pastrehët dhe ata që me të vërtetë kanë nevojë. Alienët dëshirojnë të na ndihmojë dhe të na mësojnë mënyra më të mira për të jetuar , por vetëm me lejen tonë . Ata mendojnë se ne nuk dimë të drejtojmë si duhet planetin tonë . Ne jemi duke shpyllëzuar pyjet dhe ndosim lumenjë dhe liqene. Ne derdhim ujërat e zeza në oqeane . Ne jemi duke bërë një numër gjërash që me të vërtetë nuk duhet të bëhen në qoftë se ne duam ta mbajmë  planetit tonë . “/Daily Mail/RT
Përgatiti në shqip: Edmond Pjetri/Proletari.Com





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/01/2014. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to “Alienët jetojnë mes nesh”citon ish ministri i mbrojtjes kanadez Paul Hellyer

  1. shkelzeni

    09/01/2014 at 08:34


    Një kuriozitet i rrallë në botë. Mbeta pa mend për lajmin e alienve, që mbahet me aq sekretë nga shërbimet sekrete. Popujt i konsiderojnë pushtetet si turma bagtish, që nuk duhen tregue se çka ndodhë në planetë etj. Faleminerës shqipëruesi Edmond Pjetri!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.