Alarm në Vatikan, rrezikohet jeta e Papës Françesko në vizitat e tij në Shqipëri dhe Turqi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1014
Papa Françesko ne rrezikROMË: Më 9 shtator 2014, Ministri i Brendshëm italian Alfano, në një seancë dëgjimore në Dhomën e deputetëve konfirmon kërcënimet e Kalifatit: “Vendi ynë është djepi i krishterimit dhe Roma vendi i banimit të autoritetit më të lartë shpirtëror të katolikëve, i cili kërcënohet në fjalime dhe mesazhe video të nisur kohët e fundit nga al-Bagdadi. “

Në fillim të korrikut 2014, Kalifi kishte bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën për të hyrë në radhët e Isis-it. “Ne do të pushtojmë Romën dhe bota do të jetë e jona, nëse dëshiron Allahu.”

Më 21 shtator 2014-ten Papa do të vizitojë Shqipërinë. Një udhëtim i rrezikshëm sipas inteligjencës italiane. Kërcënimi mund të vijë nga celulat xhihadiste në Kosovë, Bosnje dhe Maqedoni, nga ku janë nisur qindra luftëtarëve për luftën e shenjtë në Siri dhe Irak. Bërthama xhihadistësh janë në  gjendje të depërtojnë në Shqipëri ose ndodhen tashmë në vendin e shqiponjave. Më 19 qershor 2014, në faqen e Facebookut të Safet Kuduzovic një predikues selafit boshnjake shfaq fotomontazhin e Papa Françeskot me ballin e tij të shkruar në të kuqe “kafir” që do të thotë jobesimtar. Dhe më poshtë ajetin Kur’anor i cili rezervon jobesimtarët zjarrin e ferrit.

Po ashtu sipas izraelitëve udhëtimi i Papës në Shqipëri dhe Turqi përbënn nje rrezik te shkallës së parë. Duke parë radikalizmin islamik në Ballkan ku në mars të 2014-tës , policia shqiptare arrestoi shtatë rekrutuesit për xhihadistët në Siri. Në Kosovë në mes të gushtit të 2014-tës kanë përfunduar në pranga dyzet persona të dyshuar se kanë luftuar në Siri apo Irak dhe konfiskuar armë automatike dhe eksploziv. Në shtator 2014 autoritetet arrestuan imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin dhe ashtu po sot me 17 shtator 2014 autoritetet kosovare te policie informojnë për arrestimin e 15 element te tjerë te lidhur me Isis-in. Apo mbi 300 vullnetarë maqedonas,kosovarë dhe shqiptarë që janë të gatshëm për luftën me në krye Isis-in.

Po ashtu dhe vizita tjetër e Papës me 29 dhe 30 nëntor 2014  në Turqi është në rrezik thekson dhe ambasadori iraken në Vatikan Habeeb Al Sadr. Papa në vitin e ardhshëm ka planifikuar udhëtim zyrtar në Shtetet e bashkuara./Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/09/2014. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Alarm në Vatikan, rrezikohet jeta e Papës Françesko në vizitat e tij në Shqipëri dhe Turqi

  1. Shkambi

    17/09/2014 at 16:55


    Pjesa e Parë
    Unë kur mësova faktin se Edvin Kristaq Rama e ftoi Papën u drodha sepse ky njeri asht i njohun si njeri i intrigave, kurtheve serbe-ruse-turke. Këtë dyshim ja parashtrova të gjithë miqve, por shqiptarve u ka barbariae osmane-serbe-ruse dhe komuniste barin e idjotsisë, ku të mirës i thojnë e keqe dhe të keqes i thojnë e mirë. dhë Dhe ja lajmi erdhi nga Shërbimi Inteligjent i Italisë. E mërkurë, më dt. 17.IX.2014
    vazhdon

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.