Ai 11 Nandor i 1990…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1440
Dom Simon JubaniFtohtë, cikërrima shiu, qiell gri, natyrë e ashpër atë ditë të bekueme. Njerëz me mëndje e zemer në dorë, që atë ditë të atij 11 Nandori të 1990, po vinin si pikat e shiut në kishën me famë të “Vorret e Rrmajit” Për ne që besonim në Zot ishte një ditë plebeshitare. Ishte ditë e “fortë fitimi” ishte ditë bese, ishte ditë e bardhë. Po ta përshkruaj natyrën e asaj dite, më ngjan, sikur po kopjoj Danten.

Ne! një popull i shtypun deri në palcë, pa fajin tonë “Ferri” na kishte qitë jashtë, e na u nisëm për me kërku “ parajsën” e asaj dite.,tek një popull i shumë kohëve pa fe, e pa Zot.
Dhe ndodhi, ajo që pritëm !!! Zot, për ne atë ditë u ba Dom Simon Jubani, ky meshtar i heshtun, i mshehun me petkun e lutjeve të tija, falë fuqive të tyne. Zoti e kish thirrë dhe atë ditë Ju drejtua : “Bari!! ka ardhë koha të udheheqësh Grigjën tande” Dhe Grigjia ishim ne, populli i Shkoderlocës, kësaj Shkodre halle madhe, protagoniste kundërshtare e komunizmit dhe e kulteve fetare. Ky Bariu ynë , i papërkulshmi ynë, i guximshmi , i përvujtuni ynë, u ba pishtar i një “epoke të re për Shqipninë”.11 Nandorin e 1990 e mori vesht mbarë bota, mediat Amerikane e Eropiane do lajmëronin “shekullin se ka dishepuj edhe Shqipnia” Dom Simoni duke pasë në mëndje dhe zemer fjalën e Zotit “ “se ka me pasë drejtësi dhe shpërblim” u ba dishepull për ne Shkodrant me 11 nandor 1990. E kush nuk e kujton atë ditë, gjithë shkodrant veshë me petka të reja që i ruanin për ditën ma të bukur , i shihje atë ditë, shtërngueshëm me njeni tjetrin rrinin në lutje. Vaji i tyne i gzimit, nuk kishte të pushuar. Pleqtë e shkretë , kjanin me lotët e tyne, që binin në fytyrat e tyne të rrudhuna e të vyshkuna e uronin njeni tjetrin “të faleminders Zot që na erdhe prap”Uronin familjet e tyne, me mish e me shpirt. Unë e familjarët e mi ishim afër dhe dëgjoja e shifja me zemer e sy “meshën e bekueme të asaj dite”Isha afër vorrit të gjyshit tem, fort besnik i fesë Ndrek Kubinit. Sa e kena lumnue atë gjysh atë ditë ishim bashkë më të, perqafu me vorrin e tij. Më kujtohen fjalët “ Ati ynë që je në qiell, erdh vullnesa yte” të gjithë e mbanin mënd dhe si një kor i madhërishëm “I peshkatarit të përlave” gjëmonte kjo lutje atje siper vorreve të të gjithëve. I gjithë qyteti e dëgjoi. Ajo meshë ju dedikua edhe martirëve të meshës që u flijuan për Fe e Atdhe. Ne të kryqëzuemt e Krishtit pa fajin tone, atë ditë falëm mëkatët tona të shumë kohëve, edhe për shumë të tjerë fajtorë e kasaj kohë. Sa gzim ! ,sa lumni ! ishte atë ditë se harroj kurrë. Nëpër shpijat e shkodranëve ishte vetëm ky lajm, ishte festë. Të gjitha nanat tona kishin gatue nji gja të mirë, edhe pse vorfnia ekonomike ,ishte në kulm. Atë ditë fitoj “Pasunia Morale” e një populli që quhej “Populli i Shkodres.” Xhelatët komunistë ishin tërbue. Djemtë e Shkoderlocës . “Herojtë e heshtun” kishin vëndose edhe me dhanë jetën, veq Zotin me e kthye prap në votrat Tona. Por atë ditë Krishti i doli krah gjithkun, faleminders tij nuk ndodhi asgja e keqe ,shkoj për bukuri si vetë bukuria e Zotit. Ishin djelm e varza të reja të edukuem me dashninë e tij. Nuk po i përmend me emna se i ka përmendë vetë historia. Dhe e dijnë mirë se sa i detyrohena, gjithmonë tuj i kujtue me fjalën “Faleminders”, Këto trima ,ruanin njerzit, ruanin Meshtarin ,ruanin të vdekunit , ruanin token. Me atomatikë të mshehun poshtë saj, dhe ishin në gatishmëri të plasnin në qoftë se kishim trazina. Ishin dhe njerzit e mi , edhe em vlla Çezari, ishin djelmtë e lagjes, të rrugicave Shkodrane. Ne ,me një dorë lutshim Zotin ,me tjetrin i falëshim atij t’na shpëtonte djemtë tonë. Dhe 11 nandori i 1990 shënoi “Unjillin Shkodran”
Ditën që e duam shumë, e gjithë jeten, Tonë .Duam e kujtojmë Dom Simonin Tonë, dhe fjalët e tia në nder të ardhjes së Papa Gjon Palit II me 25 prill 1993 në qytetin Tonë
“Nuk duam që gjithcka të përsëritet” Duam Zotin , se edhe ai e dimë që na do….
Fini Traboini/Proletari.Com
Nendor 2013





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/11/2013. Filed under Data Historike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.