A ka pregatit Qeveria Shqiptare raportin e krimeve komuniste?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5999
Rumania akuzon zyrtarisht regjimin ish regjimin komunist.
Dy javë përpara hyrjes së vendit në BE, presidenti Traian Bashesku paraqiti një raport 650-faqesh që akuzon regjimin e mëparshëm komunist me vrasjen dhe persekutimin e miliona rumunëve.

Ish presidenti Emil Konstantinesku (në mes) bisedon me ish presidentin polak dhe laureatin e çmimit Nobel për paqen Leh Valesa (djathtas) dhe ish presidentin bullgar Zheliu Zhelev pasi fjalimit të presidentit rumun Traian Bashesku të hënën (18 dhjetor).
Presidenti Traian Bashesku denoncoi të hënën (18 dhjetor) regjimin e mëparshëm komunist të vendit si “kriminal” dhe tha se ai ishte përgjegjës për krime kundër njerëzimit.Dy javë përpara hyrjes së planifikuar të vendit në BE, Bashesku paraqiti një raport 650-faqe në sesionin e përbashkët të të dy dhomave të legjislaturës. Dokumenti, i përgatitur nga komisioni presidencial për studimin e diktaturës komuniste rumune, thoshte se rreth 2 milion vetë qenë vrarë apo qenë persekutuar nga sistemi. “Unë e dënoj kategorisht sistemin komunist në Rumani, nga krijimi deri në shkatërrimin e tij në 1989,” i tha të hënën Bashesku parlamentit. “Disidentët u shtypën…Regjimi dënoi tërë vendin me mizerje, uri dhe dëshpërim.” Sesioni i jashtzakonshëm u ndoq nga mbreti Mikael I i Rumanisë, ish presidenti polak Leh Valesa dhe ish presidenti bullgat Zhelju Zhelev, mes të tjerëve.

“Për 16 vjet, Rumania i është shmangur konfrontimit me të kaluarën e saj komuniste, një zvarritje që ka rezultuar në hegjemoninë e gënjeshtrave dhe mistifikimit. Kjo, nga ana e vet ka krijuar një klimë zhgënjimi e zëmërimi, të manipuluar prej demagogëve,” tha kryetari i komisionit Vladimir Tismaneanu. “Transparenca është udha e vetme që të vendoset një kulturë politike demokratike,” shtoi ai. Komisionit presidencial, formuar nga historianë të mirënjohur, ish të burgosur politikë dhe disidentë, ju dha akses i posaçëm ndaj disa arkiveve të padisponueshme më parë. Megjithatë, komisioni ndeshi vështirësi.

Dosjet mbi ish presidentin rumun Ion Iliesku, një ish aparatçik komunist, mungonin. Opozita e Partisë Social Demokratike (PSD) e Ilieskut, e parë si trashëgimtare e komunistëve, u bashkua me Partinë ultranacionaliste të Rumanisë së Madhe (PRM) në dënimin e punës së komisionit.
Nga Gelu Trandafir për Southeast European Times në Bukuresht/Setimes.com
20/12/2006

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Komunistet Botëror,Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.