A duhet dhe Kush do ta shkrueji Historinë e Shqipnisë?(Pjesa e II-të)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1441

Historia e ShqipniseShqipja që dikur fluturonte e lirë dhe krenare mbi tokën arbnore, ka plot gjashtë shekuj që është në zi. Ajo nga lartësitë e maleve shikon me pikëllim sesi tokën e shenjtë arbnore e kanë mbuluar bijtë e korbave të cilët e urrejnë shqipen.                                                                           Deo Graciani

 

  • A duhet të paraprijë klasa akademike shqiptare e Tiranës, e Kosovës, e Malit Zi, e Maqedonisë dhe mbarë asaj shqiptare në botë si hartuese e Librit të Historisë?

I bahet kjo pyetje shqiptarve etnikë se ashtë çeshtje e tyne dhe jo tashmë e kryeministrave, presidentve, kryetarve të partive të gjitha të emnueme nga guzhina e sigurimit të ish shtetit komunist dhe shumë të dyshueshëm nga guzhinat e Beogradit, Athinës dhe Moskës,…….

Kjo nuk duhet me kenë pyetje e as diskutim, por një e drejtë e ligjshme e pesë mini shteteve shqiptare të shqipnisë Etnike për të shkrue Librin e Saj.

 

Të flasim pak nga jashtë Shqipnisë

Le ta shprehim brengën e thellë të mungesës së Librit të Vërtetë të Historisë në rrafshin ballkanik; Duke pa  hartën gjeografike administrative-fizike të shteteve të Ballkanit, kryesishtë të Malit Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë më krijon bindjen e plotë se libri i tyne i historisë ashtë fund e krye një mashtrim. Madje falsifikimi historikë mbi origjinën dhe hartën e shqiptarëve nga ana e historianve dhe politikanve sllave, grekë dhe turqë, që u injektue në librat e historisë të vendeve pro sllave-turke si në Europën  Perëndimore ashtu edhe në Rusi, Turqi.  Mali i Zi deri në vitin 1878 nuk njihej në hartën botnore si shtetë në vedi. U deshtë të grabiste  Mal i Zi territore nga harta e Shqipnisë si fillim Kuçin(20 km largë Podgoricës) në vitin 1874, falë bujarisë(pabesisë) të ,, sëmurit të Bosforit,, perandoria osmane në ikje. Kulmi i saj ishte Kongresi i Shën Stefanit i 1878-tës, që polli një specie të zezë me emnin Mal i Zi të njohun si shteti ma i ri i Ballkanit në Kongresin e zi të Berlinit. 1878 shtamposi në hartën ballkanike emni e një shteti sllavëj me mbiemën I Zi.

Përpjekjet kolektive të vendeve ortodokse në Ballkan për t’u çlirue nga barbarizmi i gjatë otoman kishte si moto:

–          Çlirim nga zgjedha turke-osmane

–          Plaçkitje të tokave shqiptare autoktone

Po ashtu Mal i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia plaçkitën me ndihmën kriminale të Turqisë, Rusisë, Anglisë dhe Francës (si anmike patologjike të përjetshme të racës shqiptare) pjesë tjera të territoreve shqiptare në pesë ”minishtete”. Shqiptarët etnikë u njohën papritë me hartën e re ripushtimesh në Ballkan të miratueme nga bandat e rrugaçëve kryediplomatë dhe kryeqeveritarë në katundin e Shën Stefanit, të Berlinit e të Londrës. Natyrishtë që këto shtete grabitqare ushtruen dhe vazhdojnë e do të vazhdojnë të ushtrojnë gjenocidë ndaj shqiptarve sepse nuk jetojnë të qetë nga friga e shkëputjes të tokave shqiptare sikur ndodhi në qershorin e 1999 me Kosovën si një kafshatë e barbarve serbë.

 

Historianët në diktaturën komuniste

Për turpin e madh të historianve shqiptarë të periudhës të komunizmit dhe pas saj edhe në ditët tona të vitit 2013 nuk shkruen saktë historinë e kombit mbi 16 milion shqiptarë për arsyen e vetme;

–          Historianët e shkruen historinë sipas diktatit të shijeve antishqiptare të diktatorit Enver

Hoxha. Dihet ardhja e tij në pushtetë me ndihmën e bandave shoviniste serbe-malazeze. Dihet lidhjet e tij jo vetëm shpirtnore, por edhe sekrete me shovinistët grekë…… deri në vdekje. Si rrjedhojë e këtij sfondi të zi u fshehë në Librin e Historisë nga akademikët historianë shqiptarë e vërteta e origjinës shqiptare të epokës para helene e si e tillë mbeti në hije e vërteta e epokës para romake. Historianët nuk ju la dorë të lirë që të përgënjeshtronin mashtrimet e akademikve mbi të vërtetën kryesishtë të pellazgëve,….. ilirve, arbërve,….. Po të shfletosh epokën pellazge në librin e historisë greke tjetërsohet realiteti pellazgë.

Ishte koha që lulzoji mashtrimi i të vërtetës shqiptare në librin shqiptar, grekë, serbë, rusë dhe asaj europiane, që ende vazhdon edhe sot në 2013 dhe nuk ka gjasa shprese të zbardhjes të fakteve historike mbi shqiptarët. Çdo shqiptarë ashtë i sigurtë se teksti i Libri i  Historisë Mbi të vërtetën e kapitujve për shqiptarët do të mbesi i pandryshueshëm nga rusët, sllavët, grekët, turqët dhe ato vende europiane derisa të rishkruhet Libri i Historisë të Vërtetë nga ana e historianëve shqiptarë pa urdhnin e kryeministrave, kryetarve të partive, të presidentit dhe jashtë ndikimeve të huaja anmiqsore.

 

Historianët shqiptarë në periudhën pasdiktatoriale komuniste

Historianët shqiptarë tmerrohen nga e vërteta historike.

Fakti i mos rishkruarjes të Librit të Saktë të Historisë  rezulton se ashtë e pamujtun, shumë vështirë të ndërmerret një veprimtari shkencore e tillë nga pala shqiptare akademike.

Përse ashtë kaq e vështirë të shkruhet Libri i Historisë të Vërtetë Shqiptare?  Fakti qendron se historianët shqiptarë të periudhës komuniste dhe paskomuniste me tituj akademikë kanë emnat autorialë të tyne në libra shkollore dhe punime shkencore të mbushuna me falsifikime historike të historisë shqiptare në planin kombtar dhe atë ballkanik e matej. Pas periudhës diktatoriale komuniste, fëmijtë me nipërat e mbesat e klani i tyne kanë zanë vendet e tyne nëpër kabinete universitare dhe pamerita kanë plaçkitë tituj shkencorë deri në akademikë. Kjo soj tabloje tribale e ka të pamujtun të zbardhi historinë, duke shqyer kapituj plotë mashtrime pasi u fyhen kontributet e prindërve të tyne atje në vorr dhe rrezikohet të etikohen de jure si falsifikatorë të historisë, si antishqiptarë të betuem etj. Prandej bash këtu qendron ajo nyje gordiane, të cilën e kanë marrë pengë tash banda e trashëgimtarve akademikë të epokës diktatoriale.

Kombi sikur të gjithë kombet e globit tokësor lypë Librin e Vërtetë të Historisë shqiptare, sikurse nana lypë birin e vet të grabitun nga ligjet e xhunglës.

Dua ta filloj trajtimin nga qendra në periferi, pra prej Shqipnisë dhe te Kosova, të cilat janë pjesë e një race me anë të mirat dhe përballjet e veta ndërmjet tyne. Dy shtete, përkatsishtë Shqipnia dhe Kosova nuk janë pa brengosjen rreth historisë të gjenocidit fetar të shumicës ndaj pakicës prej 1479, e cila vazhdon e kamufluem edhe sot në vitin 2013, gja që nuk asnji fije shprese për shëndoshje të raporteve në përfaqsimin e pakicës fetare në krye të presidencës, qeverisë, ……………….

Po ilustrojmë një shembull të thjeshtë të sjelljes të midis dy akademive të një racet ku ne si shqiptarë shpresojmë sëbashku të hartojnë Librin e Historisë Vërtetë Shqiptare:

 

Gjendja e marrëdhanieve akademike midis Tiranës dhe asaj Prishtinës

-          Diferencimi i delegacionit të Kosovës në 40 vjetorin e Akademisë Shkencave të Tiranës

 Ardhja në krye të Akademisë të Shkencave të profesorit Gudar Beqiraj e ka damtue randë rolin shkencor të Akademisë me sjelljet e damshme e me pasoja të pariparueshme të pengimit personal të tij, për moslejimin e të shkruarit të Historisë të Shqipërisë të saktë larg ideologjizimeve enveriste, sllavoshoveniste dhe arabo-osmane.  Më 12 nandor të 2012 u kremtue 40 vjetori i Akademisë së Shkencave të Shqipnisë, me kryetar Gudar Beqiraj, ku në kremtimin e saj nuk mori pjesë delegacioni kryesor ai i Kosovës. Akademia e Kosovës refuzoi ardhjen për shkak të pranisë të nën-kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë, prof.Lubisha Rakiç. Arsyetimi ishte i subjektit të maposhtëm:  Akademia serbe në vitin 1986 ka hartue Projektin famëkeq, me emrin ‘Memorandumi SANU’, si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndaj shqiptarëve që nga viti 1987 e deri në qershorin e vitit 1999. Anëtar i ekipit të këtij ‘Memorandumit’ ishte edhe nënkryetari  i sotëm i Akademisë serbe, akademiku Lubisha Rakiçi i ftuem në Tiranë nga prof. Gudar Beqiraj. Kur u pyet  kryesia e Akademisë të Tiranës,  nga autoritetet akademike të Kosovës:

Pse u ftue Akademia Serbe me këto probleme të randa të përmbajtjes të hartimit shkencor të Projektit të Shfarosjes gjenocide – shoviniste të popujve shqiptare, kroate dhe boshnjake?

Me rrahja-gjoksi u përgjegjë me krenari në emën të prof.dr. Gudar Beqirajt, nënkryetari i kësaj akademie, prof. dr. Muzafer Korkuti, me shprehjen se këto aktivitete realizohen mbi parime bazë, të cilat nuk “lejojnë diferencime” mes akademive.  I kujtojmë prof. Gudar Beqiraj, se në vitin e kaluar(2011), Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, për shkak të këtij ‘Memorandumi’ nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Faktin në fjalë e kishte të ditun edhe kryetari i akademisë, prof.Gudar Beqiraj. Interesant fakti se  vetem Akademia Shqiptare po punonte me parime, ndërsa Akademia Kroate, Zvicerane dhe shume të tjera europiane që nuk e ftojne kurrë në takime Akademinë Serbe “nuk punokan me parime”.

I sygjeroj Akademisë Shqiptare të Tiranës në veë veçanti prof. Gudarit, që të shfletojë pakëz Memorandumin e Vasa Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarve nga Europa dhe ndarjen e tokave të tyre mes Serbisë e Greqisë, ku ende vazhdon edhe sot ai sistem filozofik-politik shtetnor i tynë kundër shqiptarve.

Çdo kryeministër në Shqipni, kur merrë frenat e shtetit pushton pesë pallate:

  1. Shërbimin sekretë(spiunët kundër kundërshtarve, jo kundër anmiqve shekullor)
  2. Prokurorinë dhe gjykatat(Hanxharin e kundërshtarve)
  3. Median(çensurën)
  4. Akademinë e Shkencave, për të pushtue Katedrën dhe Institutin e Historisë  me synim: „

Të mos rishkruhet Libri i Vërtetë i Historisë Shqiptare!

  1. Parlamentin për të mbajtun pushtetin personal të tij.

 

Ndodhi ajo që kryeministri Sali Berisha me manevrat demokratike pas vitit 2005 shkarkoi kryetarin e maparshëm dhe vendosi në krye të Akademisë Shkencave akademikun shkodran, prof. Dr Gudar Beqiraj, një informatikan me arsyetimin se ashtë Shqipnia në kohën e informatizmit kompjuterik….. Sipas treguesve real para dhe në festimin e 100 vjetorit doli ndryshe, doli e vërteta e kësaj prurje të re në krye të akademisë shqiptare. Me një profesor si Gudar Beqiraj, që nuk i intereson historia e kombit, por llokmat e interesave të gjata të tija, të familjes dhe klanit tij. Duke pasë në krye një profesor si Gudari i njohun,  si një fanatik i bindjeve të kryeministrit Sali Berisha, si njeriu që e mban kryetin nga udhëheqsi i tij shpirtnor, neo-osmani i tërbuem i Ballkanit, Rexhep Tahiyp Erdogani  urdhëroi të vihej në krye të Akademisë me qëllim që të garantojë ndër të tjera heqjen apo seleksionimin  me kujdes nga libri i Historisë Shqipnisë, figurën e Enver Hoxhës, terma ideologjike komuniste, si dhe terma ndaj historisë të barbarizmave osmane – sllave-greke në Shqipni.  Rasti ma klasik ashtë kur, profesor Gudari manifestoi prirje indiferente ndaj mosardhjes të delegacionit akademik të Kosovës në favor të Akademisë Serbe, si gjithnjë me sfond të kjartë osmane-sllav.  Memorandumi Serbë ashtë ende në fuqi, ku  Akademia Serbe, nuk ka ba asnjë tërheqje publike ose ndjesë për argumentimin e saj “shkencor” se pse duhen “shfarosur” kroatët, shqiptarët dhe boshnjakët. Në krahun tjetër ende mbetet në fuqi Ligji i Gjendjes të Luftës në Greqi midis Shqipnisë dhe Greqisë. Shqipnia dhe Kosova mbeten de jure të kërcënuem nga barbaria e projektit serbë dhe e ligjit grekë të luftës. Këtë pjesë të nxehtë të historisë shqiptare nuk trajtohet nga akademia shqiptare e Prishtinës dhe e Tiranës.  Nga ilustrimet e masipërme bindemi se Akademia e Shkencave me kryetar prof. Beqiraj nuk ashtë e denjë t,ï besohet rishkruemja e Librit të Historisë të Shqipnisë.

 

A ashtë shkrue Libri i Vërtetë i Historisë Shqiptare?

Patjetër që ashtë shkrue ky libër i madh, po prej shumë autorve shqiptar prej kohës të Gjergj Kastriotit nga dijetarë Klerikë Katolikë të Veriut deri në kohën e gjenocidit komunist. Librat e tyne historike, etnografike, gjuhësie, letrare, muzike, arti, poezie,…..që ishin fund e krye shqiptare u grabitën nga intelektualët shkodranë muslimanë, ortodoksë, prej intelektualë ,…..që ishin pjesë e makinës terroriste antiklerikale e antidemokratike. Arkivat e Kishës Katolike të Shkodrës i grabitën me kamjona drejtë Beogradit me dëshirën e Enver Hoxhës. Sot aty gjenden dorëshkrimet e shumta të dijetarve priftërinjë që vdiqën gjatë torturave të stilit shqiptaro-sllave të kalueme edhe llojeve të torturave naziste. Askush nuk i ka dorzue arkivin e Kishës Katolike nga intelektualët shqiptarë, që në sajë të dorëshkrimeve të priftërinjve katolikë kanë vjedhur autorsinë dhe kanë marrë dhe po marrin tituj shkencorë sikur të ishin fryt i punëve të tyne. Beogradi ende nuk i dorzon akrivat e katedrales të Shkodrës dhe ma e dënueshme ashtë se shteti nuk i detyron t’i ktheji si pronë e Kishës, që u grabitën klerikve me dhunën në emën të flamurit me drapën dhe çekan. Po Kisha, çka ban? Pse hesht para ksaj gjëme? Pronën po emarrin çdokush në Shqipni. Apo pse dijetarët klerikë nuk lanë trashëgimtarë për shkaqe të likujdimit deri në farë e fisë nga diktatura islamike-ortodokse-sllave? Arkivat e Klerit janë pronë e atij Monumentit në Dhe, por edhe e Kishës që ashtë institucioni i Zotit dhe i Kulturës Shqiptare. Përse i duhet kjo arkivë e grabitun nga Beogradi? Sepse aty ndodhen dorëshkrime, libra të rralla të kulturës botnore, që aq shumë i duhet kulturës shqiptare. Prandej miqë, shqiptarë të vërtetë shmangni paragjykimet fetare, intelektuale,…. Dhe kërkojani botnishtë Arkivën, thesarin e kulturës shqiptare, për të cilën ja kushtuen jetën dhe flijuen në kohën osmane, sllave dhe diktatoriale komuniste.

Profesor i madh helen, pelazgologu i vetëm e i shquem, profesor Spiro Konda ka shkrue Librin e Historisë të  Pellazgëve. Ky e ka zgjidhë origjinën ilirjane shkencërishtë, pa çka se Enver Hoxha nuk e deshti sepse kontestohej mashtrimi shekullor i akademisë greke dhe i asaj sllave. Enver Hoxha ishte deri në vdekje gardian fanatik i ruejtjes të  interesave falsifikuese të akademive greke dhe asaj sllave. Dhe ma e absurde ashtë se akademia shqiptare edhe sot në 2013 vazhdon me fanatizëm të rueji linjat e trashëgimisë enveriste për të mos rrëzue murin e falsifikimeve historike mbi Pellazgët dhe shjumë kapituj të Historisë shqiptare.

Librin e Historisë Shqiptare e kanë shkrue shumë autorë të huej, por askush nuk i verifikon të vërtetat e saj. Në këtë boshllëk ndihet ulërima halucinante e kryeministrit Sali Berisha dhe i Hashim Thaçit që ta rishkrojnë historinë sipas shijeve tyne të trashëgueme nga regjimi komunistë, sikurse i kanë deklarue në 100 vjetorin e Pavarsisë të Shqipnisë.

 

Kush do ta shkruaji Historinë e Shqipnisë? 

Një pyetje  e tmerrshme i hidhet si gjarpën në fytë shqiptarëve;

A duhet të shkruhet apo të mos shkruhet Historia e një populli? Rrotës së historisë i vëhen shkopinjë si në periudhën e diktaturës komuniste ashtu dhe paskomuniste. Kush ishin dhe janë këta ofiqarë që penguen dhe pengojnë aktin e madhë të rishkruarit të librit të një kombit? Emnat dihen; duke fillue nga tirani Enver Hoxha me bandën e tij terroriste, Ramiz Alia me trashëgimtarët, Fatos Nano, komsomolsi Pandeli Majko, Edvin Rama, Ilir Meta, Sali Berisha me disa historianë sahanlëpirsa të akademisë me në krye, kryetarin e Akademisë të Shkencave, profesor Gudar Beqiraj, prof. Beqir Meta,…. Aritmetikisht janë tetë pergjegjësa para kombit shqiptar me shtetësi shqiptare, por me shpirtë jo shqiptar.

Uuuu-bubu… harrova se duhet të pyetet për Librin e Historië Shqiptare edhe personi  me gjak “gjysëm shqiptaro-osmane”, vëllain e shpirtit të Sali Berishës, kryeministrin e Partisë Neo-osmane të Turqisë, efendiun e xhamisë të Stambollit, ish i pandehuni, i arrestuem, i burgosuni nga ushtria  turke për fondamentalizëm islamik, Tahiyp Rexhep Erdogani.  Bishti i asteoridit dilemë cënon plagët e pushtimit 433 vjeçar nga otomanët pas 100 vjetorit të shtetit.

Pas Ngritjes së Flamurit të Kastriotit  nga burri i Madh i Maleve të Gucisë, Hotit e Malsisë Shkodrës, Dedë Gjo Luli më 6 prill të 1911, sëbashku me dëshmorët e Kojës të Kuçit Shqiptar, të dhuruem malazezëve nga osmanët e Turqisë, dhe pas ngritjes për të dytën herë të Flamurit të Kastriotve më 28 nandor të 1912, në Vlonën e trimave në shekuj nga burri Ismail Qemali me dijetarët dhe luftëtarët Luigj Gurakuqi e Imzotin Dom Nikoll Kaçorri, krahë për krahë me kryetrimin e Kosovës, burrin e madh, Isa Boletini e sa Burra të tjerë të pazanun me gojë… Bishti i kometës zgjatet në cepin e planetit, ku ndodhet një nder të parët kombë të Europës, Iliria, Arbnia, Shqipnia, edhe në fundin e 2012.

 

Historinë s’ashtë e denjë ta shkrueji as Erdogani, as Serbia, as anglo-francezët e as Moska!

Historia ashtë shtëpia dhe  abetarja e çdo vendi.

Shqipnia e ka librin “Historinë e Shqipnisë” të saktë,  të shkruem nga penda atdhetarësh të ditun të Martirve të Kishës Katolike, të luftëtarve, të rilindasve e demokratëve që u përleshën me diktaturën komuniste.

Kombi Shqiptar i lutet kësaj plejade qeveritarësh dhe akademisë të nxjerri nga arshivat Librin dhe t’ja dhuroji bijëve të Shqipes sa ma parë. Historia ynë për fatin e keq nuk mund të lejohet të rishkruhet e të botohet nga njerzë të ardhun nga sistemi ideologjik sllavo-komunist. Leni gudarët e berishjanët, erdoganët, edvin ramat, ilir metat, nanot e majkot në bunkerat e antishqiptarizmit!  Leni Akademinë të notojë në kënetën e marrëzisë të epsheve revanshiste të titujve profesoral, doktoral,…me malin e mashtrimeve, për të përfundue në haremet e Stambollit dhe të restoranteve luksoze të sllavëve e grekërve!

 

Po, nëse vazhdon të mos shkruhet e vërteta në librin e kombit?

Bishti i asteroidit  që na e kanë lëshu mbi krye pushtuesit osmano-sllavë me plakën Europë ka trazue mendjen e brezave shqiptarë në shekuj. Heshtja e shqiptarëve të vërtetë ndaj librit të sotëm të Historisë të zgjebosun nga duhma e shpatës osmane, helmi komunist dhe sllavë e grekë ashtë akt tradhëtie në sy edhe të Europës dhe anmiqëve shekullor.

 

Çohuni, O të vdekunit e Shekullit të ri!

Të mpimë shqiptarët e vërtetë nga lodhja e gjatë osmane, zogiste, enveriste, e qeverive të majta e “të djathta”, që vazhdojnë të lëvrijnë në arkivolin e bunkerave dhe të kafeneve luksoze tue u kacavjerrë në bishtin e asteroidit osmane-serbe-greke. Akoma shohin andrra me përralla të reja të Europës, të quejtun BE, që është fund e krye e përbamë në anatominë e saj nga një kompleksi sistemesh mazone-sllave.

A pritni të na i shkrueji BE-j, Beogradi, Athina dhe Moska dhe historianët enveristë antishqiptarë? Thirrja e shqiptarit të vërtetë ashtë; Mblidhni  rrashtën e kresë dhe bashkohuni  Shqiptarë Kastriota, Idriz Sefera me bijtë e Pirros, si dikur në epokën e Kastriotit e të Rilindasve tanë, pa e pyetun Akademinë dhe qeveritë… e rishkrueni Historinë T’uej me pendën e artë të rilindasve!

Rilindasit na dhuruen vepra, ndërgjegjen kombtare  dhe pendën e artë.

Një demokraci pa vlera mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, siç po na e tregon historia… Nga Fjalimi i Papa Gjon Palit II-të në Shkodër më 25 prill 1993

Shpend Malsori/Proletari.Com
E premte, më datën, 25.I. 2013

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/02/2013. Filed under Analizë,Historia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.