- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1428A jemi kthyer në qenie të fiksuara pas produktivitetit, pas punës, pas numrave dhe sasisë, duke lënë në hije ndjenjat dhe vetë kënaqësitë e jetës? Me siguri po.
Kështu mendonte edhe filozofi francez Michel Foucault, i cili në një analizë të shumë viteve më parë, thotë se kapitalizmi ka krijuar një mekanizëm të tijin për të mbajtur në këmbë sistemin.
“Që në fillim të shekullit XIX u krijuan një sërë institucionesh në të cilat individët ishin të fiksuar pas prodhimit. Njerëzit u fiksuan pas një makinerie, pas një zanati, një laboratori, një ofiçine po aq sa pas një aparati skolastik, një aparati ndëshkues, korrektues apo shëndetësor. Dhe u lidhën aq shumë me këtë aparat gjigant, aq sa ndiheshin të detyruar të zbatonin një numër të caktuar rregullash në jetë që përcaktonin ekzistencën e tyre”, shkruante Foucault, duke argumentuar se këto institucione na kanë mësuar t’i bindemi verbërisht një disipline të hekur dhe kjo përbën thelbin e një forme sociale që u strukturua në fillim të shekullit XIX.
“Është kjo strukturë kushti kryesor i funksionimit të shoqërisë industriale, ose po të doni, kapitaliste”, arsyetonte Foucault.
E vërteta është se njeriu transformoi trupin, ekzistencën dhe kohën e tij në forcë punëtore në funksion të aparatit të prodhimit, që kapitalizmi kishte si qëllim ta bënte të funksiononte.
Por ç’po ndodh sot? Megjithëse shumë nga këto detyrime vijnë në një formë më të butë, ato në thelb janë të njëjta. Por, ndryshe nga shumë vite më parë, njeriu po përballet me hiper-konsumin dhe jo me varfërinë. Shprehja e famshme e Dekartit, në ditët e sotme është shndërruar në “Blej, pra jam”, duke shpjeguar me tre fjalë bazën e sistemit ku jetojmë sot.
“Në ditët e sotme në shumë prej këtyre fushave, seria e rregullave është “ëmbëlsuar” paksa, por funksioni në thelb ka mbetur i njëjti. Njerëzit nuk përballen më me skamjen, por me konsumin. Ashtu si në shekullin XIX, por në një mënyrë tjetër, është krijuar një sistem që i detyron të punojnë gjithë ditën, të qëndrojnë në punë me orar të zgjatur, të qëndrojnë gjithë kohën nën presion. Sot njerëzit nuk vuajnë nga skamja, por nga konsumi”, shkruante Michel Foucault./Erjon Uka/Tiranapost.al