- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1957Vërja e gurthemelit të shenjtorës kushtuar Shën Nënë Terezës së Kalkutës, në Prishtinë, u bë me 26 gusht të vitit 2005, pikërisht në shenjë të 95 vjetorit të lindjes së Lumës tashmë Shenjtreshës Nënë Terezës së Kalkutës, dhe në perkujtim të 600 vjetorit të lindjës së Atletit të Krishtit ( Athleta Christi”, i quajtur nga Papa Kalistit III në kohën e tij ) Legjendës Evropiane e Kombëtare të shekujve Gjergj Kastriotit. Gurthemeli i Kishës së “Shën Terezës së Kalkutës”, është vënë nga ana e disa personaliteteve më karizmatike me ndikim: Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, ( njeri i madh karizmatik dhe hero që gjithëherë i personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për liri dhe pavarsi ), Ipeshkvit të Administraturës Apostolike të Prizrenit mons. Mark Sopi ( që për dekada të tëra në misionin e tij profetik meshtarak e ipeshkvnor, kontriboi shumë në çështjen kombëtare e pavarsinë e Kosovës, njëkohësisht e forcoi Kishën Katolike në të gjitha segmentet, i cili si ipeshkëv i devotëshem që i dha një zë të fuqishëm Kishës duke i përdorur shembylltyrat e zemrën e Bariut të Mirë, me gjuhën e arsyeshme, të dialogut, dashurisë, mirëkuptimit, humanizmit e mençurisë, andaj falë Shkelqësisë së Tij që ishte deshira e testamenti tij, i ndërlidhur plotësisht me Shën Nënën Tereze, në ndërtimin e shugurimin e Kishes me emrin, jetën dhe porosinë e saj për ne dhe për njerëzimin mbi tokë ), Kardinalit të Washington-it Shkëlqësia e Tij Theodore Edgar McCarrick, e Ministrit të Italisë z. Roko Butilione.
Andaj të martën me rastin e 20-vjetorit të vdekjes dhe në një vjetorin e shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Terezë, u bë shugurimi i Kishës “Nënë Tereza e Kalkutës” në Prishtinë, ku ceremonia e shugurimit u udhëhoq nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali Shqiptar Ernest Troshani-Simoni, i Dërguari i Veçant i Shenjtërisë së Tij, Papës Françeskut, i Delegatit Apostolik Juliusz Janusz etj.
Në këtë eveniment madhor ishin mijëra qytetarë nga të gjitha zonat e famullitë e Kosovës, të cilët kishin shtegëtuar për të marrë pjesë në shugurimin e Kishës së Shën Terezës së Kalkutës, njëkohësisht një organizim i tillë shtegëtimi për besimtarët e kësaj famullie për në Prishtinë, është bërë edhe nga d. Lenc Sopi, dekan e famullitar i Kishës së “Zojës së Këshillit të Mirë” Klinë. Morën pjesë edhe personalitete të larta të shtetit të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës – Hashim Thaqi, Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa, Kryeparlamentari i Maqedonisë – Talat Xhaferi, politikanë nga të gjitha partitë e Kosovës, familja e presidentit historik Ibrahim Rugova, Rifat Jashari, krerë nga besime të ndryshme fetare, e besimtarë e mbi të gjitha shumë njerëz që vlerësojnë lartë kontributin e të shenjtës Nënë Tereza e Kalkutës.
Në meshën shuguruese dhe në bashkcelebrim të eukaristisë s’ bashku me hierarkin e kishës katolike që kryesohej nga Kardinali Ernest Simoni-Troshani mori pjesë edhe don Anton Kçira, emër i çmueshëm karizmatik, i cili njihët për veprimtarinë e tij kolosale në Kosovë e Amerikë, personalitet i cili u gjend gjithëherë aty ku e kërkoi vullneti i mirë njerezor, për Kishë, Paqe, e Unitet gjithpërfshirës, gjithnjë duke gjetur dhe shtigje të afrimit në botë të asaj që është krenari kombëtare.
Evenimenti shugures në fjalë nisi me rite kishtare nga Rezidenca e Administraturës Apostolike, marshuar skajit të rrugës së kryeqytetit drejt dyerve të kishës. Pikërisht ishin sherbestarët në krye me ministrantët e priftërinjët të tjerë bashkremtues të cilët kishin shtegëtuar nga zonat të tjera shqiptare e dioçezat të tjera katolike si Amerika, Mali Zi, Kroacia, Serbia, Bosnja, Sllovenia, Maqedonia etj, njëkohësisht pas tyre ecnin edhe i Deleguari i posaçëm i Vatikanit, kardinali shqiptar Ernest Simoni–Troshani e delegati apostolik për Kosovën, Julis Janosh, e percjellur nga ipeshkvi i administraturës së Prizrenit imzot Dodë Gjergji bashkë me kryeipeshkvijtë e ipeshkvijtë e tjerë të ftuar pēr këtë eveniment.
Kardinali shqiptar Ernest Troshani – Simoni, ishte ai i cili iu drejtua audiencës në gjuhën shqipe i cili tha se Nënë Tereza është pasqyrë dhe shembull për gjithë njerëzimin. “Në këtë ditë duhet të lutemi, duhet ta lusim të madhin Zot për gjitha që na ka dhënë. Ata që kanë dhënë lëmoshë mos të mendojnë se është një gjë rasti, lëmosha është ndër virtytet më të fuqishme që ka feja”. Njëkohësisht ishte edhe i Dërguari i Veçant i Shenjtërisë së Tij, Papës Françeskut, i Delegatit Apostolik Juliusz Janusz në shugurimin e këtij tempulli kushtuar Shën Terezes së Kalkutës I cili nē mes tjerash tha: jemi këtu të bashkuar për ta vazhduar veprën Shën Nënës Tereze së Kalkutës, për të dhënë një përkrahje që Kosova të jetë Toka e Paqes e Tolerancës.
Andaj ashtu sipas ritëve fetare në hyrje të kishës u bekua me uji për ripërtëritjen e dëshmisë së pagëzimit të besimtarëve njëkohësisht hapësira e saj u spërkatë me ujë të bekuar nga ipeshkvinjët. Pas Ungjillit dhe predikimit të lexuar e interpretuar ashtu sipas ritit kishtar vijoi kushtimi apo shugurimi, i cili nisi me litanitë, gjatë të cilave thirrën në mbeshtetje shenjtorët e Kishës katolike. Pas ritit litanik, u bë vendosja e relikeve – pikat e gjakut të Shën Nënë Terezës sonë shqiptare e njerëzimit, në vendin e rregulluar enkas aty afër shtatores së saj, anash altarit kryesor tē Kishës ku edhe altari u la-pastrua me ujë të bekuar dhe u lye me vajin e shenjtë, ku me bagmin nga ipeshkvinjët u lyen të dymbëdhjetë shtyllat e kryqet e apostujve në çrast mbi altar u dogj kemi, shoqëruar me këngë liturgjike e lutje nga ana e ipeshvit percjellë nga besimtarët.
Pak para perfundimit të meshes ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se katedralja e të Shenjtës Nëna Terezë, është shtëpi e Zotit dhe se në traditën e popullit të Kosovës, kurrë nuk janë bërë ndarjet e kishave, xhamive, manastireve dhe teqeve, pikërisht presidenti nënvizoi duke thënë: “Më lejoni të ripërsëris faktin se jemi krenarë se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha – Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nëna Terezë. Nuk ka beze as pëlhurë të bardhë ose të zezë që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit”, andaj në fund të fjalës së tij presidenti Thaqi: “Uroj që kjo Katedrale, sot e përjetë, të qëndroj si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, t’iu përkujtojë fëmijëve tanë dhe gjithë gjeneratave që vinë se kush ishte Shën Tereza. Rrëfimi i Shën Terezës së Prizrenit, Shkupit, Letnicës dhe Kalkutës, është rrëfimi më i rëndësishëm i historisë tonë dhe udhërrëfyes për të ardhmen”. Në muret e Kishes së “Shën Terezës së Kalkutës” në Prishtinë janë portretizuar figura të ndryshme të kishes katolike por edhe të atyre që ndihmuan në ngritjen e saj. Pikërisht ne mesin e muraleve është edhe presidenti i ndjerë i Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, imzot. Mark Sopi etj. Ishte edhe kori i Kishës, i cili për mrekulli e pershpirtërisht bëri përcjelljën e ceremonisë eukaristike gjatë gjithë kohës sa zgjati mesha shuguruese e Kishës.
Më në fund për mysafirët e ftuar special të këtij evenimenti në Hotelin “Emerald” u dha një drekë solemne.
Lekë MRIJAJ/Proletari.Com