- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1173
Sot ndodhi një ngjarje e rëndë për qytetin e Shkodrës si dhe për puntorët e ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Humbi jetën një puntorë në krye të detyrës sepse nuk kishte asnjë mjet sigurie për jetën, sepse punonte ashtu siç punojnë mijëra puntor të ndërmarrjeve bashkiake e shtetërore.
Zoti Kryeministër në qoftë se vërtet do bëni VETING, atëherë nesër në mëngjes mbi tryezën e zyrës së drejtorit të ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe kryetares së bashkisë Shkodër nga Prokuroria Shkodër duhet masa “pezullim nga detyra për arësye hetimi për akuzën shpërdorim detyre për sigurimin e mjeteve të punës”etj. Duam drejtësi për të drejtat elementare të punës siç është mbrojtja e jetës së puntorit.
Ne do presim zoti Kryeministër sepse “peruljet dhe dhimbjet” e zonjës kryetare të bashkisë Shkodër po marrin jetë njerëzish.
Në qoftë se ju zoti kryeministër nuk do bëni të funksiononi institucionet shtetërore shqiptare atëherë do ngrihemi në protesta për mbrojtjen e jetës nga institucionet shqiptare.
Shoqëria Civile Shkodër
© 2005-2023, ↑ Proletari
Accedi- Posts -
Add New
-
Powered by WordPress -
Designed by Gabfire Themes