“I injoruemi” letër e hapun Presidentit Nishani

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2520
I nderuem Z. President. Unë që po ju shkruej jamë Gjokë Vata. Këtë shkrim po e titulloj:” I injoruemi.” Sepse ky ashtë titulli ma i përshtatshëm për rrealitetin e padrejtësis ndaj meje, shëmtimin e së cilës po përpiqem ta përshkruej me vërtetsisnë ma të pa kundërshtueshme. Zoti më ka dhurue nji numër prirjesh e unë jamë mundue me i vu në jetë ashtu si më mëson dhuruesi i tyne e kush i injoron prirjet e dhurueme prej Zotit, injoron dhuratat e tija, prandej mendoj se ky ashtë nji faj që nuk do të duhej ta bante askush.Injorimi i kontributit a i kontributeve i njollosë turpshëm injoruesat. Për sa i përket biografis time po them vetëm kaq: Për hirë të së drejtës kam shkaktue burgosjen e prirjëve të mija nga komunizmi deri në vitin 1990. Në këtë vit filloi veprimtaria ime artistike në të mirë të demokracisë shqiptare.

Me 11 Nandor 1990 pa e përfillë rrezikun që mund ta kërcnonte at tubim solemnë ku ndollesha edhe unë kamë këndue në atë meshë të ringjalljes së tempujve fetar “Avemarijen e Shubertit” Zani i Amerikës duke e transmetue atë kangë të këndueme nga unë më ka cilsue: Kangtari i parë i demokracis shqiptare. Ndërsa shkrimktari Ismail Kadare në librin e tijë ”Nga dhjetori në dhjetor shkruen”: Këtu nga Luara e Francës dëgjova të intërpretuar në mënyrë hyjnore nga nji shqiptarë Avemarijen e Shubertit.” Gjatë ditëve në vazhdim kamë hartue tekstin e kamë kompozue kangën e parë në shqip për Krishtin në gjuhën shqipe. Gazetarët e huej të dërguem për këtë rastë në varrezën ku po ndërtohej kapela e meshes parë ua kanë dhanë për transmetim disa rradio stacioneve europiane. Atyne gazetarve të huej u kamë dhanë nji numër intervistash që i kanë botue në gazetat përkatse. Kam folë për demokracinë në mbledhje publike e kamë botue shumë artikuj në gazeta lokale e kombëtare.

Jamë autori i kolonës zanore të dokumentarit “ Anmiku im” I gjiruem në Shqipninë e veriut nga nji ekip televizim i R. A. I. T.1993 e ky dokumentar ashtë çfaqë në shumë vende të Europës e puna ime në të si kompozitor, kangtar e rreçitues ashtë vlersue naltë nga kritika e atyne vendeve. Me nji përshkrim të veçantë ashtë shoqnue nga : S. A.T. të Gjermanisë. Naltë janë vlersue edhe intervistat e mija dhanë “Zanit të Amerikes gjatë asajë kohë e intërvistat e dhanuna televizioneve amerikane që transmetonin edhe emisione në gjuhën shqipe. Si edhe rreth 40 intërvista dhanë televizioneve lokale e kombëtare shqiptare.Jamë kantautori i tekstit e i muzikës së dy kangve të këndueme me vajzën time në R. T. Sh. Në festivale të muzikës së lehtë. E me tituj:” Yjet që adhuroj “e” Natë vjeshte”. E i kangës “Balada e mërgimtarit” në koncertin e pranverës 1993. E janë nga ma të suksesshmet. Kamë fatin e rradhë me pasë atë vokal që më dha mundsi me këndue në moshën 80 vjeçare në T. V. klan “Lulet e Majit” Jamë autori i librave me poezi”Nata e dhimbjeve e Frymzime mendimësh” e I librit me poezi satirike”Gjuha e thimcit.” Kritik letrare e Libri në prozë” Ditari I kujtimeve të mija 756 faqesh”. Janë vlersue maksimalisht nga njohsat e thellsis së vlerave letrare. Kamë përkëthye nga Dante Aligeri, Kipling e Shelli nga italishtja e anglishtja. E jamë autori i rreth 200 poezive të pa botueme nga mungesa financiare i po aq artikujve publiçistik.

Unë jamë i bindun se koha e vlersimit të këtyne kontributeve do të vijë, por vonesa e këtij vlersimit ashtë e pa falshme. Kundra ksajë vonese do të duhej të ishin të gjithë. Unë i përgëzoj të gjithë të nderuemit me titujtë e akorduem nga Presidenti Nishani, por kur si në këtë rastë tituj u akordohen edhe atyne që nuk janë ma fizikisht, shkodra ka talente që meritojnë me u konsiderue të jashtë zakonshëm e megjithkëtë nuk u janë akordue tituj ma të lartë të vendit tonë si përkthyesi i 30000 vargjeve në mënyrë fenomenale të” Orlandi i çmendun “Guliem Deda. Aktori I pa përsritshëm Zef Jubani. Rregjzori e dramaturgu Andrea Skanieti ,e njeni nga yjet e kostelacionit të letërsis shqiptare Benardin Palajtë e të tjerë që do ti kishte për nderë çdo popull i Botës.Jamë I detyruam të denoncoj edhe padrejtësin e mos dhanjes së pensionit të veçantë të kërkuem disa here.

Po thuej kopjen e ksajë letre ia kam dërgue edhe presidentit Moisiu e 3 letra të tilla edhe ju. E megjithkëtë nuk kam marrë as përgjegjën që e ka të detyrueshme vetë detyra e zyrës tuej. Ndoshta fajin e kësaj skorrektese e ka stafi juej. Theksoj: Mosha ime 82 vjeçare vetëm e vetëm për hirë të drejtsisë ju a kujton kontributet e mija se veprat nuk nevoisin akordim titujsh nbase ato janë vetë tituj por injorimi duhet shpartallue jo vetëm për rastin tim edhe për qëndrimin që duhet me pasë kundrejtë cilit do që i duhen vlersue meritat mbasi vlersuesi nderon vehten me vlersimin e tijë a të sajë.
Me nderime Gjokë Vata/Facebook

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 16/06/2017. Filed under Peticione/Letër e Hapur. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.