- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1957Sapo lexova artikullin e gazetës së majtë austriake “derStandard” ku ishte intervistuar lideri i opozitës së sotme shqiptare Lulzim Basha, mu kujtua viti ’97, mu kujtua propozimi që qeveria Berisha bëri për të futur në pashaportë edhe përkatësinë fetare.
Ajo që habitë në politikën dështuese pdiste ku u hodhi pluhur mendjes shqiptare prej më shumë se çerek shekulli që do e shkëpuste Shqipërinë nga sistemi diktatorial komunistë është PD-ja dhe liderit e saj(më parë Sali Berisha dhe tani pinjolli i tij Lulzim Basha) vazhdojnë të luajnë në rastin kur nuk u mbesin më karta për të luajtur atë të përçarjes fetare. Këtu kujtoj përçarjen Veri-Jug gjatë hapjes kriminale të depove që sipas Nju Jork Tajms e dirigjuar nga vetë presidenti i atëhershëm Sali Berisha, kujtoj përçarjet fetare në partinë demokratike dhe partinë socialiste të viteve ’98-’05. Padashur të kujtoj anëtarësinë si vëzhgues në konferencën islamike për tu futur pastaj anëtarë me të drejta të plota.
Apo dhe debati në parlament kur ishte ministër i punëve të brendshme Lulzim Basha dhe dikush në parlament që i tha: ju kujtoj në c.v-në tuaj z.Basha nuk keni deklaruar se çfarë keni bërë gjatë korrikut të vitit 1999 dhe korrikut të vitit 2000 apo nuk keni dëshirë të shkruani se keni qenë në Siri?.
Këtu s’dua të kujtoj pastaj “zbehjen” e figurës që Luli i Bashëve i bëri katolikes veriore shkodrane Jozefina Topallit apo luftës brenda llojit partiak që i bën akoma edhe sot Majlinda Bregut se pastaj nuk po kujtoj Mesila Doden që e bëri të largohet nga PD-ja thjesht sepse deshi të votoj(ndërkohë kur deputetët demokratë lënë sallën për ta mos votuar) për tju hequr mandati i deputetit që ishte “llum katolikë veriorë” sipas Lulit të Bashëve në gazetën austriake …
Siç mu kujtua padashur edhe një episod që një taksist i Malësisë së Madhe më pat treguar gjatë një ushëtimi rastësor me taksi mbi Lulzimin e Bashëve i cili gjatë udhëtimit Podgoricë-Tiranë me taksi në vitin 2000(atëherë kur nuk e njihte njeri) kishte shprehur bindje të forta fetare islamike duke u munduar edhe të “iluminojë” taksistin katolitk malësor që më edukatën tipike malësore të qetë ka shprehur respekt për besimin e tij dhe nuk e ka kundërshtuar gjatë gjithë rrugës dhe mbasi e ka çuar në destinacionin e dëshiruar ai(Lulzim Basha) duke e paguar dhe duke i dhënë dorën taksistit për njerzillekun e treguar e ka mbyllur oratorinë e tij prej “imami” duke i thënë “gjynaf që je katolik”.
Gjithë këto më erdhën si vegim kur ky Lulzimi i Bashëve prek përkatësit fetare duke nënvizuar KATOLIKËT VERIORË dhe kjo jo rastësisht, por ai si pinjollë i denjë i paraardhësve Berisha dhe Hoxha, friken e ka nga katolikët e veriut të Shqipërisë.
Pasi gjithë këto vegime flash më kaluan përpara mendjes pasi lexova atë dreq artikulli që dukej i shkruar si në “Zërin e Popullit” më lindi një pyetje për zotëri Lulin e Bashëve:
A DO HYSH NË ZGJEDHJE ME KATOLIKËT E VERIUT APO PA KATOLIKËT E VERIUT???
Pellazgilirarber/Proletari.Com