- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1109Idea për reagimin e menjëhershëm në cilëndo formë të mundshme, më erdhi kur fillova të vërej apatinë dhe heshtjen e shoqërisë për një fenomen kaq shqetësues per mua.
Çdo ditë kishte një rubrikë speciale në gazetë për vajzat e gratë e dhunuara ose të vrara nga të dashurit, baballarët, vëllezërit ose pjesëtaret e tjerë burra të familjes apo fisit. Vazhdon të ketë. Këto lajme nuk mungojnë asnjëherë.
Një mungesë e tillë interesimi, një mungesë e tillë reagimi të çfarëdoshëm, të çon në dilemën: “a jam unë gabim që me duket i papranushëm ky fenomen, a asht kjo shoqëri gabim, që e konsideron tashmë pjesë normale të kulturës së vet?”
Pas rastit të fundit të ndodhun në Guci të Re, vendosa se do reagoja dhe nëse do me duhej me e ba e vetme, dikush duhet me fol, dikush duhet me reagu, dikush duhet me e kundërshtu këtë sistem që “legjitimon” burrat që kryejnë vepra monstruoze ndaj grave, vetëm pse janë burra. Dikush duhet me reagu,dhe menjëherë dhe mjeti me demokratik i mundshëm është protesta.
Kjo protestë ëshë vetëm hapi i parë në ndërgjegjësimin e vajzave dhe grave për të drejtat e tyre si qënie njerëzore.
Unë, gratë dhe vajzat guximtare që më janë bashku në këtë nismë, do të kundërshtojmë deri në fund çdo shtypje që i bahet të drejtave themelore të grave, tu dhan kontributin tonë për një shoqëri ku grate janë të çlirume nga frika e dhunës dhe e vrasjes.
Secila prej nesh, në jetën private dhe publike ëshë e ekspozume ndaj kërcënimit të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale dhe kjo duhet të ndalet! Tani!
Kjo nuk është shoqëria që duam për veten, për motrat, nënat dhe shoqet tona. Le ta marrin vesh i gjithë sistemi i kalbur patriarkal që vajzat dhe gratë nuk heshtin më kurrë!
Brigela Demaj/Proletari.Com