- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1326Meqë sot është dita e mediave unë do thoja që punonjësit e tyre duhet të punojnë më shumë me veten përpara se të pretendojnë të bëhen zëri i informimit.
Duhet të mbajnë një qëndrim korrekt kur punësohen (pra jo servil) dhe po korrekt kur hiqen nga puna (pra mos të bëjnë viktimen). Duhet të pretendojnë të punësohen me kontrata të rregullta ku përfshihen sigurimet shoqërore etj.
Duhet duhet duhet… në qoftë se nuk u jepet mundësia sepse nuk ka shtet dhe ligje që i mbrojnë këto rregulla të shkruara e të pashkruara atëhere ata(gazetarët/punonjësit) duhet të jenë/të bëhen pjesë e lëvizjeve shoqërore.
Si psh: në qoftë se një gazetarë hiqet nga puna me të patëdrejtë atëherë a nuk duhet ta mbrojë sindikata e gazetarëve???
Sa koleg gazetarë dolen në protestë për këtë padrejtësi kaq denigruese???
Dikush do thotë, jo po ku ka sindikata gazetarësh dhe në qoftë se ka janë palë e sistemit korruptiv.
Po mirë lind pyetja, ti more gazetarë i dashtur:
Pse heshte deri tani?
Pse nuk lëvize/protestove për të arrirë të paktën të drejtat e tuaja?
Si ka mundësi që nuk u bë asnjë grevë gazetarësh në Shkoder( gjoja bastionin e demokracisë) për gjithë këto vite demokraci?
Pse pse pse…???
Prandaj në këtë ditë do thoja që media është nën drejtimin në të cilin është dhe shteti(sipas partive qe qeverisin) por ju si punonjës të mediave(nuk u falet heshtja) ose duhet të shkëputeni nga ky sistem skllavopronar njëherë e mirë pa kushte ose thjesht ulni kokën dhe hani në pjatën e turpit(të gjithë atë që ju vejnë përpara) ku ndodheni që në kohen e diktaturës së bashku me popullin e thjeshtë shqiptarë…
Edmond Pjetri/Proletari.Com