Bujqësia organike

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3915
Bujqësia organike është një lloj i bujqësisë që e konsideron të gjithë ekosistemin bujqësorë, shfrytëzon pjellorinë natyrore të sipërfaqes së tokës duke e favorizuar me ndërhyrje të kufizuara, dëshiron të promovoj biondryshmërinë (biodiversitetin) e mjedisit në të cilën vepron dhe përjashton përdorimin e produkteve konvecionale/sintetike dhe organizmave të modifikuar gjenetikisht (OMGJ).

Përcaktimi
Fjala “organik” e pranishme në “bujqësinë organike” në fakt është një term i papërshtatshëm. Aktiviteti bujqësorë, organik ose konvencional/sintetik, përqendrohet gjithnjë e më shumë në një proçes biologjik të kryer nga një organizëm vegjetarian, organizëm kafshe ose mikrobi.
Dallimi kryesor në mes bujqësisë organike dhe asaj konvencionale/sintetike qëndron në nivelin e energjisë ndihmëse (ausiliaria) e futur në sistemin bujqësorë (agrosistem). Në bujqësinë konvencionale ripërdorohet një sasi e konsiderueshme e energjisë ndihmëse nga proçeset industriale (industri kimike, minierale, mekanike, etj). Në të kundërtën bujqësia organike edhe pse pjesërisht e bazuar në fuqinë ndihmëse nga industria minerale dhe mekanike, ripërdoron lëndë kryesisht në formë organike.
Një formulim konçiz më i saktë ndoshta mund të jetë përshtatur në gjuhë të tjera si psh: bujqësi organike apo bujqësi ekologjike, duke nxjerrë në pah aspektet më dalluese të bujqësisë organike, ruajtjen e lëndëve organike të tokës ose qëllimin origjinal për të gjetur një formë bujqësore me ndikim të ulët mjedisor.
Objektivat kryesore të bujqësisë organike, siç kanë qenë të përcaktuara nga Federata Ndërkombëtare e Bujqësisë Organike (IFOAM) janë :
-Të transformoj sa më shumë ferma të mundshme në një sistem bujqësor të vetë-mjaftueshme duke u mbështetur në burimet lokale;
-Të ruaj pjellorinë natyrore të tokës;
-Të shmang të gjitha format e ndotjes së shkaktuar nga teknikat e bujqësisë;
-Të prodhojnë ushqim me cilësi të lartë dhe lëndë ushqyese në sasi të mjaftueshme.

Shkenca
Në bujqësinë organike, zgjedhja e produkteve dhe molekulave të përdorshme është vendosur në bazë të origjinës së tyre e cila duhet të jetë natyrale. Ky dallim në mes të produkteve natyrore dhe atyre sintetike/konvecionale është e zbrazët nga pikëpamja shkencore, dhe na çon në përfundimin e gabuar se të dytat janë më toksike se të parat. Ky fakt lejon përdorimin në bujqësi të produkteve organiko-natyrore të cilat shfaqin toksicitet më të lartë në krahasim me ato të produkteve të ndryshme sintetike (si në rastin e Rotenones) ose ndikimi mjedisor i cili është i rëndësishëm si në rastin e sulfatit vreshtor, të nitratit kilian (nitratit të sodës) ose të oksidit të bakrit. Ka edhe disa sëmundje që nuk mund të kontrollohen me sisteme biologjike, apo për të cilën ekziston një “luftë” e detyrueshme e cila lejon për të ruajtur çertifikimin organik duke përdorur kimikate sintetike për kontrollin e insektit apo sëmundjes.
Në disa raste, pamundësia për të përdorur herbicidet kërkon një numër më të madh të përpunimit mekanik dhe për disa kultura të caktuara këto bëhen të vështira si ekonomikisht ashtu dhe energjikisht, si për shembull në rastin e orizit organik.
Këto arsye e bëjnë të vështirë kultivimin organik për shumë specie bujqësore, veçanërisht për prodhimet bazë si misri dhe soja, pra shumica e kultivimeve është e kufizuar në menaxhimin e llojeve më të lehtë si pemëtoret (ulliri), kullotat dhe foragjeret, të cilat vetëm këto përbëjnë rreth 50% të sipërfaqes biologjike.
Bio/Qendra Genesis

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/03/2017. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.