- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1962Ishte tërmeti i nandheshëm i antikomunistve hungarezë që shpërthyen kundra komunistëve hungarezë me tërbimin ma të madh. Një llavë vullkani gjigand përshkoi institucionet ku sundonin komunistët me dhunë, tortura e burgosje të Fjalës Lirë dhe të drejtave të njeriut për t’u shprehë në BuDapest e në mbarë Hungarinë.
U nxorrën me dhunë piramida e udhëheqjes komuniste nga ndërtesat e tyne, ku një pjesë përfunduan të hedhun prej kateve të nalta përtokë si hakmarrje ndaj gjenocidit të ushtruem, që kur u instalue diktatura komuniste nën dhunën e Stalinit.
Temelet e shpellave të Moskës u tronditën si dhe të krejt Kampit Komunist të Europës Lindore e Qendrore komuniste të instaluem nga kryearkitektët; Çurçilli, Stalin dhe Ruzvelti në vilën e Jaltës prej paktit ma satanike të Konferencës së Jaltës prej 4-11 shkurt 1945.
U dridhë edhe qeveria e Tiranës. Shpërthyen hanxharët e telefonave midis kryediktatorve komunist për t’ju lutë Moskës të ndalte me dhunë ushtarake urgjentisht Kundër-Revolucjonin Antikomunist në Hungari sepse rrezikonte shkendija e Budapestit të shndrrohej në stuhi vullkani mbi Hartën e Stalinit të dhuruem nga dyshja Çurçill-Rusvelt në Jaltën e 1945.
Kryediktatori E.Hoxha nuk mund ta pranonte sepse do t’i pritej kryeti me tanë bandën e tij në Tiranë.
Diktatura kosiste e groposte nëntortura bijjt ma trima, dijetarë e klerikal te kombit. Pakënqasia ishte e madhe sepse burgjet ishin mbushë plot, vorfnia dhe humbja e të drejtavet ë liris së ndërgjegjes, të besimit fetar dhe levizjes së lirë, grabitja e bibliotekave, pronave private dhe shum të tjera ishin mohue popullit shqiptar.
Kjo shkëndije i duhej popullit shqiptar antikomunist, që të sulmonte me lopata, kazma, sopata dhe me zjarrë kundër qeverisë komuniste të Tiranës. Por perbindshja e Moskës dërgoi ushtrinë e kuqe të armatosun me tankse, armatime të randa drejt Budapestit ku e pushtoi Hungarinë ushtarakisht dhe ushtroi gjenocid mbi popullin antikomunist hungarez.
Europa ,,antikomuniste,, kurvë heshti para agresionit pushtues ushtarakisht të shtetit hungarez të familjes europjane.
Të rinjë shkodran në përkrahje të Budapestit Antikomunist.
Në Qytetin e Studentit Tiranë, në Shkodër e kudo zjente urrejtja ndaj diktaturës. Shkëndija e Budapestit ra në zemrat e popullit shqiptar, ku ndër ta u shquan Treshja studentore shkodrane; Karlo Çefa, Ndrekë Bazhdari dhe Nik Pavaci në Liceun Artistik Tiranë.
Sigurimi policor i zbuloi dhe mbas torturave shnjerzore i burgosi të rinjt 17 vjeçar në burgjet ma të tmerrshme të vendeve komuniste për 17 vjet. Familjet e Karlo Çefës, Ndrekë Bazhdarit dhe Nik Pavacit pasi vuejtën tmerrsisht në galerat e minierave në pjesën ma të bukur të jetës. Edhe mbas burgut vazhdoi përsekucjoni i tyne nga kushdo në lagje, në punë e kudo dhe nuk kishin të drejta të barabarta si shokët e tyne të lirë. Ndaj tyne ushtrohej urrejtje dhe përdorej gjuha ma e egër si anmiq të popullit, të partis, të atdheut. Kta ishin dallandyshet e Liris së Ndërgjegjes. Askush nuk i dekoroi nga shteti shqiptar tash 25 vjet, e as nga Bashkia e Shkodrës spakut në 60 vjetorin e Revolucjonit Antikomunist të Hungaris më 1956, ndërsa presidenti i Hungaris e dekoroi z. Ndrekë Bazhdarin me titullin “Heroi i Liris”
E sot Karlo Çefa, Ndrekë Bazhdari dhe Nik Pavaci jetojnë të lirë ku qeveria hungareze i permend në çdo përvjetor duke i falenderue nëpërmjet ambasadorit hungarez në Shqipni.
Revolucjoni Antikomunist në Hungari 1956, monumenti në Shkodër.
Të enjten e dt. 17.XI.2016 në Shkodër u inaugure vendosja e monumentit në kujtim të revolucionit antikomunist hungarez të vjetit 1956. Në këtë ceremoni mori pjesë ambasadori i Hungarisë në Shqipëri Antal Heizer ku ndër tjera tha “Ky monument do të shërbejë për të rikujtue jo vetëm ata heronj hungarez që vdiqën në luftën me Rusinë dhe të tjerët që u ekzekutuan pas revolucionit, por edhe të gjithë ata që vuajtën pasojat e tij jo vetëm në Hungari, por edhe në Shqipni. Ky obelisk këtu në Shkodër, ka një kuptim të veçantë pasi ata që vuejtën pasojat e revolucionit ishin edhe heronjtë e lirisë nga Shkodra, që mbështetën revolucionin hungarez dhe për këtë arsye u burgosën”.
Monumenti i vendosun në Shkodër përkujton 25 mijë hungarezët e vdekun nën tortura dhe pushkatime në revolucionin anti-komunist si dhe 250 mijë qytetarët që lanë Hungarinë për shkak të dhunës shtetnore dhe vrasjeve në 1956-ën në Budapest dhe në qytetet e tjera prej bollshevikve të Moskës dhe të Hungarisë.
U themi Falemnderës heronjve të Revolucjonit Antikomunist të Hungarisë, të Shqipnis si edhe tre bijve shkodran! – Karlo Çefa, Ndrekë Bazhdari dhe Nik Pavaci!
Falemnerës Ambasadorit Hungarez për ngritjen e Monumentit të Memories Hungareze antikomuniste në qytetin e Shkodrës.
Rrnoft Vepra e Martirëve të Revolucjonit Antikomunist të Hungaris!
Rrnoft Vepra e heronjve shqiptarë të Kundër –Revolucjonit Antikomunist!
Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
E premte, më dt. 18.XI.201