- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 25481946…
■A E DINI SE EDHE “SEMANI” KA DOSJE ?!
KERKONI N’ ARKIV TË MINISTRISË SË MBRENDSHME NË TIRANË…
■DOSJEN E “SEMANIT”…
Emni i këtij lumi të pistë njihet nga viti 1946 – 47 , kur permbyti qytetin e Shkodres!
Ujët i tij i flliqtë ka permbytë pak kohë perpara Beratin, e mandej, mori mbarë tokat e brigjet e Adriatikut, derisa u perplas per shkambin e Rozafës… Ai nuk njeh asgja perveç damtimit, vdekjeve dhe zhdukjes së kufomave pa ju dijtë as emni…
Nga gjamët e tij 70 vjeçare, kudo ku ka kalue ka shkretnue e vorfnue shka i doli para!
Pa lè njerzit rrezikzezë që mori në qafë, po deri edhe bagëti e shpend që i mbyti me atë ujë të turbulltë, që të shtin tmerrin kur e sheh tue u perplasë per brigje…
Dallga e tij e ndytë vetem mjerim ka sjellë ku ka kalue…
■Semani asht edhe vrasës e gropues i shumë objekteve që ka zhdukë si mos t’ ishin…
E shihni foton naltë ? Kushedi sa viktima asht e zhdukun nen atë ranë e zallishta!..
Shikojeni mirë dhe mendoni shka ban Semani kur del nga shtrati i tij… Mjer ata njerëz e mjer ajo Rini Shkodrane, që pat rrezik me u zhytë pa shpresë nen llomin e atij ujë!
I mori e i plandosi nder ato qeli prej kah nuk e pane ma me sy driten e Diellit…
T’ uritun, të çveshun, t’ etun per ujë dhe të masakruem e të gjakosun, të torturuem dhe tue ecë rrëshanë bashkë me ujin e Semanit… Ma në fund, mërrijten me na kujtue pak fletë të lavdishme të Historisë sonë të permbytun, po të shkrueme me Gjak Herojsh!
■Ishte bash ajo Rini Shkodrane që pa dallim Feje këndonte Hymnin e Shqipnisë së 1913:
Porsi fleta e Ejllit të Zotit
Po rreh Flamuri i Shqipnisë
E thrret t’bijtë e Kastriotit
Me u mbledhë tòk ndër çetë t’ushtrisë.
Bini Toskë, ju bini Gegë,
Si dy rrfé, që shkojnë tue djegë!
A ngadhnjyes a t’gjithë Dëshmorë,
Trima mbrendë! Me dorë, me dorë!….
■E, në shenjë vllaznimi mes muslimanëve dhe katolikëve, Autori do të lidhte me një kordon dritash Kishen e Fretenve me minaren e Xhamisëe së Fushës së Çelës…
■Ishte po, Frati i Zadrimës, bash i asaj shtëpije që sot po shembet, që i shkruen Mikut të vet At Palë Dodës, me 16 Shtator 1922 sa vijon: “Ndërkaq vizita eme në Washington pati për rezultat njohjen e Shqipnisë nga ana e Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të qeverisë sonë dhe të “Vatrës” mbetën pa ndonji përfundim të mirë. Unë pata sukses. Kjo u ba me nji ndërhymje të Senatorve katolikë, të cilëve ua parashtrova çështjen, sidomos nga aspekti fetar, që qeveria amerikane u shty me e njoftë zyrtarisht Shqipninë.” (Telegram i derguem nga Parisi, në Kuvendin Françeskan 1922).
1946… SHKODRA E 26 BURGJEVE…
■“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu”. (Arkivi M.M.Tiranë).
Me këto fjalë i drejtohet Ministrit të Mbrendshëm kryetari i Degës së Mbrendshme të Shkodrës, i porsa ardhuni krimineli i njohun Hilmi Seiti.
■E, pikrisht, me këta 100 bisha t’egra erdhi në Shkoder dhe agjenti i vjeter “SEMANI”.
“SEMANI” asht pseudonomi i kriminelit të Sigurimit të Shtetit NASHO JORGAQI.
U mbaruen të gjallët.., e SEMANI, po rikthehet me “Rilindjen” prap nga të vdekunit…
■Do ta mbylli këte shkrim me thanjen e Prof. Nderuem z. Aurel Plasari:
“Mos t’i japim Fishtës vendin që i takon, por t’i kthejmë historisë së letersisë atë çka i mungon, do të thoja që tek Panteoni i patriotëve dhe intelektualëve tanë më të shquar, të cilin e përfytyroj me trajtën e një kurore të ngjizur nga dy krahë hiperbolash konvergjente asemtotike, ku gurët e vyer janë vendosur dy e nga dy deri sa arrijnë e bashkohen atje ku vetëm një vend kulmor është bosh, atje i takon të vendosët Margaritari Patër Fishtë !”
Fritz RADOVANI/Proletari.Com
Melbourne, Tetor 2016.