- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3026
Shtrohet pyetja pse kryeministri po “fut hundët” në çështjet e brendshme politike amerikane?
Mos vallë dëshiron të “hakmerret” ndaj politikës së jashtme amerikane e cila “fut hundët” në çështjet e brendshme politike shqiptare?
Mos vallë po mbështet lobet amerikane(Soros & CO) që e kanë mbështet atë(Edi Ramën) të fitoj zgjedhjet në 2013-tën?
Apo thjesht kërkon të marrë famë si ndër të paktë lider europian që po “guxon” të “kundërshtoi” haptazi republikanin Trump?
Politika është një multipërgjigje dhe si e tillë këto pyetje(retorike) qe shtrova më lartë e ka njëra përgjigjen brenda.
Pyetja që s’ka retorikë por shumë relativizëm është:
Po të zgjidhet Donald Trump presidenti i ardhshëm i SHBA-ve si do vazhdohet në rrugen e nisur të reformave të “propozuara” nga ambasadori amerikan Lu dhe si do vazhdohet me ndikimin amerikan në Shqipëri dhe në BE?
Përgjigjen nuk kam arësye ta jap unë pasi s’duhet influencuar mendimi i askujt por do shtoja vetëm diçka. Në rastin në qoftë se amerikanët ju “shpëton nga dora kontrolli” dhe vendosin që Donald Trump të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve atëherë jo vetëm Shqipëria por e gjithë bota do ndryshoi(për mirë apo për keq është temë me vehte).
Pellazgilirarbër/Proletari.Com
One Response to A do ndikoj në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane po të fitoj kandidati republikan Donald Trump?