Rimmel Scandaleyes Tone sysh kremoze në formë lapsi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1558
RimelNë foto kam paraqitur Rimmel lapsat me tone kremoze në formën e një cikloheksani me dy grupe CH3 në pozicionin 2 dhe 5 (pak rifreskim të mësimit të kimisë së gjimnazit). Këto lapsa janë tonet kremoze më të preferuara të mijat. Këto tone sysh janë shumë të butë në lëkurën e syve dhe përhapen lehtë. Nuk është e nevojshme të ushtrosh presion për ti aplikuar në sy. Po ashtu një karakteristikë tjetër e tyre është dhe pigmentimi i lartë që kanë këto tone, një shtresë me këto tone është e mjaftueshme dhe ngjyra mbulon lëkurën në mënyrë të kënaqshme. Këto tone jane waterproof (dmth kundra ujit) dhe zgjasin shumë në lëkurë. Ato përmbajnë 3,25g produkt, gjë që është një sasi e konsiderueshme për një ton. Mund të përdoren vetëm si ton por edhe si bazë për ndonjë ton tjetër pudër, që mund ti vendoset sipër tonit kremoz. Le të kalojmë tek ngjyrat që kam aplikuar në lëkurë për t’ju bërë të mundur më lehtë dallimin e ngjyrave. Unë kam zgjedh 6 ngjyra nga seria Scandaleyes dhe një ngjyrë nga seria Kate (nga Kate Moss), por këto dy seri kanë edhe plot ngjyra të tjera.

Ngjyra kozmetike ne dore2Nga poshtë lart toni i parë nr.002 quhet Bulletproof Beige, përmban një ngjyrë bezhë të çelët dhe është i shdritshëm. Mund të përdoret si highlight por edhe në gjithë pjesën e lëvizshme të kapakut të syrit.
Toni i dytë nr.011 quhet Bluffing, ka një konsistencë me shndritje. Ky ton neutral përmban një ngjyrë të përhimë me nëntone kafe, shumë i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe për grime të lehta ditën apo dhe natën.
Toni i tretë nr.015 quhet Trespassing Taupe. Ky ton është i vetmi që është mat midis toneve që po ju paraqes un në këtë artikull. Përmban një ngjyrë kafe me nëntone bronzi, shumë i veçantë si bazë po ashtu dhe vetëm.
Toni i katërt në rradhë, nr.100 quhet Rose Gold (i vetmi ton nga seria Kate). Ky ton ka ngjyrë portokalli të çelët me shndritje. Shumë i lehtë për tu përdorur dhe i përshtatshëm për stinën e verës, por mund të përdoret edhe në çdo stinë.
Toni i pestë nr.009 quhet Blamed Blue. Ky ton me shndritje është një blu i bukur me pak nëntone jeshile. Nqs dëshironi të tregoheni pak më të guximshëm me grimin e syve dhe nqs ju pëlqejnë ngjyrat i ndezura, ky është toni i duhur për ju.
Toni i gjashtë nr.006 quhet Paranoid Purple. Fiksimi im për ngjyrat violet,më detyroi ta provoja dhe këtë ton. Ky ton mund të jetë perfekt për një ”smoky eye” natën apo dhe i përhapur lehtë në sy për ditën. Mund edhe të përdoret në kombimin me tone të tjera.
Ngjyra kozmetike ne dore3Toni i shtatë nr.003 që quhet Bad Girl Bronze, është, siç e thotë dhe vetë emri i tonit, një ngjyrë bronzi me shndritje. Ky ton përmban një ngjyrë unike me nëntone të kuqerremta.
Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë. Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/04/2016. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Rimmel Scandaleyes Tone sysh kremoze në formë lapsi

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.