Lexuar 4439
Një histori reale e ndodhun nder birucat famkeqe të burgut të Shkodres..
…Kur kapterri i burgut hapi deren, terri i biruces sikur u thinj nga nji rreze e zbehtë drite. Të gjithë sa ishin aty levizën frigshëm mbi shtrojet e zhelueme të vendosuna mbi dyshemen e lagun. Heshtje. Ndigjohej vetëm ndonji dihatje e randë e mbytun në erë urine e djerse, që ishin të përhershme si terri..
… Cili është Filipi, ulëriti gardjani me ton brutal prej komunisti fanatik jugor, ….ngrehu të marrësh ushqimin që solli familja…
I burgosuni në fjalë, Filipi, ishte djali i shtatë i familjes së Logorecve, që sapo mbaroj gjimnazin ra viktimë e sigurimit komunist, tuj e burgosë për ndeshkim të asaj çka i vëllau Antoni flitte çdo natë në Radio Londra kundër regjimit. Ҫdo ditë ma shumë ja shtërngojshin prangat djaloshit të ri, tuj i kujtue “trillimet” e të vellaut kundër partisë deri sa gjymtyrët ju gangrenizuen dhe doktori i burgut “u detyrue” me ja kput cung, tuj e lanë pa krahë, e pa njenen kambë që ja “griu” tuberkulozi i kocave.
…Ai nuk mund të ngrihet, zotni komandant, u ndigjue nji za qi dridhej …., ai asht shumë i smurë e ka ra në kllapi prej ethesh… Kapterri hodhi mbi cimento me zhurmë tasat e ushqimit tuj mallkue e sha me bezdi….
Zef Staku, nji djalë rinok shkodran, qi i madhi Zot ja kishte “dergue” të smurit 23 vjecar, tue i sherbye si vllaut, u mundue me i vue në buze pak lang mishit sjellë me sakrifica prej familjes.. Edhe pse ishin 13 vetë, në qeli zotnonte nji heshteje mortore. Kërkush nuk bzante tue respektue orët e fundit të jetës të shokut të vuejtjeve. Në shpi t´Filipit, t´ames Marijes, e cila rrinte me orë të tana mbas dyerve të randa të burgut me marr ndoj lajm për të birin, kishte fillue me ja pushtue shpirtin nji ndjenjë shkretnimit, e zemra në krahnor po i rrahte si e terbueme.
…Qyqja unë, filloj me mendue drithshëm, tue qitë nji psherëtim të randë prej shpirtit…,…a thu m´ka gjet gja djalin… Kumbona i kishës së fretenve lajmroj oren tre, por tingllima e saj, nanës ju duk vajtueshëm.
…Zef, …nanës, mi qo fjalë nanës…pershperiti nga buzët e shpirti i plasun, ndër grahma i burgosuni, …i thuej qi e du shumë..nanës…, tue lshue nji pikë loti e kryet në prehnin e vllaut të vuejtjeve qi e shtërngonte në gji….Larg u ndien kumbonët, ndërsa Zefi përshperiti në heshtje lutjen e fundit për shpirtin e shokut.
…Dera u hap furieshëm e heshtjen e përmortshme të qelisë e prishi ardhja e kapterrit….i cili tuj mbështjell me thas trupin e pa jetë të Filipit ju kërcnue me urrejtje të tjerve….
…Njikshtu si “ky”, keni me dalë edhe ju t´tjerët prej ktu…
Pjeter Logoreci/Facebook