Pashko Gjeçaj – Italia e dekoron – Shqiperia jo – perkthyesin brilant

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4983
Pashko Gjeçaj, “Ylli i Solidaritetit Italian”.
Përkthyesi i Dantes, Pashko Gjeçi, nderohet me medaljen “Ylli Solidaritetit Italian”, në javën e gjuhës italiane që zhvillohet në Shkodër. Përkthyesi i kryeveprave botërore është kujtuar e nderuar dje nga shteti italian, kur për çudi shteti ynë e kishte harruar.

Presidenti i Republikës Italiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme Italianie i japin medaljen “Ylli i Solidaritetit Italian”, profesor Pashko Gjeçit, që përkthehu në shqip në periudhën e regjimit komunist “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit, botimi shqip i së cilës arriti në 10 mijë kopje. Ceremonia për dhënien e këtij titulli u organizua dje në ambientet e qarkut të Shkodrës dhe merrnin pjesë pushtetarë lokalë dhe intelektualë të qytetit.
Gjeçi është përzgjedhur nga Ministria e Jashtme italiane mbi bazën e sugjerimeve të konsullatës italiane dhe me dekret të Presidentit të Republikës Italiane, atij iu dha edhe medalja e lartë. Ky titull jepet për qytetarët italianë në botë ose dhe për qytetarët e huaj që kanë dhënë një ndihmesë në përhapjen e kulturës dhe gjuhës italiane.
Në fjalën e tij, konsulli italian në Shkodër, Roberto Orlando u shpreh se, “nuk më përket mua të prezantoj profesor Gjeçin përpara qytetit të Shkodrës, i cili është i pari përkthyes i Dantes në Shqipëri, që e ka paguar dhe personalisht afërsinë me kulturën italiane dhe perëndimore. Puna e tij do të mbetet një simbol mes dy vendeve, sidomos mes Shkodrës dhe Italisë, që historikisht kanë pasur një lidhje të hershme historike e kulturore”.
Urdhri “Ylli i Solidaritetit Italian” iu dorëzua profesor Gjeçit nga konsulli italian me motivacionin “Për kontribute të shquara në përhapjen e kulturës italiane në gjuhën shqipe”.
Puna mjaft e mirë e Pashko Gjeçit është vlerësuar më parë edhe nga njerëz me vlerë në kulturë si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi e Martin Camaj.
Në emër të profesor Gjeçit falenderuan të afërmit, pasi profesori nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
ARDIAN MEHMETI
18/10/2004 SHKODËR

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/05/2010. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.