Urban Decay Naked Palette

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1749

naked urbanPaleta nga Urban Decay, e cila është ndër paletat më të përfolura në industrinë e zbukurimit, është një paletë me tone neutrale dhe e preferueshme për cdo lloj rastit. Paletat nga Urban Decay njihen dhe preferohen për tonet e tyre të buta si mëndafsht, të pigmentuara (me shumë ngjyrë), që zgjasin shumë në kapakun e syrit pa u zbeh dhe shumë të lehta për tu përhapur në kapakun e syrit. Paleta vjen në një kuti me logon e Urban Decay dhe emrin e paletës në kopertinë, në brendësi vetë paleta vjen me një brushë të dyanshme, e cila mund të përdoret për aplikimin e toneve. Në pjesën e jashtme paleta ka një ngjyrë kafe (siç mund ta shihni edhe në foto) dhe në mënyrë shumë shik është e veshur me kadife. Tani të kalojmë te tonet dhe ngjyrat. Kjo paletë është universale, që do të thotë që është e përshtatshme për të gjitha moshat dhe për pamje, që mund të përdoren ditën, por pa vështirësi mund të kthehet edhe në një ”smoky look” (grim të sfumuar) për natën.
naked si duket ne lekureNë foton majtas kam demostruar se si duken në lëkurë tonet, sipas rradhës në paletë, paleta përmban 12 tone, që variojnë nga tonet të çelëta deri ato më të errëta. Nga poshtë lart (në foto), toni i parë quhet Virgin. Ky ton ka një ngjyrë bezhë të çelët është i shndritshëm, përdoret si ”highlight” nën vetull apo në pjesë të ndryshme të fytyrës për ti vënë ato në pah më mirë.
Toni i dytë në rradhë quhet Sin, ky ton po ashtu është ngjyrë bezhë me shndritje por më i pigmentuar sesa Virgin, mund të përdoret në kapakun e syrit për ta vënë më në pah atë, apo edhe si ”highlight”. Toni i tretë quhet Naked, dhe është i tipit mat, mund të përdoret si ton ”tranzicion” dmth në hapësirën që është midis kapakut të syrit dhe nënvetullës. Ky aplikim bëhet për ti dhënë syrit një pamje me dimension.
naked 12ngjyraToni i katërt quhet Sidecar, është po ashtu me shndritje. Ngjyra është bezhë me nëntone kafe, shumë e përshtatshëm për kapakun e syrit.
Toni pestë quhet Buck, është ton ”tranzicion” por më i pigmentuar (i theksuar dhe më me shumë ngjyrë) sesa Naked. Ky ton mund të përdoret për të bërë grimin ”smoky” dhe të errët.
Toni i gjashtë quhet Half Baked, ky ton është ndër më të preferuarit e mi, përderisa është një ngjyrë arit por jo shumë i theksuar, i përshtatshëm edhe për ditën.
Toni i shtatë që quhet Smog është një përzierje e toneve bronz, kuqerremtë, kafe dhe të verdhë me shndritje. Ky ton është shumë i veçantë dhe unik.
Toni i tetë që quhet Darkhorse, është një ton ngjyrë kafe të errët me shndritje. naked si duket ne lekure1Toni i nëntë që quhet Toasted, është një ton me ngjyrë bakri me shndritje, po ashtu shumë i preferuar nga ana ime.
Toni i dhjetë që quhet Hustle, është një ton me përzierje tonesh vishnje dhe kafe.
Toni i njëmbëdhjetë quhet Creep, është një ngjyrë e zezë me shkëlqim të verdhë.
Toni i fundit është gri me shkëlqim të argjendtë dhe quhet GunMetal.
Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë. Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/02/2016. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.