Ku e ke varrin, O GJERGJ KASTRIOTI ?!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2087
Kisha ku u martu Gjergj KastriotiKISHA E VAUT TË DEJËS KU ASHT KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI U HODH NË ERË NGA FADIL YMERI ME 30 MAJI 1969.

A e dini se edhe Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu… ka “Dosje” ?!

Kandidati i KQ të PPSh, dhe sekretar i PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, një nga mbeturinat anadollake të Shkodres Fadil Ymeri, po ua shpjegonte një ditë një grupit të teknikëve të Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me dinamit një nga veprat e artit të shekullit XIII, Kishën e Vaut të Dejës ku asht kunorzue Skenderbeu.

Fadili po krenohej per këte “besim” që i kishte vue detyrë PPSh… Me madhështi po ua shoqnonte me lëvizje duersh “hudhjen në erë… si një dishka e mbrekullueshme… kur pa u shpernda gurtë, Kisha kishte shkue një cope në hava, mandej ra e u shkatrrue!..”


Tashti, me “ringjalljen”… Nuk dij se çfarë detyrash u ka ngarkue “partia dhe qeveria” në vazhdim të shkatrrimit të Atdheut, trashigimtarëve të “veteranëve” që presin urdhna!..

Qendra e Tiranës asht kthye në një livadh të bukur kullose, jo vetem, per kalin e Gjergj Kastriotit, po edhe per nëpunësit e ministrive… të cilët, vazhdojnë me “besnikëri” me i qendrue parullës Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë, po parimet nuk i shkelim!”…

Qendra e Tiranës më kujton një parullë që qarkullonte shumë vite perpara në Shkoder: “Të bëjmë qytetin si fshatin!”… Ishte ajo kohë kur u pat mendue me shkatrrue Pjacen dhe qendren tek Kafja e Madhe… Besoj, ju kujtohet, që aty afer u hap kafe “Shangai”…

Na ruej Zot mendjen e kokës!..

Me të drejtë më thonte At Konrrad Gjolaj: “Asht fat i madh që “akademikët” injorantë, as nuk kujtohen ku asht Varrosë Gjergj Kastrioti, se edhe ate e kishin hjedhë në erë!…”
Fritz RADOVANI/Proletari.Com
Melbourne, Janar 2016.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 16/01/2016. Filed under Analizë,Krimet komuniste shqiptare,Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.