- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1858Drejtësia sot më duket reforma më e rëndësishme, ajo që na prek të gjithë qytetarëve nga afër. Akuza ndaj padrejtësive sociale zë një vend të kosiderueshëm në Bibel, madje është vetë esenca e profetizmit biblik. Padrejtësia lyp hak përpara Zotit. Gjykatësit e padrejtë dhe të korruptuar, që i bien në qafë të pambrojturit dhe të varfërit, dënohen ashpër në Shkrimin e Shenjtë.
Shtrohet me urgjencë një
Korrupsioni është galopant në këtë hallkë kaq të rëndësishme të shoqërisë. Nuk mund të heshtet përballë një prokurori apo gjykatësi që të kerkon pa piken e turpit nëpërmjet seksereve para për një lirim nga burgu, e ky lirim ndodh sapo është dhënë “zarfi”.
Ndaj, nëse duan të mbahen mend për ndonjë gjë politikanët e sotëm, o burra të bëjnë reformen e cila më së pari do të thotë ta shkëpusin drejtësine nga vetvetja. Vetëm kur politika do ta shkëpusë drejtësine nga ndikimi i vet do ta ketë më të lehtë ta shkëpusë edhe nga ndikimi i krimit.
E kuptoj që duhet kurajo civile e ndoshta ka kosto për shumë legjislatore të sotëm, sepse do t’u duhet të humbin privilegje apo fijet e kontrollit që kanë mbi drejtësinë, por duhet ta bëjnë këtë gjë për hir të së ardhmes, të fëmijëve e nipave, për hir të Shqipërisë.
Reforma në drejtësi me reformimin bazik të mendësisë mbetet gur themeli për demokracinë tonë e për një shoqëri të sigurtë.
D.Gjergji/Facebook
Korrektoi: Proletari.Com
© 2005-2023, ↑ Proletari
Accedi- Posts -
Add New
-
Powered by WordPress -
Designed by Gabfire Themes
One Response to Nuk ka reformë në drejtësi pa reformim të brendshëm! – Nuk mund të heshtet më!