Kanë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3788
Edison YpiKanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona.
Kanë urrejtje për korrupsionin, por në Prokurori nuk shkojnë.
Kanë ngritur biznese, por refuzojnë të paguajnë taksat.
Kanë dëshirë të udhëhiqen nga barinj të mirë, por votën e shesin.
Kanë respekt për meritokracinë, por për të gjetur punë fusin pesqint miq.
Kanë sens moderniteti, por udhëhiqen nga instinkti i kopesë.
Kanë aftësi për të folur, por nuk merren vesh.
Kanë fantazi, por ëndërra nuk shohin.
Kanë të hanë, por nuk ngopen.
Kanë ndjeshmëri ndaj Artit, por nuk i hedhin asnjë lek violinistit të trotuarit.
Kanë dashuri për femrat, por nuk i respektojnë.
Kanë njerëz të ndershëm, por më të shumtët hajdutë.
Kanë edhe njerëz të famshëm, por që nuk janë të dashur.
Kanë territor të vogël dhe janë të pakët në numur, por fajin e kanë vetë.
Kanë fëmijë, por nuk i edukojnë.
Kanë qumësht, por nuk bëjnë dhallë.
Kanë ashensor, por e shkatërrojnë.
Kanë besë, por nuk e mbajnë.
Kanë shpirt, por të ftohtë.
Kanë sy, por i zgurdullojnë.
Kanë veshë, por nuk dëgjojnë.
Kanë fat, por nuk dinë ta përdorin.
Kanë Histori, por nuk e njohin.
Kanë gjeografi, por nuk e shetisin.
Kanë heronj, por të paditur, të pa shkolluar.
Kanë kisha dhe xhamia, por nuk i frekuentojnë.
Kanë zemër, por thjesht pompë.
Kanë makina, por nëpër katunde nuk venë.
Kanë mendje, por nuk dinë ta vënë në lëvizje.
Kanë kohë, por e vrasin nëpër kafenera.
Kanë korent, por e vjedhin.
Kanë gjuhë, dhe lëpijnë, por më tepër kafshojnë.
Kanë qef të martohen, dhe martohen, por pendohen.
Kanë shami, por qurrat nuk i fshijnë.
Kanë shkolla, por nuk mësojnë.
Kanë sapun, por nuk lahen.
Kanë shëndet, por ndjehen të ngathët.
Kanë sëmundje, por nuk dinë t’i shërojnë.
Kanë ligje, por nuk i zbatojnë.
Kanë punë, por përtojnë t’i bëjnë.
Kanë qiell, por nuk ngrenë kokën ta shohin.
Kanë krahë, por nuk fluturojnë.
Kanë semafora, por nuk dijnë nga t’ja mbajnë.
Edison Ypi/Facebook.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/08/2015. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.